Myqerem Janina

Mykerem ose Myqerem bej Janina (Stamboll, 1890 - Tiranë, 1989) ka qenë publicist, përkthyes i Institutit të Historisë gjatë regjimit komunist dhe i përndjekur politik.

Prej përkthimeve të tij dhe të Vexhi Buharasë u dha një ndihmesë e madhe për të njohur periudhën osmane të historisë shqiptare, përkthimet e tyre u përvetësuan nga punonjësit e institutit, duke mos ua përmendur emrin nëpër punime.

Mes veprimtarisë së tij përkthimore, spikat Defteri i Sanxhakut të Arbërit botuar nga historiani Halil İnalcık. Ka përkthyer gjithashtu edhe nga turqishtja moderne, duke sjellur për herë të parë autorin Azis Nesingjuhën shqipe.

Biografia

U lind në Stamboll më 1890, i biri i Azmi bej Janinës dhe Lalinur hanëm Vrionit. I ati nga dega Janina e trungut Asllan-Pashali ka qenë historian dhe prefekt në provinca të ndryshme të perandorisë, e ëma ishte e bija e Hasan beut të Vrionasve të Beratit. Studjoi për letërsi dhe histori në kryeqytetin e perandorisë. Ka shkruajtur ndër të përkohshmet deri më 1944, më 1928-'29 te «Shekulli i Ri» që botohej në Durrës me pseudonimin Augusti, më tej te «Java» (Tiranë, 1938) dhe «Flamuri» (Tiranë, 1944) me pseudonimin Osumi; më pas te «Drita» e 1938 me pseudonimin Osumi i Beratit, te «Ora» me pseudonimin Skyfteri, si dhe te «Bashkimi i Kombit» (Tiranë, 1944) me pseudonimin Shkrimtar i panjohur.

Më 1954 u internua në kampin e Kuçit, me shumë intelektual të tjerë. Më 1960 e thirrën në Tiranë, ku u emërua përkthyes në Institutin e Historisë për 19 vjet, duke përkthyer dokumentacionin osman dha ndihmesë të jashtëzakonshme në njohjen për njohjen e periudhës osmane të historisë shqiptare, përkthime të cilat i bëri duke ngelur gjithnjë në anonimat. Përveç përkthimeve përgatiti dhe osmanistët e rinj si Selami Pulaha, Kristaq Prifti, Gazmend Shpuza, Petrika Thëngjilli dhe Ferid Duka si lektor i turqishtes osmane në Universitetin e Tiranës.

U dënua për së dyti në moshën 89 vjeçare shtatorin e 1978.

Referime

Tags:

18901989BeuStambolliTiranaVexhi Buharaja

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Egla CenoLista e lumenjve në ShqipëriKaliGravitetiAtomiVloraPerandoria BizantineLumi i vdekurSistemi i organeve të frymëmarrjesHebrenjtëMitologjiaAtifete JahjagaLlojet e vargjevAntraksiPozicioni mashkulli-sipërRrethi i MatitJugosllaviaBeni ecën vetëBallkaniFjalë të urtaKalaja e ShkodrësDrogaDielliNiliFoshnjaHistoria HebrejeMargarita TutulaniFaqja kryesoreLëvizja Nacional-ÇlirimtareBig Brother VIP Albania (sezoni 2)EklipsiBunkerët në ShqipëriShaqir CërvadikuSteve JobsLaguna e KaravastasëAcidet dhe BazatLista e personaliteteve ilireVolejbolliGreqiaNikola TeslaPopullsiaKalaja e KrujësAkiliDarka e gabuarLista e maleve të ShqipërisëKalaja e RodonitKategoria SuperioreZef PllumiAziaMuzikaSistemi operativHonore de BalzakKoreja e JugutMyrteza ÇaushiFigura stilistikeEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeLista e sureve në KuranÇarls DarvinHarry PotterHarta e BotësParalelogramiLuiz EjlliLufta e TrojësTrekëndëshiNdotja e ajritTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriRespekt per te moshuarveAutobiografiaGjarpriShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreSami FrashëriMasturbimiShpella e GadimësHënaMarie Curie🡆 More