Myslimanët

Një mysliman, ose myslimane, është një person që ndjek ose praktikon fenë islame, një fe monoteiste e bazuar në Kuran.

Myslimanët besojnë se Kurani është fjala e Zotit, e shpallur njerëzimit përmes profetit Muhammed. Ata gjithashtu ndjekin mësimet dhe veprimet (të njohura si synnetet) e Muhammedit, të shënuara në përmbledhje tradicionale të quajtur hadith. Fjala "mysliman" rrjedh nga arabishtja (مسلم muslim), që do të thotë "ai i cili i nënshtohet Zotit".

Muslimanët
Myslimanët
Falës në Kajro (1865)
Jean-Léon Gérôme
Popullsia Totale
rr.2 miliardë (2020)
Themeluesi
Zoti
Regjioni me popullsi të dalluar
Myslimanët Indonesi231,070,000
Myslimanët Pakistan213,161,100
Myslimanët Indi204,000,000
Myslimanët Bangladesh153,700,000
Myslimanët Nigeri99,100,000
Myslimanët Egjypt95,000,000
Myslimanët Iran82,900,000
Myslimanët Turqi82,800,000
Myslimanët Algjeri42,000,000
Myslimanët Kinë40,000,000
Religjioni
80–90% Islami Synit
10–20% Islami Shi'i
~1% Tjetër tradita Islame (p.sh. Kuranizmi dhe Ibadi)
Gjuhët
Liturgjike:
Arabishtja Kuranore
Të zakonshme:
Urdu, Arabishtja standarde moderne, Indonezianishtja, Bengalishtja, Gjuhët turkike, Gjuha perse dhe gjuhë të tjera në Botën Muslimane
Myslimanët
Myslimanë duke u falur në shtëpinë e një kreu arnaut (shqiptar). (Pikturë nga Jean-Léon Gérôme, viti 1857)

Shumica e myslimanëve do të pranojë si myslimanë të gjithë ata që e kanë dëshmuar publikisht shpalljen e fesë (shehadetin). Shehadeti thotë:

Unë besoj dhe dëshmoj se vetëm Allahu është Zot dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguari i Zotit.

Dëshmia nga Zoti mund të gjendet në Kuran, në Suren 3:18, që thotë: "All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij", që është dëshmia me cilën Zoti shprehet. Besimet e zakonshme të myslimanëve janë: se Zoti (arabisht: الله Allah) është një, i përhershëm dhe suprem (monoteizmi); se Zoti është i pakrahasueshëm, i vetëqendrueshëm, nuk lind e as nuk është i lindur; se Islami është versioni i plotë dhe univerzal i një feje të qëmotshme, që i është zbritur shumë profetëve, midis tyre Ibrahimin, Musain, Ismailin dhe Isanë; se shpalljet e mëparshme janë ndryshuar ose korruptuar gjatë kohës dhe se Kurani është shpallja përfundimtare e pandryshuar nga Zoti.

Praktikat fetare të myslimanëve janë të renditura në Pesë Shtyllat e Islamit, që, përveç shehadetit, përmban dhe të falurit e përditshëm (namazi), agjërimin gjatë muajit islam të Ramazanit, dhënien e lëmoshës (zeqati) dhe pelegrinazhin në Mekë (haxhi), të pakët një herë në jetë.

Shiko edhe

Referime

Myslimanët  Commons: Muslims – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Tags:

AllahuGjuha arabeHadithiIslamiKuraniMonoteizmiMuhammediPejgamberët në IslamPersonalitetiSynneti

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TransgjinorPiramidat e EgjiptitElefanti afrikanBig Brother VIP Albania (sezoni 2)Masturbimi i ndërsjelltëLufta e ÇanakalasëKanceriAli Pashë TepelenaMaqedonia e VeriutGjakovaZefi i VogelBeteja e PashtrikutNarcisizmiHepatiti BHIV/AIDSKorçaRamadan Pasmaciu - Dy shoketShqiponjaHixhameRoma e lashtëPsikozaVeshiMigrenaMusine KokalariDokumentet e Gjuhes ShqipeKolitiSinonimiNdotja e ujitGjermaniaNdarja e hënësFrancaKorridori VIIILetërsia shqipeBeni ecën vetëMarramendjaRepublika Popullore e ShqipërisëRomeo VeshajGjeografia e KukësitKrishtërimiSildenafilTiranaLeximiGjeografia e ShqipërisëPrejardhja e shqiptarëveLëvizja Nacional-ÇlirimtareAriu polarIbrahim RugovaMetaforaTargat e automjeteve të Bashkimit EvropianShkollat e para shqipeKozmetologjiaKundrinoriNamazi i teraviveEgjiptiAmerika VerioreAlfabeti shqipIndoneziaLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeDermatiti atopikLista e filmave të ShqipërisëEozinofiliaMajmuniEgjipti i lashtëNdotja akustikePoetiDemografia e IranitSejfulla MyftariNdre MjedaBletaLasgush PoradeciSarajet e bardhaAfrikaShahuVllehëtJupiteriDialektet e gjuhës shqipeTeoria e probabilitetitRajonet e Italisë🡆 More