Mulla Sinan Maxhera

Mulla Sinan Maxherja ishte një atdhetar i rëndësishëm shqiptar, ai i takonte radhës së ulemave dhe brezit të patriotëve shqiptarë dhe ndër intelektualet e ulematë e shkolluara në medresen Isa Beg në Shkup, kreu Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll dhe rreshtohet në kryengritjet për pavarësinë shqiptare 1910-12.

Mulla Sinan Maxhera

Jeta

Mulla Sinan Maxherja lindi në fshatin MaxhereKaradakutPreshevës në vitin 1863, nga e ëma Ajetja dhe nga babai Bilalli, që asaj kohe i takonte kazasëGjilanit. Rridhte nga një familje me tradita patriotike, e cila vazhdoi edhe me traditën e tij.

Edukimi

Mësimet e para i mori te hoxha i fshatit, ndërsa medresenë e mesme e mbaroi në Shkup, për ta vazhduar më vonë Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll. Si ushtar i Perandorisë Osmane, mori pjesë në luftë kundër ushtrisë greke, ku qe plagosur. Ka punuar si hoxhë, në fshatrat Caravajkë, Pogragjë dhe Dobërçan të Gjilanit dhe aty, nxënësve, përveç lëndëve fetare, u mbante edhe ligjërata hsitorike me karakter kombëtar.

Veprimtaria

Ishte nga luftëtarët më besnikë të Idriz Seferit deri më 1910, kur edhe do ta varnin xhonturqit në Kaçanik. Sinan Maxhera i takonte radhës së ulemave, ai do të binte herët në kontakt me patriotët shqiptarë, për t’u ushqyer e rritur me ndjenja patriotike. Hoxhë Sinan Maxhera ishte shumë i afërt me Idriz Seferin, saqë thuhej se ishte edhe njëri nga sekretarët personalë jozyrtarë të tij. Ai, gëzonte autoritet në popull, andaj mulla Sinani luajti një rol të rëndësishëm edhe në pajtimin e gjaqeve dhe në zhdukjen e hakmarrjes. Mulla Sinan pos titullit që kishte marrë në Universitetin e Stambollit, ai mori pjesë në luftën e prillit të vitit 1910, përkrah Idriz Seferit dhe rreshtohet në kryengritjen për pavarësi në Luftën antiosmane kunder Xhavit dhe Dergut Pashës në Lëvizjen shqiptare për liri dhe pavarësi të viteve 1910-12 (si Beteja e Kumanovës, pastaj te Gryka e Kaçanikut, si dhe për çlirimin e Shkupit.

Përkushtimet

Citate: Sadulla Brestovci, i cili, në bazë të hulumtimeve të tij për rolin e ulemave në Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Hoxhë Sina Magjera, Mulla Idriz Caravajka, si edhe Mulla Halimi, Hoxhë Mehmeti, etj, në mes të tjerash, konstatonte: Materialet apo burimet e ndryshme arkivore dhe tregimtare, që hedhin dritë mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare të Kosovës, në përgjithësi, na japin një mbështetje të fortë të konstatojmë se ulemaja shqiptare dhe kleri katolik, përgjithësisht nuk qe kundër lëvizjes i tillë vlen kryesisht për periudhën e fundit të shekullit XIX e të fillimit të shekullit XX, sidomos lidhur me periudhën e kryengritjeve e të aksioneve të armatosura. Si prej klerit mysliman ashtu edhe atij katolik, pati të atillë që e kuptuan Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe rolin e saj pozitiv, që e simpatizuan atë, e ndihmuan atë dhe morën pjesë aktive në të, sidomos në kazanë e Gjilanit. Për trimërinë e treguar në këtë kryengritje, populli i thuri edhe këngë:Ky Kostarni veç po dridhet/ Hoxhë Sinani nuk po lidhet, \Sinan hoxha len Kuranin\ Ka marr pushkën dhe xhamadanin.

