Çerçiz Topulli: Politikan shqiptar

Çerçiz Topulli (Gjirokastër, 20 shtator 1880 - Shkodër, 17 korrik 1915) qe ushtarak i Perandorisë Osmane, kryetar çetash në periudhën e Lëvizjes Kaçake dhe kundër grekëve gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

Ka qenë vëllai i vogël i Bajo Topullit.

Çerçiz Topulli
Çerçiz Topulli: Biografia, Referime
Lindur më20 shtator 1880
Gjirokastër, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane, (sot Shqipëria)
Vdekur më17 Korrik 1915
Shkodër e pushtuar sërish nga Mali i Zi
Në aleancë mePerandoria Osmane; Shqipëria
Vite shërbimi1907 – 1915
NjësiaUshtria osmane; Lëvizja kaçake
ÇmimetÇerçiz Topulli: Biografia, Referime Hero i Popullit

Biografia

Pinjoll i një familjeje nga paria gjirokastrite, i biri i Ago Fehmi Topullit dhe i Hasijes së Laze Mullait nga Kardhiqi. Pas mejtepit në vendlindje, shkon në Janinë, në ryzhdijen osmane. Më i vogli nga djemtë e familjes Topulli, u rrit i privilegjuar nga mundësitë për t'u shkolluar si dhe për të shëtitur nëpër qendra të ndryshme të perandorisë ku vëllezërit e tij shkolloheshin apo punonin. Më 1904 e martuan me Qamilen, nga një familje e mirë e Mashkullorës.

Veprimtaria e armatosur

Më 1906, nën drejtimin e një çete shfaqet me vrasjen e metropolitit të Korçës. Veprim të cilit i dolën për zot në numrin e 15 nëntorit të gazetës Drita, si hakmarrje në nder dhe të mirë të kombit, për vrasjen e Papa Kristo Negovanit. Sipas varianteve të tjera, akti u krye si hakmarrje për vrasjen e Spiro Kosturit.

Në pranverën e 1907 duke drejtuar një tjetër çetë, ku u përfshi edhe Mihal Grameno, nisi veprimtarinë e vet në propagandimin nëpër fshatrat e vilajetit të Janinës dhe Manastirit. Pranverën e 1908 vendosën të vrisnin binbashin e xhandarmërisë së Gjirokastrës, gjë që solli edhe një përleshje të shkurtër me trupat osmane, në Mashkullorë. Përleshje kjo e shpërpjesëtuar mes 5 kaçakëve dhe mbi 100 trupave të ardhura nga Janina, e cila u përcoll dhe iu kënduan këngë dhe u njoh si Lufta e Mashkullorës.

Autoritetet osmane në Gjirokastër kishin arritur të mënjanonin ndikimin e tij në qytet duke shfrytëzuar antagonizmat lokale dhe duke e bindin parinë se Çerçizi më shumë se një hero kombëtar ishte hajdut dhe tradhëtar, sepse kishte simpati për Italinë; gjë që gjeti mbështetje te Myfid bej Libohova, kundërshtar i Topullarëve.

Nëntorin e 1908 shoqëroi të vëllanë, Bajon, në punimet e Kongresit të Manastirit.

Mjedisi familjar në të cilin u rrit e sidomos vëllai më i madh Bajo Topulli, ndikuan në formimin e tij si atdhetar i vendosur. Mori pjesë në veprimtarinë e Komitetit të Fshehtë «Për lirinë e Shqipërisë» në Gjirokastër.

Çerçiz Topulli: Biografia, Referime 
Çerçizi me të vëllanë Bajon e Zeman Mashkullorën
Çerçiz Topulli: Biografia, Referime 
Gjirokastër 1934

Pas fitores së revolucionit xhonturk të 1908, Çerçiz Topulli punoi për formimin e klubeve shqiptare dhe për çeljen e shkollave shqipe në viset e ndryshme të vendit. Në shoqëritë dhe klubet patriotike mbrojti interesat e kombit dhe të vegjëlisë. Pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 u vu në shërbim të qeverisë së Ismail Qemalit.

Janarin e 1914 u arrestua nga oficerët hollandezë të KNK-së në portin e Vlorës si i përfshirë në komplotin e Beqir Grebenesë.

Pas prishjes së qeverisë së Durrësit nga kryengritja e Shqipërisë së Mesme, shkoi në Shkodër së bashku me Hamid Gjylbegun. Pasi Shkodrën verën e 1915 kontrollohej nga Mali i Zi, u arrestuan disa oficerë shqiptarë, ku mes tyre edhe Gjylbegu, Çerçizi dhe Muço Qulli dhe këta dy që konsideroheshin nga territore jo të aneksuara, më 7 korrik 1915 u pushkatuan në fushën e Shtojit nga një togë malazeze.

Rikthimi i eshtrave në vendlindje

Pas 20 vjetëve eshtrat e tyre u zbuluan në vitin 1936 nga Javer Hurshiti, mik fëminie me Çerçizin dhe prefekt i Shkodrës asokohe. Ishte pikërisht ai që identifikoi dhe eshtrat e Çerçizit nga një dhemb floriri, që e kishin të dy të njëjtë. Në zhvarrimin e eshtrave të tyre mori pjesë edhe Enver Hoxha, i cili mbajti edhe një fjalë lamtumire në emër të gjirokastritëve.

Më 15 shtatori 1936 eshtrat e tij u bartën prej Shkodrës drejt Gjirokastrës.

Më 18 mars 1934, në Gjirokastër u ngrit monumenti i tij, i realizuar nga skulptori Odhise Paskali me kontributin financiar të shqiptarëve brenda e jashtë vendit.

Referime

Shiko edhe

Tags:

Çerçiz Topulli BiografiaÇerçiz Topulli ReferimeÇerçiz Topulli17 korrik1880191520 shtatorBajo TopulliGjirokastraLufta e Parë BallkanikeLëvizja e kaçakëvePerandoria OsmaneShkodra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

BurreliKaliNënë TerezaVeshiItaliaVloraTiranaGegërishtjaAdoleshencaKarboniBakteriArsimi në KukësKosovaDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeLidhëza bashkërenditëseKarnavaletTrupat e Sistemit DiellorIkametiMitrush KuteliShenjat e Urdhërave të PreraEmpatiaTeoria e relativitetitIsmail QemaliADHDGjeografia e GjermanisëInfeksioni seksualisht i transmetueshëmAfërditaTelefoniDevejaMehmed pashë BushatlliuDasma shqiptareSpondiliartrozaEpoka para gjyqitDritëro AgolliRrezet rentgenHamletiArti në ShqipëriShqiponjaThyesaLista e bimëveNjohja ndërkombëtare e KosovësTeoria e evolucionitMiguel de CervantesArbëria në MesjetëTeoria e probabilitetitKosova dhe bukuritë e sajPrizreniMaqedonia e VeriutLionel MessiLista e bankave në ShqipëriZejtariaAli Baba dhe Dyzet HajdutëtTingulliRevolucioni i dytë industrialUltësira Perëndimore e ShqipërisëProteinaKoniLuaniArmët e SkënderbeutIslamiQarqet e ShqipërisëIliriaLushnjaShqipëriaEritrocitiStresiFlamuri i ShqipërisëMerkuri (planet)EvropaPirja e duhanitGjermaniaBig BangKlima e ShqipërisëDokumentet e Gjuhes ShqipeLënda djegëse fosileErnest KoliqiNarcisizmiHasan Prishtina🡆 More