Çlirimi i Tiranës ishte një betejë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore
Çlirimi i Tiranës | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Pjesë e Shqipëria në Luftën e Dytë Botërore | |||||||
| |||||||
Palët pjesëmarrëse | |||||||
LANÇ | Gjermania Naziste | ||||||
Komandantët dhe udhëheqësit | |||||||
Enver Hoxha | E panjohur | ||||||
Njesitë e përfshira | |||||||
Brigada I dhe Brigada VII (fillimisht) 11 brigada në total (faza përfundimtare) | Njësia 1 | ||||||
Fuqia ushtarake | |||||||
15,000 | 5,000 300 tanke | ||||||
Viktimat dhe humbjet | |||||||
127 të vrarë 290 të plasur | 3000 të vrarë ose të plagosur 300 robër lufte Pajisjet e kapura ose të shkatërruara: 25 artileri 4 tanke 100 mitralozë 200 automjete 250 vagonë |
Forcat e Brigadave që luftonin në kryeqytet i vazhduan pandërprerë sulmet e tyre për asgjësimin e armikut të rrethuar dhe në mëngjesin e 16 nëntorit u hodhën në sulmin përfundimtar për çlirimin e Tiranës. Si rrjedhojë forcat e Brigadës 1 pushtuan Shtëpinë e Oficerëve, Sahatin, Teatrin, etj.
Forcat e Brigadës VIII përparuan në rrugën e Kavajës dhe morën takim me krahun e djathtë të Brigadës I, duke e ngushtuar edhe më shumë unazën e rrethimit të armikut në qendër të kryeqytetit.
Armiku qëndronte me egërsi në ndërtesat e Ministrive, të Bankave, të Bashkiave dhe tek hotel «London» (ku është ndërtuar Muzeu Historik Kombëtar). Luftimet vijuan shumë të ashpra gjatë gjithë ditës. Natën, duke u gdhirë 17 nëntori, komanda gjermane nuk shikonte asnjë mundësi shpëtimi. Ndërkohë që ishin krijuar të gjitha kushtet për të asgjësuar ose për të kapur rob këto forca, gjermanët, duke përfituar nga errësira e natës, dolën nga rrethimi dhe u grumbulluan në fushën e Aviacionit. Që këtej, pasi u organizuan për marshim, lëvizën drejt Vorës për në Shkodër. Forcat e fundit gjermane që u tërhoqën nga Tirana u goditën në rrugën Tiranë - Vorë - Laç.
Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e netë lufte të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua. Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i mësymjes së përgjithshme.
Edhe gjatë luftës për çlirimin e Tiranës, partizanët vazhdonin politikën e ekzekutimit të robërve të luftës dhe ushtarëve të plagosur që ishin dorëzuar, që përbënte një shkelje të Konventës së Gjenevës, dhe akt krimesh lufte. “Politika e UNÇSH ndaj gjermanëve të plagosur ishte të mos kishte të tillë. Kështu shumica e gjermanëve që u gjetën të plagosur u vranë pamëshirshëm, pa një pa dy. Burimi thotë se nuk ka parë të jetojë ndonjë gjerman i plagosur. Shumë pak robër u mbajtën nga UNÇSH”. Që para fillimit të sulmit final me datën 11 nëntor, së paku 125 gjermanë u dorëzuan në duart e misionit amerikan në rrethinat e Tiranës dhe më pas iu kaluan partizanëve. Fati i tyre mbrapa asnjëhere nuk u mor vesh. Raportet britanike dhe amerikane të kohës tregojnë për vrasjen e qindra gjermanëve që u gjetën të plagosur nga partizanët, në Spitalin Ushtarak në Tiranë, gjë që përbën krim lufte e që ende dhe sot mbetet një krim i padënuar dhe i pandëshkuar.
Çlirimi i kryeqytetit pati rëndësi të madhe politike e ushtarake. Ai kurorëzoi fitoren e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare; i shkaktoi humbje të mëdha, e vonoi tërheqjen e forcave gjermane. Njësitë e Korparmatës 1 realizuan me sukses detyrën që u ngarkoi Shtabi i Përgjithshëm i UNÇSH.
Lufta për çlirimin e Tiranës ishte operacioni më i madh i shkallës operativo-strategjike i zhvilluar nga UNÇSH-ja për çlirimin e qyteteve.
Armiku nuk zbatoi dot planin e tij për shkatërrimin e Tiranës. Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e popullit, nga të moshuarit e deri te fëmijët, ishte e madhe, në forma e mënyra të ndryshme. Për realizimin e drejtimit të operacionit, përdorim të gjerë gjeti ndërlidhja me radio, si dhe mënyrat e tjera, si takimet me shtabet vartëse, me lajmëtarë etj. Nëpërmjet kësaj veprimtarie drejtuese u arrit që të ndihmohen drejtpërdrejt e në kohë shtabet e instancave vartëse, të cilat morën dhe zbatuan masa të efektshme, veçanërisht për njohjen e armikut, organizimin e luftimit, manovrimin e forcave, drejtimin e tyre etj. Në mënyrë krijuese u zbatua parimi i manovrimit dhe i përqendrimit të forcave që erdhi duke u rritur shkallë - shkallë, të cilat në fazën përfundimtare arritën në 11 brigada, çka siguroi vijimësinë e pandërprerë të operacionit deri në fitore. Drejt u përcaktuan sektorët dhe pikat më nevralgjike të sistemit të mbrojtjes armike, nga asgjësimi i të cilave u bë e mundur ecuria dhe fitorja e operacionit.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Çlirimi i Tiranës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.