Samir Mane: Sipërmarrës shqiptar (lindur më 1967)

Samir Mane (lindur më 24 dhjetor 1967 në Korçë, Shqipëri) është sipërmarrësi dhe filantropi më i suksesshëm shqiptar.

Ai është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një grup investimesh mjaft i suksesshëm në Ballkanin Perëndimor. Grupi BALFIN përfshin mbi 50 kompani dhe operon në 10 vende dhe dy kotinente, në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku punojnë më shumë se 5000 punonjës. Vlera e Aseteve të Grupit është mbi 2.1 miliardë euro, sipas të dhënave zyrtare të vitit 2022

Samir Mane
Samir Mane: Jeta e hershme, Karriera, Jeta Personale
Samir Mane, Maj 2023.
U lind në24 Dhjetor 1967
KombësiaShqipëria Shqiptar
ArsimiUniversiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave
Profesioni
  • Investitor
  • Sipërmarës
  • Filantropist
OrganizataMane Foundation
Njohur për
Bashkëshorti/jaEva Mane
Fëmijë4 (një vajzë dhe tre djem)
NderimetÇmimi “Për Merita të Veçanta Civile” dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë (2016) Dekoratë e Lartë e Nderit për Shërbimet ndaj Republikës së Austrisë (2019)

Samir Mane, përmes donacioneve nga asetet e tij, kontribuon për të mbështetur aktivitetet filantropike nëpërmjet Fondacionit Mane

Jeta e hershme

I lindur më 24 dhjetor 1967, në Korçë, Shqipëri, Samir Mane është fëmija i dytë në familjen e tij dhe ka dy vëllezër. Ai kreu studimet në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave në Universitetin e Tiranës kur sistemi komunist në Shqipëri u shemb në vitin 1991. Si shumë të rinj të tjerë, emigroi në kërkim të një të ardhmeje më të mirë jashtë vendit. Ai u ns drejt Vjenës, Austri, ku gjeti menjëherë punë si përkthyes, gjë që i mundësoi të krijonte lidhje të rëndësishme. Përmes këtyre kontakteve, Samir Mane realizoi ëndrrën për të krijuar biznesin e tij

Gjatë qëndrimit në Austri në vitin 1993, ai identifikoi një mundësi për të hyrë në biznesin e produkteve elektronike dhe pajisjeve shtëpiake në Shqipëri. Brenda tre viteve, shitjet fillestare të pajisjeve elektronike çuan në themelimin e Albatrade - biznesi i parë në shitjen e pajisjeve të elektronikës me shumicë. Ky sukses hodhi themelet për krijimin e Grupit BALFIN, duke shënuar fillimin e një historie të jashtëzakonshme suksesi.

Samir Mane: Sipërmarrës shqiptar (lindur më 1967)

Përgjatë karrirës si sipërmarrës, Samir Mane ka krijuar një portofol të madh dhe të larmishëm biznesesh të ndryshme në sektorë kryesorë ekonomikë si turizmi, tregtia me shumicë dhe pakicë, pasuri të paluajtshme, banka, shërbime dhe të tjera, që operojnë në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kroacia, Zvicra dhe SHBA së fundmi. Grupi punëson mbi 5,000 njerëz, përkushtimin dhe pasionin e të cilëve Samir Mane e cilëson si çelësi i historisë së suksesit të grupit BALFIN.

Ngjarjet kryesore

1993-1999: Fillimet e jetës profesionale dhe shitjet me shumicë e pakicë në Shqipëri

1993: Në Austri themelohet Alba Trade, duke operuar në tregun e pajisjeve të elektronikës si distributor zyrtar i pajisjeve elektronike shtëpiake. Neptun hapi pikën e parë të shitjeve në Shqipëri dhe shumë shpejt u shndërrua në rrjetin më të madh të pajisjeve elektronike në vend. Neptun e ka zgjeruar prezencën e tij tashmë edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

2000-2010: Hyrja në industrinë e pasurive të palujtshme dhe qendra e parë tregatre në Shqipëri

2002: Mane TCI (tashmë BALFIN Construction) filloi veprimtarinë tregtare, e specializuar në zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme.

