Penisi

Penisi është organi gjenital mashkullor, që gjithashtu shërben si kanal urinar.

Pjesët kryesore janë rrënja (radix); trupi (korpusin); dhe epitheliumi i penisit që përfshin lëkurën e boshtit dhe lafshën e penisit, të cilët mbulojnë glans penis. Trupi i penisit është i përbërë nga tri shtylla indesh: dy cavernosa corpora në anën dorsale dhe një corpus spongiosum mes tyre, në anën ventrale. Uretra e mashkullit kalon përmes gjëndrrës së prostatës, ku bashkohet me kanalin ejakulues, dhe pastaj përmes penisit. Uretra kalon përmes corpus spongiosum, dhe hapjes së tij, meatus, që qëndron në majën e glans penis. Kanali urinar është një pasazh qoftë për urinim dhe për derdhjen e spermës.

Shumica e penisit zhvillohet nga t njëjtat inde të embrionit nga ku zhvillohet klitorisi te femrat; ndërsa lëkura që mbulon penisin dhe uretra ka të njëjtën origjinë embrionale me labia minora tek femrat. Një ngritje është ngurtësimi dhe rritja e penisit, i cili ndodh gjatë kënaqësisë seksuale, edhe pse mund të ndodhë edhe në situata jo-seksuale.

Ndonëse rezultatet ndryshojnë sipas studimeve, konsensusi shkencor është që mesatarja e gjatësisë së penisit të ngritur është rreth 12.9–15 cm (5.1–5.9 polç), ku rreth 95 % e meshkujve pas pubertetit kanë një gjatësi brenda intervalit 10.7–19.1 cm (4.2–7.5 polç).

Anatomia

Penisi 
Prerje tërthore e penisit.

Pjesët përbërëse

  • Rrënja e penisit (radix): Ajo është e pjesa e bashkangjitur me trupin, dhe që përbëhet nga bulbi i penisit në mes dhe dy "këmbëzat" e penisit, që gjenden në anë të bulbit.
  • Trupi i penisit (corpus): ka dy sipërfaqe: dorsale (posterosuperiore në penisin e ngritur), dhe ventrale ose urethrale. Sipërfaqia ventrale është e shënuar nga një ulluk në drejtimin lateral.
  • Epitheliumi i penisit përbëhet nga lëkura e boshtit, lafsha (prepuci), dhe mukoza prepuciale në brendësi të lafshës dhe që mbulon glans penis. Epitheliumi nuk është i bashkangjitur me boshtin, kështu që ai mund të rrëshqitet para dhe prapa mbi bosht.

Struktura

Penisi 
Diagram anatomik i penisit

Trupi i penisit është i përbërë nga tri shtylla indesh: dy cavernosa corpora në anën dorsale dhe një corpus spongiosum mes tyre, në anën ventrale.

Pjesa e gjerë në fundin e corpus spongiosum njihet si glans penis, e cila mban lafshën, apo prepucin, një palë e lirshme lëkure që në të rriturit mund të tërhiqet për të ekspozuar glans-in. Zona në pjesën e poshtme të penisit, ku lafsha bashkëngjitet me glans-in, njihet si frenulum. Baza e rrumbullakuar e glans penis njihet si corona.

Uretra kalon përmes corpus spongiosum, dhe hapjes së tij, meatus, që qëndron në majën e glans penis. Kanali urinar është një pasazh qoftë për urinim dhe për derdhjen e spermës.

Penisi i njeriut ndryshon nga ai i gjitarëve të tjerë, duke qenë se penisi ynë baculum, një kockë brenda penisit që ndihmon me ngritjen, dhe në vend të saj e arrin ngritjen me anë të mbushjes me gjak të trupit të penisit.

