Një ueb aplikacion është një aplikacion që qaset përmes një rrjete siq është Internet.
Termi mund të kuptohet edhe si aplikacion softuerik që është i hostuar në një hapësirë për kontrollimin e shfletuesëve ose i koduar në ndonjë gjuhë që suporton ueb shfletimin (siq është JavaScript, i kombinuar me markup language si HTML) që mundëson ekzekutimin e aplikacionit.
Ueb aplikacionet janë të njohura për shkak të përkrahjes së gjithë ueb shfletuesve, dhe lehtësinë për përdorimin e ueb shfletuesit si klient. Mundësia për ti rinovuar dhe ruajtur ueb aplikacionet pa pasur nevojë për instalimin e një softueri në potencialisht mijëra shfrytëzues është një arsye për popullaritetin e tyre.
Në modelet e herëshme kompjuterike , si klient-server, aplikacionet kishin kodin e shpërndarë në server dhe në secilin klient lokal. Me fjalë tjera, një aplikacion kishte klientin e tij me programin që i dedikohej si ndërfaqe dhe duhej te instalohej ndamas në secilin shfrytëzues . Një rinovim në kodin e aplikacionit që ishte në anën e serverit gjithashtu duhej edhe një rinovim në kodin e klientit që ishte instaluar në secilën pajisje të shfrytëzuesit përkatës , duke i shkaktuar stafit teknik shpenzime dhe humbje në kohë .
Ueb aplikacionet si ueb dokumentet janë të shkruara në një format standard si HTML (tash edhe në XHTML), dhe që përkrahën prej ueb shfletuesve të ndryshëm.
Në përgjithësi, secila ueb faqe individuale i dërgohet klientit si një dokument statik. Ueb shfletuesi interpreton dhe i shfaq faqet , dhe luan rolin e një klienti universal për qdo ueb aplikacion.
Më 1995, Netscape shpalosi skriptimin në anën e klientit me anë të gjuhës skriptuese JavaScript, e cila i lejonte programerët të futnin disa elemente dinamike në ndërfaqen e shfrytëzuesit që ishte në anën e klientit. Deri atëherë, të gjitha të dhënat duhej të dërgoheshin në server për procesim, dhe rezultati do të dërgohej nga serveri me anë të një HTML faqeje statike tek klienti.
Më 1996, Macromedia shpalosi Flash, i cili futet në shfletues si plug-in për të krijuar animacione të ndryshme në ueb faqe. Poashtu ka mundësuar përdorimin e gjuhës skriptuese për programimin e interaksioneve në klient pa pasur nevojë për komunikim me server.
Më 1999, koncepti i "ueb aplikacioneve" u shpalos në gjuhën Java në Servlet Specification versionin 2.2. [2.1?]. Në atë kohë edhe JavaScript edhe XML ishin veqse të zhvilluara, por Ajax ende nuk ishte shpikur. Në vitin 2005, termi Ajax u zbulua, dhe aplikacionet si Gmail filluan ti krijonin ndërfaqet e tyre sa më interaktive.
Përmes Java, JavaScript, DHTML, Flash, Silverlight dhe teknologjive tjera, metodat specifike si vizatimi ,dëgjimi i zërit , dhe qasja në tastaturë dhe maus janë të gjitha të mundëshme. Shumë shërbime janë projektuar që të kombinohen së bashku me synim që të ketë një ndërfaqe sa më interaktive dhe që është i adaptueshëm edhe me sistemin operativ. Teknikat si drag and drop përkrahen poashtu nga këto teknologji. Ueb zhvilluesit shpesh përdorin skriptimin në anën e klientit për të shtuar funksionalitetin,veqanërisht për të krijuar një eksperiencë interaktive që nuk ka nevoje për ristartim të faqes. Së fundi, teknologjitë janë zhvilluar në atë mënyre që të zhvillohen në koordinim me anën e klientit dhe anën e serverit siq është PHP. Ajax, një teknikë për ueb zhvillim, është një shembull i këtyre teknologjive për të krijuar ndërfaqe sa më interaktive.
Si strategji e kompanive për zhvillimin e aplikacioneve softuerike është që të ofrojnë qasje në ueb për softueret e tyre si aplikacione lokale.Varësisht prej tipit të aplikacionit,mund të kërkohet që të zhvillohet një ndërfaqe shfletuese totalisht ndryshe,ose adaptimi i ndonjë aplikacioni ekzistues për të përdorur tëknologji të ndryshme. Këto programë i mundësojnë klientit që të paguaj një shumë mujore ose vjetore për përdorimin e këtyre aplikacioneve softuerike pa pasur nevojë për instalimin e tyre ne hard diskun e tyre lokal. Një kompani që ndjekë këtë strategji njihet si application service provider (ASP), dhë ASPs kohëve të fundit janë dukë pasur një vëmëndje të madhë në industrinë e softuerit.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Ueb aplikacionet, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.