Vlora: Qyteti i tretë më i madh i Shqipërisë

Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë.

Vlora është qyteti i dytë më i madh portual pas Durrësit, me një popullsi prej 188.922 banorë (1 janar 2020). Ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë, në Detin Adriatik dhe është qendra e Bashkisë së Vlorës dhe Qarkut të Vlorës. Është qyteti ku është shpallur Deklarata e Pavarësisë shqiptare më 28 nëntor 1912. Themeluar në shekullin e VI p.e.s. me emrin Aulona dhe vazhdimisht i banuar për rreth 26 shekuj, Vlora është shtëpi për Portin e Vlorës dhe Universitetin e Vlorës si qyteti më i rëndësishëm ekonomik dhe kulturor i Shqipërisë jugperëndimore.

Vlora
Vlora: Historia, Politika, Ekonomia
Vlora: Historia, Politika, Ekonomia
Vlora: Historia, Politika, Ekonomia
Vlora: Historia, Politika, Ekonomia
Vlora: Historia, Politika, Ekonomia
Nga lart poshtë, nga e majta në të djathtë: Shëtitorja e Vlorës, Xhamia e Muradies, Shtëpia e vjetër në rrugën Dhimitër Konomi, Qyteti i Vjetër i Vlorës, Monumenti i Pavarësisë dhe Lungomare.
Stema zyrtare e Vlora
Vlora is located in Earth
Vlora (Earth)
Koordinatat: 40°28′N 19°29′E / 40.467°N 19.483°E / 40.467; 19.483
VendiShqipëria
RajoniShqipëria Jugore
QarkuVlora
ThemelimiShekulli i 6-të p.e.r.
Qeveria
 • LlojiMayor–council
 • TrupiKëshilli i Bashkisë së Vlorës
 • Kryetari(Ermal Dredha), (PS)
Sipërfaqja
 • Bashkia616,85 km2 (23,817 sq mi)
 • Njësia administrative28,97 km2 (1,119 sq mi)
Popullsia
 (2011)
 • Bashkia
130.827
 • Dendësia (Bashkia)169,9/km2 (4,400/sq mi)
 • Njësia administrative
79.513
Emri i banorëveVlonjat(e)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi postar
9400
Prefiksi+355 (0) 33
Porti detarPorti i Vlorës
MotorwaysVlora: Historia, Politika, Ekonomia
HighwaysVlora: Historia, Politika, Ekonomia
Targat e automjeteveVL
Faqja zyrtarevlora.gov.al

Historia

Qytet i lashtë dhe një nga portet kryesore te Shqipërisë. Ndodhet ne jugperëndim te vendit, buzë Adriatikut. Në lashtësi , qyteti ilir njihej me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i takojnë shek. VI p.e.s. Në shek. IV rrethohet me mure guri të latuar. [nevojitet citimi]

Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanët, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi në sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë.

Gjeografi arab Ibn Batuta e përmend në qindvjetin e Xtë si një ngulim të rëndësishëm. Gjatë dy luftërave të perandorit Aleksi I Komneni kundër Robert Guiskardit dhe Bohemondit, Vlora përmendet shpesh, ndërsa pas një përkatësie thuajse shtatëqindvjeçare bizantine, pushtohet nga normanët që e qeverisën vetëm katër vjet.

Sundimati i Vlorës

Sundimati i Vlorës dhe i qytetit, krahinës dhe kështjellës së Kaninës ishte pjesë e Perandorisë Bizantine, i nënshtrohej pushtetit të një sebastokratori, që sipas Eqrem bej Vlorës e kishte selinë në kalanë e Ploç-Sevasterit (pranë Kudhësit), por në vitin 1205 ra nën pushtetin e Despotatit të sapoformuar të Janinës. Më 1258 Vlora është ndër zotërimet që i kalojnë si pajë mbretit të Napolit, Manfredit të Hohenshtaufënve, pasi mori për grua Helenën e despotit Mihal II. Pasi vdiq Manfredi më 1266, kështjellari i Vlorës, Jacques de Baligny, nuk ia dorëzoi kështjellën Anzhuinëve në mars 1272 dhe për sa qe gjallë mori prej Karlit I Anzhu „castrum Canine, Caninian et Avelloman cum archondiis“. De Baligny ndejti vetëm për një vit pasi mori disa vende në krahinën e Beratit dhe Bazilikatës në Itali në këmbim të Kaninës dhe Vlorës. Nga viti 1315 deri në vitin 1320 u pushtua sërish prej bizantinëve dhe pushtetar i saj qe sevastokrator Dhimitër Ganza, të cilin e pasoi i biri, Nikolla. Më 1345 qyteti ra në sundimin serb, edhe vëllai i mbretit Aleksandër të Bullgarisë, Johan Azen Komneni, arriti të futej në Vlorë. Më 1357 Këshilli i Lartë i Senatit të Venedikut i lejonte qytetarët e vet të zgjidheshin për kryetarë e nëpunës (pro rectoribus et officialibus) në Vlorë dhe vende të tjera të despotatit (locus Avalone et alia loca despotatus). Më 1372 Johan Azen Komnenin e dëbojnë Balshajt dhe Muzakajt.