2005: QTU (Universe Shopping Center) u hap për qytetarët në Tiranë, duke u bërë qendra e parë tregtare në Shqipëri. Euromax, zinxhiri i parë i supermarketeve në vend, u rrit me shpejtësi për t'u bërë më i madhi në vend.

2011-2015: Projektet madhore

2011: TEG (Tirana East Gate), qendra tregtare më e madhe në Shqipëri, u hap për publikun, duke prezantuar shumë marka të reja ndërkombëtare.

Jumbo, në një marrëveshje ekskluziviteti me Kidzone (në pronësi të BALFIN Group), hapi pikën e parë e saj të madhe në Tiranë, Shqipëri. Sot, Jumbo është prezent edhe në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi.

2012: Skopje City Mall u bë një nga investimet më të rëndësishme të grupit BALFIN në Maqedoninë e Veriut. Hystead Group e bleu atë në vitin 2017.

2013: Grupi BALFIN bleu aksionet e ACR Holding, duke i dhënë emrin AlbChrome. Në një periudhë të shkurtër, kompania u bë një nga më të rëndësishmet në Shqipëri dhe një nga prodhuesit më të mëdhenj të ferrokromit në Evropë. Në janar 2022, kompania iu shit konglomeratit Yildirim Group.

Tirana Logistic Park, një investim prej 43 milionë Euro, filloi funksionimin si parku i parë logjistik në Shqipëri.

2015: Nisi ndërtimi i Green Coast Resort, resorti i parë turistik i nivelit premium në Shqipëri.

2016-2020: Forcohet lidhja me Evropën dhe hyrja në industrinë bankare

2016: Rrjeti i supermarketeve SPAR hyri në tregun shqiptar si pjesë e Grupit BALFIN përmes një marrëveshjeje ekskluziviteti.

2018: NewCo Ferronikeli, një nga prodhuesit më të mëdhenj të nikelit në Evropë dhe eksportuesi më i madh në Kosovë, iu bashkua grupit BALFIN. Në vitin 2023, kompania iu shit konglomeratit Yildirim Group.

TH&B Immo, e themeluar në vitin 2018, operon në tregun e pasurive të paluajtshme në Austri, me fokus në zonat e banuara, vilat dhe resortet.

2019: Blerja e Tirana Bank shënoi një moment shumë të rëndësishëm për Grupin BALFIN - hyrjen e tij në tregun bankar.

PJ 137 Living përfaqësoi investimin e dytë të Grupit BALFIN në zhvillimin e pasurive të paluajtshme në Vjenë, Austri.

2021 - në vazhdim: Biznesi i BALFIN jashtë Shqipërie kalon atë brenda vendit

2021: Përurimi i East Gate Mall ishte një moment shumë i rëndësishëm për Grupin BALFIN, duke e pozicionuar grupin si investitorin më të madh të huaj në Maqedoninë e Veriut.

Nisi ndërtimi i M Gallery Boutique Hotel, një bashkëpunim mes Grupit BALFIN dhe Accor.

Univers City, një koncept i ri jetese me banesa dhe njësi shërbimi të larmishme, si dhe infrastrukturë të plotë për jetesë komode në një komunitet rezidencial.

2022: West Park, një qendër unike tregtare që u ofron produkte të përditshme klientëve përmes markave të njohura, u hap zyrtarisht në Korçë, duke shënuar investimin e parë të këtij lloji të Grupit BALFIN në portofolin e investimeve.

BALFIN-tech AG në Zvicër shënoi hyrjen e Grupit BALFIN në industrinë e teknologjisë mjekësore dhe inovacionit, me fokus në kërkimin dhe zhvillimin e zgjidhjeve të reja novatore të kujdesit shëndetësor.

2023: Nisi ndërtimi i Vlora Marina, një nga projektet më ambicioze për infrastrukturën turistike shqiptare. Projekti parashikon krijimin e një resorti bregdetar përpara zhvillimit të hapësirave rezidenciale dhe të shërbimit. Marina moderne do të sigurojë 438 vende akomodimi përgjatë gjithë vitit.

