Timothy Donald Cook (lindur më 1 nëntor, 1960) është një ekzekutiv biznesi Amerikan dhe një inxhinier industrial.
Cook është CEO i Apple Inc., dhe më parë ka shërbyer si COO i kompanisë nën Steve Jobs.
Tim Cook | |
---|---|
U lind në | |
Emrat e tjerë | Timothy Donald Cook |
Shkollimi | Auburn University Duke University |
Cook iu bashkua Apple në mars të vitit 1998 si zëvëndës president i lartë për operimet botërore. Ai u bë Shef Ekzekutiv më 24 gusht, 2011, pak përpara vdekjes së Jobs në tetor të po atij viti. Gjatë qëndrimit të tij si Shef Ekzekutiv, ai ka dalë në mbrojtje për reformën politike për mbikëqyrjen kombëtare dhe ndërkombëtare, sigurinë kibernetike, tatimet e korporatave, prodhimet Amerikane, dhe ruajtjen e mjedisit.
Në vitin 2014, Cook u bë i pari Shef Ekzekutiv i një kompanie në Fortune 500 që doli publikisht si homoseksual. Cook ndodhet edhe në bordin drejtues të Nike, Inc., National Football Foundation, dhe është një administrues i besuar i Duke University. Në mars të vitit 2015, ai tha se planifikon të dhurojë gjithë pasurinë e tij për bamirësi.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Tim Cook, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.