Madhësia

Ndonëse rezultatet ndryshojnë sipas studimeve, konsensusi shkencor është që mesatarja e gjatësisë së penisit të ngritur është rreth 12.9–15 cm (5.1–5.9 polç), ku rreth 95% e meshkujve pas pubertetit kanë një gjatësi brenda intervalit 10.7–19.1 cm (4.2–7.5 polç). Gjithsesi, duhet pasur parasysh që mesatarja e madhësisë së penisit është pak më e madhe sesa mediana (mesorja) e madhësisë (pra, shumica e penisave janë nën mesataren e madhësisë).

Një projekt kërkimor, duke përmbledhur dhjetëra studime të kryera nga mjekët e kombësive të ndryshme, tregon se, në mbarë botën, madhësia e penisit të ngritur varion midis 9.6 dhe 16 cm (3.8 dhe 6.3 polç). Është sugjeruar se ky variacion në madhsë shkaktohet jo vetëm nga gjenetika , por edhe nga faktorë mjedisorë, të tilla si medikamentet e fertilitetit, kultura, dieta, dhe ekspozimi nga ndotja. 

Penisi më i gjatë i dokumentuar zyrtarisht u zbulua nga mjeku Robert Latou Dickinson. Ajo ishte 34.3 cm (13.5 polç) në gjatësi dhe 15.9 cm (6.26 polç) në  cirkumferencë.

Ngritja

Penisi 
Ereksioni.

Ngritja është ngurtësimi dhe rritja e penisit, i cili ndodh gjatë kënaqësisë seksuale, edhe pse ajo mund të ndodhë edhe në situata jo-seksuale. Mekanizmi primar fiziologjik përgjegjës për ngritjen është zgjerimi autonomic i arterieve që furnizojnë gjakun në penis, çka lejon pompimin e gjakut brenda tre boshtet e indeve sfrungerore të penisit, çka shkakton zgjatimin dhe zgjerimin e tij.

Ngritja e lehtëson marrëdhënien seksuale edhe pse nuk është thelbësore për aktivitete të tjera seksuale.

Këndi i ngritjes

Edhe pse shumë penisë të ngritur kanë një drejtim të lehtë nga lart, është e zakonshme dhe normale për penisin e ngritur të ketë drejtim të theksuar nga lart, drejtim të theksuar nga poshtë, drejtim të lehtë nga poshtë ose në pozicion vertikal, në varësi të tensionit të ligamentit mbështetës, i cili siguron mbajtjen konstante të pozicionit gjatë ngritjes.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Penisi AnatomiaPenisi Shih edhePenisi ReferimePenisi Lidhje të jashtmePenisiEjakulacioni tek MeshkujtEjakulimiIndi (organ)LëkuraProstatiSperma

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ShtatzëniaJordaniaQiprojaGjakuShenjat astrologjikeKanceri i qafës së mitrësLista e sureve në KuranÇPasaporta e KosovësParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaKalaja e ElbasanitInfeksioni seksualisht i transmetueshëmDita Botërore e LibritPrezervativiDhëmbët e njeriutKaratiLista e kalave në ShqipëriRimaKëshilli i EvropësVaginaSingaporiAriPopullsia e BotësEklipsi i HënësPoloniaTeknologjiaADNUltësira Perëndimore e ShqipërisëDrogaGjergj FishtaPinokuBelgjikaPasoja e Luftës së Parë Botërore13 PrillRamush HaradinajPoetiKrimet e regjimit komunist në ShqipëriParalelogramiKanabisi (Drogë)FoljaPneumoniaEmrat e bukur të AllahutNarcisizmiBujar LakoMetaforaVitamina B12PranveraJupiteriBronkitiLasgush PoradeciKepi i RodonitMona LizaVlerësimi i nxënësveThethiSistemi urinarTretjaBimëtRomeo VeshajLiqeni i BovillësVeshiTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriDiarrejaUkrainaHënaLista e shfaqjeve teatraleCikli menstrualGjeografia e IranitAgim RamadaniThoma XhixhoLeukocitJuda MakabeTë drejtat e njeriutPankreasiRugova (rajon)Lista e elementeve kimike sipas numrit atomikFaqja kryesore🡆 More