101 Dalmatët (anglisht: One Hundred and One Dalmatians) është një film i animuar amerikan i zhanrit komedi dhe aventurë, që e prodhoi Walt Disney Productions.
Filmi është një adaptim i novelës me të njëjtin emër të vitit 1956 nga Dodie Smith. Regjisorët e tij janë Wolfgang Reitherman, Hamilton Luske dhe Clyde Geronimi, duke vepruar me një skenar nga Bill Peet.
101 Dalmatët | |
---|---|
One Hundred and One Dalmatians | |
Regjia nga |
|
Skenari nga | Bill Peet (i paemërtuar) |
Historia nga | Bill Peet |
Bazuar në | Stampa:Based on |
Prodhuesi | Walt Disney |
Luajnë |
|
Montazhi |
|
Muzika | George Bruns |
Kompania prodhuese | Walt Disney Productions |
Shpërndarë nga | Buena Vista Distribution |
Data e publikimit | Stampa:Film date |
Kohëzgjatja | 79 minuta |
Shteti | Shtetet e Bashkuara |
Gjuha | Anglisht |
Buxheti | $3.6–4 millionë |
Fitimi | $303 millionë |
Ngjarja e filmit përcjell një pjellë të 15 këlyshëve dalmatë, që janë kidnapuar nga aristokratja obsesive Kruella De Vil, me dëshirën që ta shndërrojë leshin e tyre në pallto. Pongo dhe Perdita, prindërit e pjellës, nisen në një mision përrreth shtetit për t'i shpëtuar këlyshët nga Kruella maniake, duke i shpëtuar rrugës edhe 84 këlyshë të rinj, gjë që e sjellë totalin në 101 dalmatë.
101 Dalmatët u shfaq për herë të parë në kinematë amerikane më 25 janar 1961, u prit me vlerësime shumë pozitive dhe ishte shumë përfitues duke korrur 14 milionë dollarë brenda SHBA-ve në shfaqjen e parë nëpër kinema. Ai u bë filmi i parë që fitoi mbi 10 milionë në publikimin e tij të parë, dhe i teti film më fitimprurësi i vitit 1961 në arkën amerikano-veriore. Krahas suksesit në arkë, metodat ekonomike të animacionit, si kserografia [en] gjatë procesit të vizatimit dhe ngjyrosjes së figurave, ndihmuan ta mbanin të ulët çmimin e prodhimit.
Suksesi i filmit e bindi kompaninë Disney që ta shndërrojë në një ekskluzivitet mediatik, me një rikrijim live-action më 1996, përcjellur nga një vazhdim i tij në 2000. Një vazhdim i filmit të animuar u lëshua si videofilm më 2003 me emrin 101 dalmatët II: Aventurat e Peçit në Londër. Dy seriale të animuar u prodhuan me bazë mbi këtë ekskluzivitet, 101 Dalmatians: The Series në 1997 dhe 101 Dalmatian Street në 2019. Një film live-action i bazuar në këtë rrëfim, Kruela, u lëshua në vitin 2021.
Ky artikull nga Animimi është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article 101 Dalmatët, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.