Penisi është organi gjenital mashkullor, që gjithashtu shërben si kanal urinar.
Pjesët kryesore janë rrënja (radix); trupi (korpusin); dhe epitheliumi i penisit që përfshin lëkurën e boshtit dhe lafshën e penisit, të cilët mbulojnë glans penis. Trupi i penisit është i përbërë nga tri shtylla indesh: dy cavernosa corpora në anën dorsale dhe një corpus spongiosum mes tyre, në anën ventrale. Uretra e mashkullit kalon përmes gjëndrrës së prostatës, ku bashkohet me kanalin ejakulues, dhe pastaj përmes penisit. Uretra kalon përmes corpus spongiosum, dhe hapjes së tij, meatus, që qëndron në majën e glans penis. Kanali urinar është një pasazh qoftë për urinim dhe për derdhjen e spermës.
Shumica e penisit zhvillohet nga t njëjtat inde të embrionit nga ku zhvillohet klitorisi te femrat; ndërsa lëkura që mbulon penisin dhe uretra ka të njëjtën origjinë embrionale me labia minora tek femrat. Një ngritje është ngurtësimi dhe rritja e penisit, i cili ndodh gjatë kënaqësisë seksuale, edhe pse mund të ndodhë edhe në situata jo-seksuale.
Ndonëse rezultatet ndryshojnë sipas studimeve, konsensusi shkencor është që mesatarja e gjatësisë së penisit të ngritur është rreth 12.9–15 cm (5.1–5.9 polç), ku rreth 95 % e meshkujve pas pubertetit kanë një gjatësi brenda intervalit 10.7–19.1 cm (4.2–7.5 polç).
Trupi i penisit është i përbërë nga tri shtylla indesh: dy cavernosa corpora në anën dorsale dhe një corpus spongiosum mes tyre, në anën ventrale.
Pjesa e gjerë në fundin e corpus spongiosum njihet si glans penis, e cila mban lafshën, apo prepucin, një palë e lirshme lëkure që në të rriturit mund të tërhiqet për të ekspozuar glans-in. Zona në pjesën e poshtme të penisit, ku lafsha bashkëngjitet me glans-in, njihet si frenulum. Baza e rrumbullakuar e glans penis njihet si corona.
Uretra kalon përmes corpus spongiosum, dhe hapjes së tij, meatus, që qëndron në majën e glans penis. Kanali urinar është një pasazh qoftë për urinim dhe për derdhjen e spermës.
Penisi i njeriut ndryshon nga ai i gjitarëve të tjerë, duke qenë se penisi ynë baculum, një kockë brenda penisit që ndihmon me ngritjen, dhe në vend të saj e arrin ngritjen me anë të mbushjes me gjak të trupit të penisit.
Ndonëse rezultatet ndryshojnë sipas studimeve, konsensusi shkencor është që mesatarja e gjatësisë së penisit të ngritur është rreth 12.9–15 cm (5.1–5.9 polç), ku rreth 95% e meshkujve pas pubertetit kanë një gjatësi brenda intervalit 10.7–19.1 cm (4.2–7.5 polç). Gjithsesi, duhet pasur parasysh që mesatarja e madhësisë së penisit është pak më e madhe sesa mediana (mesorja) e madhësisë (pra, shumica e penisave janë nën mesataren e madhësisë).
Një projekt kërkimor, duke përmbledhur dhjetëra studime të kryera nga mjekët e kombësive të ndryshme, tregon se, në mbarë botën, madhësia e penisit të ngritur varion midis 9.6 dhe 16 cm (3.8 dhe 6.3 polç). Është sugjeruar se ky variacion në madhsë shkaktohet jo vetëm nga gjenetika , por edhe nga faktorë mjedisorë, të tilla si medikamentet e fertilitetit, kultura, dieta, dhe ekspozimi nga ndotja.
Penisi më i gjatë i dokumentuar zyrtarisht u zbulua nga mjeku Robert Latou Dickinson. Ajo ishte 34.3 cm (13.5 polç) në gjatësi dhe 15.9 cm (6.26 polç) në cirkumferencë.
Ngritja është ngurtësimi dhe rritja e penisit, i cili ndodh gjatë kënaqësisë seksuale, edhe pse ajo mund të ndodhë edhe në situata jo-seksuale. Mekanizmi primar fiziologjik përgjegjës për ngritjen është zgjerimi autonomic i arterieve që furnizojnë gjakun në penis, çka lejon pompimin e gjakut brenda tre boshtet e indeve sfrungerore të penisit, çka shkakton zgjatimin dhe zgjerimin e tij.
Ngritja e lehtëson marrëdhënien seksuale edhe pse nuk është thelbësore për aktivitete të tjera seksuale.
Edhe pse shumë penisë të ngritur kanë një drejtim të lehtë nga lart, është e zakonshme dhe normale për penisin e ngritur të ketë drejtim të theksuar nga lart, drejtim të theksuar nga poshtë, drejtim të lehtë nga poshtë ose në pozicion vertikal, në varësi të tensionit të ligamentit mbështetës, i cili siguron mbajtjen konstante të pozicionit gjatë ngritjes.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Penisi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.