Ky artikull me tematikë në lidhje me futbollin është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
FIFA Kupa e Botës 1974 ishte edicioni i 10-të i FIFA Kupës së Botës, e cila u zhvillua në Gjermaninë Perëndimore me 13 qershor 1974 e deri më 7 korrik. Në këtë turne, u dhurua për herë të parë trofeu aktual i Kupës së Botës i modeluar nga skulptori italian Silvio Gazzaniga. Trofeu i mëparëshëm Jules Rimet, ishte fituar për herë të tretë nga Brazili në vitin 1970 dhe iu dha përgjithmonë brazilianëve. Kjo ishte gjithashtu një nga tre edicionet e Kupës së Botës ku ka pasur dy faza grupesh.
Fußball-Weltmeisterschaft 1974 | |
---|---|
Detajet | |
Vendi pritës | Gjermania Perëndimore |
Datat | 13 qershor – 7 korrik |
Skuadrat | 16 (nga 5 konfederata) |
Stadiumet | 9 (në 9 qytete pritëse) |
Renditja përfundimtare | |
Kampionët | Gjermania (titulli i 2-të) |
Vendi i dytë | Holanda |
Vendi i tretë | Polonia |
Vendi i katërt | Brazil |
Statistikat | |
Ndeshje të luajtura | 38 |
Gola të shënuar | 97 (2,55 për ndeshje) |
Golashënuesi më i mirë | Grzegorz Lato (7 gola) |
Lojtari i ri më i mirë | Władysław Żmuda |
Çmimi Fair Play | Gjermania |
Vendi organizator fitoi trofeun, duke mposhtur në finale Holandën në stadiumin Olympiastadion të Mynihut. Kjo ishte fitorja e dytë e tyre në këtë kompeticion, dhe e para që nga viti 1954. Australia, Gjermania Lindore, Haiti dhe Zaire morën pjesë për herë të parë në Kupën e Botës. Për Gjermaninë Lindore, kjo ishte paraqitja e tyre e fundit në një Kupë Bote para bashkimit me Gjermaninë Perëndimore.
Grzegorz Lato ishte golashënuesi më i mirë i turnamentit me shtatë gola. Në turne u shënuan gjithsej 97 gola nga 53 lojtarë, tre prej të cilave u konsideruan autogol.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kampionati Botëror i Futbollit 1974, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.