Susilo Bambang Yudhoyono

Susilo Bambang Yudhoyono (lindi më 9 shtator 1949) është politikanë dhe ish-Presidentë i Indonezisë nga viti 2004 deri më 2014.

Ai tani është kryetar i Partisë Demokratike të Indonezisë.

Susilo Bambang Yudhoyono
Susilo Bambang Yudhoyono
Presidenti i 6-të i Indonezisë
Në detyrë
20 tetor 2004 – 20 tetor 2014
Paraprirë ngaMegawati Soekarnoputri
Pasuar ngaJoko Widodo
Kryetar i 4-të i Partisë Demokratike
Në detyrë
30 mars 2013 – 15 mars 2020
Paraprirë ngaAnas Urbaningrum
Pasuar ngaAgus Harimurti Yudhoyono
Ministër i 11-të i Energjisë dhe Burimeve Minerale
Në detyrë
26 tetor 1999 – 23 gusht 2000
Paraprirë ngaKuntoro Mangkusubroto
Pasuar ngaPurnomo Yusgiantoro
Të dhëna vetjake
U lind më9 shtator 1949
Java Lindore, Indonezia
Partia politike party Demokratike
Bashkëshortja/etKristiani Herrawati
FëmijëtAgus Harimurti Yudhoyono
Edhie Baskoro Yudhoyono
ArsimimiAkademia Ushtarake
Universiteti Webster
Universiteti i Agrikulturës në Bogor
PunësimiPolitikan, Organizator Komuniteti
NënshkrimiSusilo Bambang Yudhoyono

Jeta e hershme

Yudhoyono lindi në Tremas, fshat në Arjosari, Java Lindore. Ai është djali i Raden Soekotjo dhe Siti Habibah. Ai ka dashur të bëhet si ushtarë që nga fëmijëria. Ai ishte i talentuar në muzikë dhe sporte. Kur ai ishte në klasën e pestë, Yudhoyono vizitoi Akademinë e Forcave Ushtarake Indoneziane. Pasi i pa ushtarët duke ushtruar ose ndoshta ishte i inspiruar nga babai i tij, ai vendosi të bashkohet me Forcat e Armatosura Indoneziane dhe të bëhet ushtarë.

Karriera ushtarake

Yudhoyono kaloi tri vite në Akademinë e Forcave e Armatosura (AKABRI). Ai diplomoi si toger i dytë në vitin 1973 dhe si diploma më e mirë e vitit, ai morri një medalje nga presidenti Suharto.

Pas diplomimit, Yudhoyono u bashkua me Rezervën Strategjike të Ushtrisë (Kostrad) dhe u bë një komandant i togave në Batalionin e 330-të Ajror. Përveç udhëheqjes së trupave të tij, Yudhoyono gjithashtu kishte për detyrë t'u jepte ushtarëve të batalionit mësime mbi njohuritë e përgjithshme dhe anglisht. Shkathtësia e Yudhoyono në anglisht ishte një nga arsyet pse ai u dërgua në Shtetet e Bashkuara më 1975.

Yudhoyono u kthye në Indonezi më 1976 ku u bë komandant i togave në Batalionin 350-të.

Karriera politike

Yudhoyono u emërua si Ministër i Energjisë dhe Burimeve Minerale në kabinetin e Presidentit Abdurrahman Wahid më 1999. Sipas gjeneralit Wiranto, i cili e ndihmoi Wahidin në formimin e Kabinetit, i kishte rekomanduar Presidentit se Yudhoyono do të bënte më mirë si Shefi i Shtabit të Ushtrisë. Sidoqoftë Wahid e refuzoi idenë e Wirantos dhe Yudhoyono u bë Ministër i Energjisë dhe Burimeve Minerale. Në njëjtën kohë, Yudhoyono i jepi fund kohë karrierës si ushtarë me rangun e Nënkolonelit të Gjeneralit.

Partia Demokratike

Prej 12 deri më 19 gusht 2001, Rumangkang mbajti takime me Yudhoyono për ta formuar një parti. Më 9 shtator 2001, formimi i partisë u publikua dhe më 10 shtator u regjistruar në Ministrinë e Drejtësisë dhe për të Drejtat e Njeriut. Publikimi për formimin e partisë ishte më 9 shtator 2001, e cila ishte ditëlindja e Yudhoyonos dhe partia kishte 99 anëtarë.