Kaloi në shek. XIV nën sundimin e Balshajve, por pas vdekjes së Balshës II më 1385 në betejën e Savrës, nuk mund ta mbanin më. Pas vdekjes së Balshës, vendin e pasoi e veja, Komita Muzaka-Komnena, e bija e despotit të Beratit dhe Vlorës. Ishte e dëgjuar për punimin e hekurit, të shpatave, të mëndafshit, për nxjerrjen e kripës etj.[nevojitet citimi]

Gjatë sundimit osman

Nga viti 1481 deri në vitin 1538 sanxhaku i Vlorës është mbajtur për një „Serhad sançagi“ dhe autoriteti i tij më i lartë si një „serhad bej“ (serhad = turq. kufi). Sanxhakbeu ishte komandant i trupave turke të sanxhakut, sidomos të zonës bregdetare midis Durrësit e Prevezës; sepse atë kohë, administrata civile e përfaqsuar nga kadiu, kishte një peshë shumë më të vogël dhe Vlora ishte nën urdhrat e marinës (të Kapidan-i Derga-it). Kur Sulejmani i Madh, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri (1538), organizoi administratën civile, sanxhaku i Vlorës u vu nën varësinë e zyrës së vezirit të madh. Sanxhakbeu quhej tani përfaqsues i Sulltanit (mëkëmbës). Këtë post e kanë mbajtur dhe trashëguar thuajse pa ndërprerje (nga 1481 deri në 1828) jo vetëm „de jure“, por edhe „de facto“ nga Vlorajt.

Më 1531, kur sanxhakbej ish Kara Sinan Pashë Vlora, sipas Çelebiut Sulltan Sulejmani i Madh urdhëroi që të ndërtohej kalaja e Vlorës në mes të gjirit të Vlorës dhe atij të Dukatit, mbi një hundë ranore. Struktura e fortesës ka qenë oktagonale me muret „njëzet kut të lartë dhe dhjetë kut të trashë“ dhe plot me topa në çdo kënd. Më 1685 Vlora u sulmua nga ana e detit, me këtë rast, hebrenjtë e këtij qyteti u tërhoqën dhe zunë vend në Berat.

Zona në të cilën ishte e ndërtuar Kalaja e Skelës u deklarua Monument kulture në vitin 1963. Në vitin 1997, KKRT e qytetit Vlorë dha leje ndërtimi edhe për këtë zonë të qytetit. Në vitin 2000 gjatë punimeve për hedhjen e themeleve të një pallati shumëkatësh u zbuluan pjesë të themeleve të Kalasë së Skelës. Ndërtimi vazhdoi dhe nuk u krye asnjë studim i materialit arkeologjik të zbuluar. Një ndërtesë tjetër që shpreh lulëzimin kulturor është edhe Xhamia e Muradies 1542. Në shek. XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pasha e mori me 1812.[nevojitet citimi]

Vlora ishte kryeqyteti i parë i Shqipërisë së pavarur. Me 28 nëntor 1912 këtu Kuvendi Kombëtar shpall Pavarësinë në Sarajet e Vlorajve dhe formoi qeverinë me Ismail Qemal Bej Vlorën në krye. Por në dhjetor 1914 u pushtua nga italianët. Më 1920 u krijua komiteti „Mbrojtja Kombëtare“, i cili organizoi forcat që morën pjesë ne Lufta e Vlorës dhe pushtuesit italiane të thyer u detyruan të pranojnë tërheqjen më 2 shtator 1920. Qyteti kishte 4.000 banore, ai vijoi të ishte vatër e lëvizjes atdhetare e demokratike. Me rastin e varrimit të Avni Rustemit më 30 prill 1924, u ngrit komiteti i cili organizoi kryengritjen e cila çoi në Revolucionin e qershorit 1924. Në nëntor u hap shkolla e mesme tregtare. U çlirua më 15 tetor 1944. Gjate periudhës komuniste qyteti u rrit në sipërfaqe dhe në numër duke arritur 72.000 banore në 1989.

Në 1997, Vlora ishte qendra e demonstratave popullore kundër firmave piramidale (Ponzi scheme), gjë që solli dhe rënien e qeverisë.[nevojitet citimi]

Sot, Vlora është një qendër e rëndësishme turistike, kjo fal edhe mjedisit të këndshëm bregdetar.

Politika

Në maj të 2023 nga zgjedhjet lokale u zgjodh në drejtimin e Bashkisë, u zgjodh Ermal Dredha. Në zgjedhjet lokale në qershor të 2015 Dritan Leli u zgjodh ne postin e Kryetarit te Bashkisë. Dritan Leli e drejtoi këtë bashki gjatë viteve 2015 - 2023. Ndërsa nga 2003-2015 Shpëtim Gjika ka qenë në këte rol. [nevojitet citimi]

Ekonomia

Vlora është një qendër e rëndësishme tregtare dhe detare në Shqipëri. E zhvilluar është industria e peshkimit. Vlora prodhon naftë, gaz natyror, bitum dhe kripë. E zhvilluar në qytet është industria e manifakturës tekstile si dhe ajo e ndërtimit.