Arrestimi dhe burgosja

Pas shuarjes së kryengritjes, pushteti xhonturk do të organizonte ekspedita ndëshkuese kundër kryengritësve shqiptarë, kështu që mulla Sinani do të arrestohej e të burgosej në Kaçanik.

Gjykata ushtarake xhonturke, së bashku me 6 të tjerë, do ta dënonte me vdekje. Mulla Sinani u var në njä dardhë në një fshat të Kaçanikut më 7 korrik 1910 dhe u varros në varrezat e vjetra të këtij qyteti. Pas luftës së Kaçanikut e të Carralevës, Ku si lumë u derdh gjaku shqiptar dhe gjaku i armikut, ushtria turke, nën komandën e Turgut Pashës, nisi të bënte krime të pandalura e tortura dhe vrasje të tmerrshme, nëpër të gjitha trojet shqiptare.

Nuk kursehej asgjë e nuk përfillej askush. Viktima ishin si të rriturit, ashtu edhe fëmijët. Filloi të digjte, të shkatërronte, të masakronte, të dhunonte, të burgoste dhe të vriste në të gjitha fshatrat shqipetare, në shenjë hakmarrjeje për humbjet që kishin pësuar. Nga kjo dhunë e nga këto represiale u humbën shumë jetë të pafajshme dhe shumicës prej tyre që nga ajo kohë e deri sot nuk i dihet as varri, siq ishin Xhaxhi im, Durak Fetah - Çaushi dhe djali i Xhaxhit Mexhit Bajram Maliqi. Derisa shumë paraardhësve tanë nuk dihej se Ku gjendej varri i të ndjerëve,...

Trashëgimia

Katër muaj pas vdekjes së mulla Sinanit, gruas së tij i lindi një djalë, të cilit i dhanë emrin e trashëgimtarit Sinan, i cili vazhdoi rrugën e të atit të tij në fshatin Maxhere të Karadakut të Preshevës në nivel të edukimit të medreses.

Lidhje tjera

Referimet

Tags:

Mulla Sinan Maxhera JetaMulla Sinan Maxhera EdukimiMulla Sinan Maxhera VeprimtariaMulla Sinan Maxhera PërkushtimetMulla Sinan Maxhera Arrestimi dhe burgosjaMulla Sinan Maxhera TrashëgimiaMulla Sinan Maxhera Lidhje tjeraMulla Sinan Maxhera ReferimetMulla Sinan MaxheraMedreseja e Isa BeutShkupStambolliUlema

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Erion VeliajRumaniaMbiemriÇrregullimi bipolarIsmail QemaliKozmetologjiaFormat e shtjelluara të foljesMuri i BerlinitShqipëria në vitet 1912-1939GjeniHarta e BotësYlliHidrogjeniVeshiPrilli i thyerGomariRobert NdrenikaForcat e Armatosura të IranitNdotjaFeja në ShqipëriElefanti afrikanArben TaravariPsoriazaMesxhidi AksaSëmundja e AlzheimeritMultiple sklerozaProlaktinaGjermaniaPashallëku i ShkodrësMbretëria e IlirisëWikipedia shqipIlir Shaqiri (balerin)Sistemi i qarkullimit të gjakutPranveraHistoria e fesë islameFutbolliOrgazmaIshemiaIsmail KadareApoloniaAriu polarDializaThyesaKundrinoriBeni ecën vetë (libër)Sindroma DownGjeografia e ShqipërisëSildenafilDiabeti i tipit 2Josip RelaGravitetiKroaciaBig Brother Albania 1Mbreti Zogu IMbipeshaTrëndafiliMenstruacionetPerëndimi i diellitBakteriMësimdhënia me bazë kompetenceShkencaMyrteza ÇaushiLionel MessiRebelimi i vitit 1997MolosëtPashkëtLogopediaThethiHistoria e DurrësitEmiratet e Bashkuara ArabeRrahman DedajÇrregulimi obsesiv-kompulsivLufta Izrael-Gaza 2023Lista e festave në KosovëKultura e ShqipërisëMartesa islameZënia e Diellit (Eklipsi)Kështjella (Ismail Kadare)🡆 More