Leukocit

Leukocitet janë qeliza të bardha të gjakut, të cilët janë pa ngjyrë por nën mikroskop duken me ngjyrë të bardhë e çelur, dhe kanë madhësi dhe forma të ndryshme.

Për dallim nga eritrocitet, leukocitet janë dy fish më të mëdha, por për nga numri janë më të paktë (raporti mes tyre qëndron me 1:500). Leukocitet në organizmin e njeriut luajnë rolin mbrojtës, ku bën eliminimin e sulmuesve të huaj, kështu që në vendin ku është i infektuar mblidhet një sasi e madhe e leukociteve. Kjo dukuri ndryshe quhet edhe fagocitozë dhe është mekanizëm i rëndësishëm që i mundëson organizmit të trupit të mbrohet prej infeksioneve të ndryshme. Qelizat e bardha të gjakut formohen në palcën e ashtit si dhe në gjëndrat limfatike, dhe këto ndahen në lloje të ndryshme duke u bazuar në funksionin e tyre që kanë. Leukocitet lëvizin në mënyrë ameboide, dhe janë shumë aktiv.

Leukocit
Nga e majta në të djathtë: Eritrocite (djathtë), Trombocite (mes), Leukocitë (majtas)

Leukocitet i takojnë sistemit imunologjik. Në organizëm bëjnë eliminimin e shkaktarëve të sëmundjeve siç janë: bakteriet, viruset, kancerit, toksinet, kërpudhat dhe protozoarët.

Morfologjia e leukociteve

Sipas metodës Papenhajmit të ngjyrosjes, leukocitet i ndajmë në dy grupe:

  1. Leukocite limfatike (Limfocitet)
  2. Leukocite mieloike (Monocitet, qelizat dendrine, mastocitet dhe granulocitet)

Limfocitet ndahen në: Limfocite-B, Limfocite-T.

Granulocitet ndahen në: Granulocite neutrofile, Granulocite euzinofile dhe Granulocite bazofile.

Vlera dhe sasia

  • Vlerat normale të leukociteve në gjakut e njeriut
    Të rriturit: 4.000 - 10.000/µl (njësia e vjetër) 4 - 10 mal 109/l (njësia e re)
    Shkollarët: 5.000 - 15.000/µl (njësia e vjetër) 5 - 15 mal 109/l(njësia e re)
    Fëmijët e vegjël: 6.000 - 17,5000/µl(njësia e vjetër) 6 - 17,5 mal 109/l (njësia e re)
    Fëmijët e sapolindur: 9.000 - 30.0000 /µl(njësia e vjetër) 9 - 30 mal 109/l(njësia e re)

Rritja e numrit të leukociteve quhet Leukocitozë.

  • Sasia e qelizave imunologjike të shprehur në %

Zvogëlimi i numrit të leukociteve quhet Leukopeni.

Sëmundjet që ndërlidhen me leukocitet

Foto Mikroskopike

Tags:

Leukocit Morfologjia e leukociteveLeukocit Vlera dhe sasiaLeukocit Sëmundjet që ndërlidhen me leukocitetLeukocit Foto MikroskopikeLeukocitEritrociteGjaku

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

IriqiFerma VIPZhurmat në veshMuri i BerlinitDemografia e ShqipërisëHaki StërmilliSistemi muskulorVitamina DLista e bimëveSkeleti i njeriutGreqia e lashtëElefanti afrikanNamazi i teraviveFiset shqiptareZake PrelvukajTrombocitiLista e gjeografive të shteteveLista e kafshëve të egraSportiÇrregulimi obsesiv-kompulsivRrethiHemoglobinaVendkalimet kufitare të ShqipërisëHimni i FlamuritIslami në botëKongresi i ManastiritLista e lumenjve në ShqipëriFinlandaRusiaKuraniAli Pashë TepelenaNoizyOlen CesariDerriParotitiTretjaRajoni JuglindorProdhimi i birrësPozicioni seksualSuediaHistoria e KuranitAdoleshencaLindja e parakohshmeSarajet e bardhaThyesaManjola NalbaniSistemi riprodhues femërorUshtria Çlirimtare e KosovësDritan Hoxha (gazetar)AgnosticizmiLumi i DrinitRryma elektrikeGjuhët indo-evropianeFeja në ShqipëriHormonetShtatë mrekullitë e botësLidhëzaVitamina B12Kalaja e BeratitBletaShpendëtRamush HaradinajËMbipeshaLista e festave në KosovëLista e lumenjve në KosovëAustraliaBradikardiaHepatitiIsmail QemaliMesopotamiaVolejbolliEmpatiaKF TiranaForcat e Armatosura TurkeMajat më të larta malore në KosovëAthinaLigjet e NjutonitLista e markave të automobilave🡆 More