Budapesti: Kryeqyteti i Hungarisë

Budapesti është kryeqyteti i Hungarisë.

Si qyteti më i madh i Hungarisë, ai shërben si qendra kryesore politike, kulturore, tregtare, industriale dhe e transportit. Në 2009, Budapesti kishte 1.712.210 banorë, një rënie nga kulmi që u arrit në mesin i viteve 1980 prej 2.1 milion. Si zonë metropolitane Budapesti ka 3.271.110 banorë. Qyteti mbulon një sipërfaqe prej 525 kilometra katrorë brenda kufijve të tij. Budapesti u bë një qytet i vetëm që përfshin të dy brigjet e lumit Danub pas bashkimit më 17 nëntor 1873 të qyteteve Buda dhe Obuda të bregut të djathtë (perëndimor) të lumit Danub, me qytetin Pest që ndodhet në bregun e majtë (lindor) të lumit.

Budapesti
Kryeqyteti i Hungarisë
Magyarország fővárosa
Nga lart, nga e majta në të djathtë: pamje e qytetit me lumin Danub, luani që ruan Urën e Zinxhirit, Sheshi i Heronjve, Ndërtesa e Parlamentit, Bastioni i Peshkatarëve, Bazilika e Shën Stefanit dhe një panoramë nga kodra Gellért me Kalanë e Budës në të majtë
Nga lart, nga e majta në të djathtë: pamje e qytetit me lumin Danub, luani që ruan Urën e Zinxhirit, Sheshi i Heronjve, Ndërtesa e Parlamentit, Bastioni i Peshkatarëve, Bazilika e Shën Stefanit dhe një panoramë nga kodra Gellért me Kalanë e Budës në të majtë
Coat of arms of Budapest
Nofkat: 
Zemra e Evropës, Mbretëresha e Danubit, Perla e Danubit, Kryeqyteti i Lirisë, Kryeqyteti i Spave dhe Banjave Termale, Kryeqyteti i Festivaleve
Budapesti is located in Earth
Budapesti (Earth)
Koordinatat: 47°29′33″N 19°03′05″E / 47.49250°N 19.05139°E / 47.49250; 19.05139
ShtetiHungaria Hungaria
RajoniHungaria Qendrore
Bashkimi i Budës, Pestit dhe Óbuda17 nëntor 1873
Qeveria
 • LlojiMayor – Council
 • TrupiBashkia metropolitane e Budapestit
 • KryetariGergely Karácsony (Dialogu për Hungarinë)
Sipërfaqja
 • Kryeqytet525,2 km2 (202,8 sq mi)
 • Sipërfaqe urbane
2.538 km2 (980 sq mi)
 • Metro
7.626 km2 (2.944 sq mi)
Lartësia mbidetare
Më e ulëta (Danubi) 96 m
Më e larta (Kodra János) 527 m (315 deri 1.729 ft)
Popullsia
 (2017)
 • Kryeqytet1.752.286
 • Dendësia3.388/km2 (8.770/sq mi)
 • Sipërfaqja urbane
2.997.958
 • Metro
3.011.598
Emri i banorëveBudapester, budapesti (Hungarisht)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
1011–1239
Prefiksi1
Kodi ISO 3166HU-BU
Kodi NUTSHU101
HDI (2018)0.901 – very high
Faqja zyrtareBudapestInfo Official
Government Official

Aquincum, fillimisht një vendbanim Celtic, ishte paraardhësi i drejtpërdrejtë i Budapestit, duke u bërë kryeqytet i provincës romake të Panonias së Poshtme. Hungarezët arritën në këto territore në shekullin e 9-të. Vendbanimi i tyre i parë u e rrëmbye nga Mongolët në 1241-42. Qyteti i rithemeluar u bë një nga qendrat e kulturës së Rilindjes humaniste në shekullin e 15-të. Pas Betejës së Moháçit (Mohács) dhe gati 150 vjet të sundimit osman, zhvillimi i rajonit hyri në një fazë të re të prosperitetit në shekujt e 18 dhe 19, dhe Budapesti u bë një qytet global pas bashkimit në vitin 1873. Ai gjithashtu u bë kryeqytet i dytë i Austro-Hungarisë, një fuqi e madhe që u shpërbë në 1918. Budapesti ishte pika qendrore e Revolucionit hungarez të 1848, Republikës Sovjetike Hungareze të 1919-ës, Operacionit Panzerfaust më 1944, Betejës së Budapestit të vitit 1945, dhe Revolucionit Hungarez të 1956-ës.

Budapesti konsiderohet si një nga qytetet më të bukura në Evropë. Pjesa e përcaktuar nga UNESCO si Trashëgimi Botërore përfshin brigjet e Danubit, Lagjen Kalaja e Budës, Bulevardin Andrássy, Sheshin e Heronjve dhe hekurudhën nëntokësore Millenium, e dyta më e vjetër në botë. Të tjera përfshijnë një total prej 80 burime gjeotermale, sistemi i ujërave termike shpellore më i madh në botë, sinagoga e dytë më e madhe, dhe godina e Parlamentit e treta më e madhe.

Budapesti konsiderohet si një qendër e rëndësishme në Europën Qëndrore. Ai renditet i treti (nga 65 qytete) në Indeksin e Tregjeve të Mastercard (2008), dhe renditet si qyteti më i përshtatshëm për të jetuar i Europës Qendrore / Lindore në indeksin e cilësisë së jetës së EIU (Economist Intelligence Unit) për vitet 2009 dhe 2010. Budapesti është renditur gjithashtu si "vendin i shtatë më idilik i Europës për të jetuar" nga "Forbes". Ai tërheq rreth 20 milionë vizitorë në vit. Selia e Institutit Europian të Novacionit dhe Teknologjisë (EIIT) dhe zyra e parë e CIPA (China Investment Promotion Agency) ndodhen në Budapest.

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

17 nëntor1873DanubiHungaria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Shenjat e qarkullimit rrugorKolitiLufta e ÇanakalasëLepuriKarnavaletHistoria e TokësHolokaustiEgla CenoQeniNënë TerezaNelson MandelaFustanellaAktiviteti fizikMajlinda KelmendiAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianKorçaPlakatPiramidat e EgjiptitAleksandër Stavre DrenovaPeshkaqeniYlberiBioteknologjiaMbipeshaDita e Shën GjergjitRomaPatologjiaGjithësiaCikli i UjitHistoria e gjeometrisëFekondimiValbona SelimllariLigjiEvropaShpallja e Pavarësisë së KosovësAtletikaNumri piLigjet e NjutonitSemaforiBullizmiSistemi muskulorLista e liqeneve në ShqipëriKundrinori-kryefjala-kallëzuesiTeatriDeti MesdheFlamuri i ShqipërisëKortizoliProdhimi i Brendshëm BrutoAriu polarKërpudhatPrizreniRevolucioni i dytë industrialShkollaShtatë mrekullitë e botësBorëbardhaFjalë të urtaSindromi i stokholmitKuvendi i ShqipërisëMjalti ManukaSistemi i tretjesDrogaRebelimi i vitit 1997Sëmundjet e trashëgueshmeOutlook.comBletaNdryshimet klimatikeArteriaDielliJupiteriArabia SauditePerandorët IlirëAleksandri i MadhSteve JobsWolfgang Amadeus MozartStema e ShqipërisëKuzhina shqiptareLahutaMetaforaKanadaja🡆 More