Vitet e fundit ka pasur një zhvillim të madh turizmi,per shkak te bukurive natyrore duke u shoqëruar ky zhvillim me ndërtimin e shumë hoteleve, restoranteve, plazheve.

Transporti

Vlora: Historia, Politika, Ekonomia 
Porti i Vlorës

Transporti rrugor

Vlora ndodhet rreth 135 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, ndërkohë që vetëm 72 milje e ndajnë nga Italia. Drejt këtyre dy pikave udhëtojnë autobusë e mjete të shumta, që mundësojnë transportin e njerëzve.

Transporti hekurudhor

Trena pasagjerësh të Hekurudhës së Shqipërisë udhëtojnë gjithashtu rregullisht për në qytetet e Durrësit dhe me tej për në Vlorë si dhe për në Pogradec dhe për në Shkodër. Gjendja e tanishme bën që hekurudhat praktikisht mos të përdoren pothuajse fare.

Transporti detar

Vlorën e ndajnë vetëm 72 km nga Italia. Çdo ditë nisen tragete për në Brindisi, Otranto.

Transporti ajror

Në Vlorë ndodhet dhe Aeroporti i Vlorës. I cili është një projekt i porositur nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një aeroporti brenda peizazhit të mbrojtur të Pishë Poro-Nartës,10 km në veri të Vlorës.

Klima

Klima e Vlorës është tipike mesdhetare me një dimër te lagësht e te ngrohte dhe me një vere te nxehte e cila arrin deri ne 40 g

Liste Biznesesh

Liste biznesesh ne qarkun e Vlorës do ti gjeni ne portalin vlonjat, Visit Vlora[lidhje e vdekur].

Climate data for Vlore
Month Jan Feb Mar Apr May Jun Jul Aug Sep Oct Nov Dec Year
Source: http://www.bbc.co.uk/weather/world/city_guides/results.shtml?tt=TT003320

Edukimi

Vlora është qyteti i dytë me universitetin më të madh në Shqipëri. Universiteti i Vlorës "Ismail Qemali" u krijua ne vitin 1994 si një universitet teknologjik. Përpara rreth qindra studentë ndiqnin këtë, ndërsa tani rreth 15.000. Fusha e përqendrimit është teknologjia, por vitet e fundit asaj i janë shtuar dhe ekonomia, financa, edukimi.

Sporti

Qytetaret e Vlorës pëlqejnë një llojshmëri sportesh. Me popullori midis tyre është futbolli. Vlora ka dy ekipe profesionale: KS Flamurtari dhe Vlora City FC. Flamurtari luan aktualisht në superligën ndërsa Vlora City ne kategorinë e dyte. Sporte te tjera qe luhen janë: volejboll, basketboll, hendboll, atletike,notim si dhe sportin e ciklizmit ku jan stervitur dhe po sterviten plot talente te rinj .Vlonjatet në realitet pëlqejnë sportet ekstreme.

Panorama e qytetit

Shënimet

Referime

Shiko edhe






Tags:

Vlora HistoriaVlora PolitikaVlora EkonomiaVlora TransportiVlora KlimaVlora Liste BizneseshVlora EdukimiVlora SportiVlora Panorama e qytetitVlora ShënimetVlora ReferimeVlora Shiko edheVloraBashkia VlorëDetin AdriatikDurrësiPorti i VlorësQarku i VlorësQytetShqipërisë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lufta e KosovësPërcaktoriMerkuri (planet)Përcjellësit elektrikSteve JobsADNEgjiptiNdajfoljaBektashiKafejaSyriBullizmiAriMuhammediSlloveniaEnergjia dielloreHarry PotterBarnatPiter PanMetriFlamuri i ShqipërisëBombardimet bërthamore të Hiroshimës dhe NagasakitLojërat Olimpike VeroreProdhimi i Brendshëm BrutoLuigj GurakuqiKortizoliDiarrejaStreptokoketNdryshimi i klimësTeorema e PitagorësLlojet e vargjevDëbimi i shqiptarëve çamëAngliaËGjenerali i ushtrisë së vdekurKongresi i ManastiritEkosistemiMjedisiLojërat OlimpikeParalelogramiBurimet natyrore të KosovësÇarls DarvinLista e liqeneve në KosovëNatyraLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësDritëro AgolliLedion LiçoDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëReaksioni kimikZinxhiri ushqimorEmriAutobiografiaKokainaEnët e gjakutLuaniMaqedonia e VeriutLista e liqeneve në ShqipëriLulekuqjaTiranaNënë TerezaMbretëria e IlirisëRomeo VeshajLahutaBifurkacioni i lumit të NerodimësElena GjikaUNESCORacizmiLuiz EjlliGjon BuzukuKolitiSistemi i frymëmarrjesDritaLista e vendeve sipas sipërfaqesMbeturinatEvolucioniKarakteristikat e zeritPunime artizanaleRryma elektrikeLista e gjeografive të shteteve🡆 More