Rimi Beqiri (lindur më 16 maj 1982 në Tiranë) është një aktor shqiptar, që jeton dhe punon në Itali.Është njohur për rolet e tij në disa filma të produksioneve Indipendente Connections-segment: Hobo, Festina Lente, Altin in città, Insidiae Nemoris, si dhe një sërë filmash kortometrazh dhe web series.
Rimi Beqiri | |
---|---|
U lind në | |
Kombësia | shqiptare |
Emrat e tjerë | Perparim Beqiri |
Shtetësia | shqiptare, italiane |
Profesioni | Aktor |
Vite aktiviteti | 2005-vazhdon |
Vepra të shquara | Connection, Panopticon, Il ritorno di Elena, Virus: Extreme Contamination |
Rimi Beqiri (i lindur si Perparim Beqiri) u lind më 16 maj 1982 në Tiranë. Në moshën 16 vjeçare largohet nga Shqipëria dhe shkon në Firence, Itali, te xhaxhai i tij. Në vitin 2004, ai nisi të frekuentojë një laborator aktrimi në Scuola Nazionale Cinema Indipendente (Shkolla Nacionale e Kinemasë së Pavarur), ku arriti të luante në disa filma me metrazh të gjatë dhe të shkurtër të prodhuar nga vetë shkolla.
Në vitin 2008, Beqiri shkon në Romë, qytet në të cilin jeton aktualisht, dhe diplomohet si aktor dhe si asistent regjisor në Accademia Internazionale di Teatro (Akademia Ndërkombëtare e Teatrit). Pas diplomimit, fillon hapat e para profesionale dhe merr pjesë në disa seriale televizive "I Cesaroni 3" (2009), "Il Commissario Rex 7" (2014), "Un Passo Dal Cielo 3" (2015). Gjithashtu ka marrë pjesë edhe në disa produksione te filmave Indipendente të tilla si "Dov'è Sisifo?!" (2005), "The Darkest Night" (2008), "Reality News" (2011), "Connections: segment Hobo" (2013), "The Plastic Cardboard Sonata" (2015). Është ko-protagonist në filmin "Festina Lente" si dhe në filmin horror "Virus: Extreme Contamination". Pastaj është protagonist në filmin "Altin In Città" (2017), dhe ko-protagonist "Insidia Nemoris" (2017).
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Rimi Beqiri, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.