Rruga për president

Më 5 korrik 2004, Yudhoyono morri pjesë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ai erdhi i pari me 33% të votave. Sidoqoftë 50% ishte i nejvoshëm për zgjedhjen e presidentin e ri dhe zëvendësit presidentit, që kjo do të thotë se Yudhoyono do të shkojë në balotazh kundër Megawatti. Më 20 shtator 2004, Yudhoyono fitoi balotazhin me 60.87% të votave. Më 20 tetor 2004, Yudhoyono u inaugurua si president.

Kabineti

Në ditën e inaugurimit, Yudhoyono e formoi kabinetin e tij të ri i cili kishte 36 ministra, përfshirë anëtarët e Partisë Demokratike, Golkar dhe PPP, PBB, PKB, PAN, PKP, dhe PKS. Profesionistët u emëruan gjithashtu në kabinet, shumica e të cilëve morën ministritë në fushën ekonomike. U përfshinë edhe ushtarakët, me pesë ish-anëtarë të emëruar në kabinet. Siq premtoi Yudhoyono gjatë zgjedhjeve, katër prej të emëruarve të kabinetit ishin femra.

Kabineti i dytë i Indonezisë i Yudhoyono u njoftua në tetor 2009 pasi ai u rizgjodh si president më parë gjatë vitit. Nënkryetari në kabinetin e dytë të Yudhoyono ishte Dr. Boediono. Boediono zëvendësoi Jusuf Kalla, i cili ishte zëvendës-president në kabinetin e parë Yudhoyono.

Zgjedhjet presidenciale u mbajtën në Indonezi më 8 korrik 2009. Presidenti Susilo Bambang Yudhoyono fitoi më shumë se 60% (60.08%) të votave në raundin e parë, gjë që i mundësoi atij të siguronte rizgjedhjen pa balotazh. Yudhoyono u shpall zyrtarisht fituesi i zgjedhjeve më 23 korrik 2009, nga Komisioni i Përgjithshëm i Zgjedhjeve. Kandidatë të tjerë janë Megawati Sukarnoputri Partia PDI-P 26.79%, Jusuf Kalla Partia Golkar 12.41%.

Zgjedhjet 2014

Susilo Bambang Yudhoyono 
Yudhoyono duke qëndruar afër pasardhësit të tij, Joko Widodo gjatë inaugurimit në tetor 2014.

Zgjedhjet presidenciale u mbajtën më 9 korrik 2014, pasi Presidentit Yudhoyono u ishte ndaluar nga kushtetuta për të kërkuar një mandat të tretë në detyrë. Më 22 korrik, Komisioni i Zgjedhjeve e shpallen Joko Widodo si president i ri i Indonezisë.

Referime

Tags:

Susilo Bambang Yudhoyono Jeta e hershmeSusilo Bambang Yudhoyono Karriera ushtarakeSusilo Bambang Yudhoyono Karriera politikeSusilo Bambang Yudhoyono ReferimeSusilo Bambang Yudhoyono

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TrekëndëshiPashallëku i JaninësMenstruacionetLigji i ruajtjes së energjisëHumanizmiPula (shpend)Çesk ZadejaEnver PetrovciArbëreshët në ItaliIndiaKomedia HyjnoreAnemiaShtetet e Bashkuara të AmerikësDhëmbët e njeriutOrganizmiPërcjellësit elektrikSëmundjet e trashëgueshmeAnaforaLimfocitiAkiliNaim FrashëriBashkimi EvropianQabejaAleksandri i MadhTeoria e probabilitetitDita Botërore e LibritHomeriIsmail QemaliPërrallaVenaGjirokastraTeuta e IlirisëBashkimi i ItalisëSistemi operativMacjaFlamuri i ShqipërisëPartia e Punës e ShqipërisëBelgjikaRusiaIkametiHistoria e ShqipërisëJezusiIlirëtNatyraAdem JashariSerbiaHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiBimësiaLista e lumenjve në ShqipëriPrincipata e ArbëritFilozofiaHemoglobinaNumrat romakëRomaDita e TokësPerandoria OsmaneADNKundrinori-kryefjala-kallëzuesiArteriaRilindja Kombëtare ShqiptareHekuriVeshiDaulljaLufta e TrojësGjenerali i ushtrisë së vdekurHistoria e TiranësKubi (gjeometri)LëvizjaKombëtarja shqiptare e futbollitRombiPushtimi italian i ShqipërisëAtenaPianojaElbasaniPoseidoniSistemi i organeve të frymëmarrjes🡆 More