Leukocitet janë qeliza të bardha të gjakut, të cilët janë pa ngjyrë por nën mikroskop duken me ngjyrë të bardhë e çelur, dhe kanë madhësi dhe forma të ndryshme.
Ky article është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Për dallim nga eritrocitet, leukocitet janë dy fish më të mëdha, por për nga numri janë më të paktë (raporti mes tyre qëndron me 1:500). Leukocitet në organizmin e njeriut luajnë rolin mbrojtës, ku bën eliminimin e sulmuesve të huaj, kështu që në vendin ku është i infektuar mblidhet një sasi e madhe e leukociteve. Kjo dukuri ndryshe quhet edhe fagocitozë dhe është mekanizëm i rëndësishëm që i mundëson organizmit të trupit të mbrohet prej infeksioneve të ndryshme. Qelizat e bardha të gjakut formohen në palcën e ashtit si dhe në gjëndrat limfatike, dhe këto ndahen në lloje të ndryshme duke u bazuar në funksionin e tyre që kanë. Leukocitet lëvizin në mënyrë ameboide, dhe janë shumë aktiv.
Leukocitet i takojnë sistemit imunologjik. Në organizëm bëjnë eliminimin e shkaktarëve të sëmundjeve siç janë: bakteriet, viruset, kancerit, toksinet, kërpudhat dhe protozoarët.
Sipas metodës Papenhajmit të ngjyrosjes, leukocitet i ndajmë në dy grupe:
Limfocitet ndahen në: Limfocite-B, Limfocite-T.
Granulocitet ndahen në: Granulocite neutrofile, Granulocite euzinofile dhe Granulocite bazofile.
Rritja e numrit të leukociteve quhet Leukocitozë.
Zvogëlimi i numrit të leukociteve quhet Leukopeni.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Leukocit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.