Sot - me 100% të aksioneve të Grupit BALFIN në pronësi të Samir Mane – ai konsiderohet nga partnerët si një nga biznesmenët më të suksesshëm në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, me Grupin që menaxhon një portofol prej rreth 50 kompanish.

Për vizionin e tij, idetë novatore dhe karizmën e sipërmarrjes, ai u përfshi në Top katërshen më të mirë të Financial Times "People to Watch in Business" në Shqipëri.

Në mars 2012 Samir Mane u emërua konsull nderi i Tajlandës në ceremoninë e hapjes së konsullatës së re. Ai dha dorëheqjen nga kjo detyrë në vitin 2023.

Samir Mane: Sipërmarrës shqiptar (lindur më 1967)

Samir Mane është i martuar me Eva Mane dhe është baba i tre djemve dhe një vajze. Ndërkohë që e ndan kohën mes Tiranës dhe Vjenës, ai ka përmendur shpesh në intervista se vendi i tij i preferuar për të banuar është Green Coast në rivierën shqiptare.

Samir Mane: Sipërmarrës shqiptar (lindur më 1967)

Përveçse një sipërmarrës gjithnjë e më i suksesshëm, Samir Mane është në të njëjtën kohë një filantrop i mirënjohur. Grupi BALFIN njihet si një prej kontributorëve më të mëdhej të përgjegjësisë sociale të korporatave në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në arsim, mjedis, shëndet dhe mirëqenie si edhe në Zbutjen e Varfërisë nëpërmjet Fondacionit Mane.

Samir Mane: Sipërmarrës shqiptar (lindur më 1967)

• Në vitin 2019, “Dekoratë e Lartë e Nderit për Shërbimet ndaj Republikës së Austrisë”, vlerësimi më i lartë shtetëror austriak, i dhënë nga Presidenti austriak dhe i miratuar nga Ambasadori i Austrisë në Shqipëri.

• Në vitin 2016, Çmimi “Për Merita të Veçanta Civile” dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Referime

Tags:

Samir Mane Jeta e hershmeSamir Mane KarrieraSamir Mane Jeta PersonaleSamir Mane Mane FoundationSamir Mane Çmime dhe mirënjohjeSamir ManeBalfin GroupBallkani PerëndimorKorçaShqipëria

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Format e pashtjelluara të foljesAnemiaHixhameAlma BektashiBig Brother VIP Albania (sezoni 2)Beni ecën vetë (libër)Kategoria SuperioreBeni ecën vetëSistemi i frymëmarrjesMuhammediAndre-Mari AmperLista e gjeografive të shteteveSëmundja e AlzheimeritFigura stilistikeUkrainaOrgazmaSteve JobsGjuha turkeEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreLaguna e KaravastasëRomaShkupiYmer Agë Ulqini (këngë)Shpallja e Pavarësisë së KosovësNdryshimet klimatikeProteinaShqipëria në vitet 1912-1939KortizoliAutizmiSistemi urinarLufta e Tretë BotëroreHistoriaBifurkacioni i lumit të NerodimësZhurmat në veshAnëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin EvropianLord BajroniFlamuri i KosovësArma bërthamoreSarandaDita e VerësPrincesha ArgjiroKepi i RodonitJudaizmiAeroplaniDemografia e KosovësRomeo dhe ZhuljetaShpendëtRepublika ÇekeIrakuRuhollah HomeiniKomuna e GjilanitGjeografia e IranitDurrësiIsaiTiranaKuzhina shqiptareMalësorjaMetaforaTargat e automjeteve të KosovësSazaniOrkestra simfonikeHidroenergjiaIslamiGjuha grekeZvicraForcat e Armatosura të IranitNjohja ndërkombëtare e KosovësVullkanet dhe termetetLista e elementeve kimikëLufta Iran-IrakEvropaNamaziPëremriUlçera në stomakPlastikaPinokuBifurkacioniAtena🡆 More