Leja e Drejtimit (Patenta) është një dokument zyrtar i cili autorizon një individ të ngasë një mjet me motor: motoçikletë, veturë, kamion apo autobus.
Kjo leje drejtimi mund të sigurohet vetëm pasi kalohet me sukses një provim teorik mbi njohuritë e kodit rrugor dhe praktik mbi aftësitë e drejtimit të mjetit në terren.
Leja e Drejtimit në Shqipëri (Patenta) lëshohet nga strukturat e DPSHTRR.
Patenta e Shqipërise që lëshohet prej muajit maj te vitit 2005 është prej formati plastik.
Leja e Drejtimit (Patenta) është një dokument zyrtar i cili autorizon një individ të ngasë një mjet me motor: motoçikletë, veturë, kamion apo autobus.
Tabela nr. 01
Mosha (M) | Kategoritë e lejedrejtimit
| Kategoritë e lejedrejtimit të posaçme | ||||
AM, A1, A2, A, B1, B, BE | C1, C1E, C, CE | D1, D1E, D, DE | ||||
AM, A1, A2, A, B1, B | C1, C | |||||
Deri në 50 vjeç | 10 vjet | 5 vjet | 5 vjet | 5 vjet | 5 vjet | |
50 < M ≤ 60 | 5 vjet | 3 vjet | ||||
60 < M ≤ 65 | 3 vjet | 3 vjet | ||||
65 < M ≤ 70 | 2 vjet mjet deri 20 ton + DAPF | 3 vjet + çdo 1 vit DAPF (Për taksi) | Ska | |||
70 < M ≤ 80 | 3 vjet | Ska | Ska | Ska | ||
M > 80 | 3 vjet + çdo 1 vit DAPF | Ska | Ska | 3 vjet + çdo 1 vit DAPF | Ska |
Tabela nr. 02
| |
LEJEDREJTIMI | AFTËSIA PËR TË DREJTUAR |
Kategoria AM Mosha minimale 16 vjeç | • ciklomotorë me dy rrota, kategoria L1, projektuar me shpejtësi maksimale mëtë madhe se 25 km/orë dhe jo më shumë se 45 km/orë, cilindrita e të cilit është më e vogël osee barabartë me 50 cm³, nëse është me djegie të brendshme, ose fuqia nominale e vazhduar e të cilit është më e vogël apo e barabartë me 4 kw, për motorët elektrikë; • mjete me tri rrota, kategoria L2, projektuar me shpejtësi maksimale më tëmadhe se 25km/orë dhe jo më shumë se 45 km/orë dhe me motor me cilindratë më të ulëtose të barabartë me 50 cm³, nëse është me ndezje të komanduar, ose fuqia maksimale e të cilit është më e ulët apo e barabartë me 4 kw, për motorët e tjerë me djegie të brendshme, ose fuqianominale e vazhduar e të cilit është më e vogël ose e barabartë me 4 kw, për motorët elektrikë; • mjete me katër rrota të lehta, kategoria L6, masa bosh e të cilave është më e ulëtose e barabartë me 350 kg, duke përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrike,projektuar me shpejtësi maksimale më të madhe se 25 km/orë dhe jomë shumë se 45 km/orë, me cilindratë të motorit më të ulët ose tëbarabartë me 50 cm³, për motorët me ndezje të komanduar, ose fuqiamaksimale e të cilit është më e ulët apo e barabartë me 4 kw, për motorët e tjerë medjegie të brendshme, ose fuqia nominale e vazhduar e të cilit është më e vogël ose ebarabartë me 4 kw, për motorët elektrikë. |
Kategoria A1 Mosha minimale 18 vjeç | • motor pa kosh (kategoria L3) me cilindratë deri 125 cm³ dhe fuqi max deri11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.1 kw/kg; • motor me kosh (kategoria L4) me cilindratë deri 125 cm³ dhe fuqi max deri11 kw, me raport fuqi/peshë jo më shumë se 0.1 kw/kg; • tricikël (motomjete me tri rrota, simetrike ndaj aksit gjatësor, kategoria L5),me fuqi deri 15 kw; • makina bujqësore dhe komplekset e mjeteve bujqësore që nuk i kalojnë kufijtë e përcaktuar në nenin 53, pika 4 e Kodit Rrugor (gjerësia: 1.6 m, gjatësia: 4m,lartësia 2.5 m, masa maksimale e autorizuar me ngarkesë: 2.5 tonë, shpejtësia: 40 km/orë). |
Kategoria A2 Mosha minimale 18 vjeç | • motor pa kosh (kategoria L3), me fuqi maksimale deri 35 kw, me raport fuqi/peshëjo më shumë se 0.2 kw/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me më shumë se dyfishi i fuqisë së tij; • motor me kosh (kategoria L4) me fuqi maksimale deri 35 kw, me raportfuqi/peshë jo më shumë se 0.2 kw/kg dhe që nuk rrjedh nga një mjet me mëshumë se dyfishi i fuqisë së tij. |
Kategoria A Të paktën 2 vjet pas A2 | • motomjete me fuqi më të madhe se 15 kw (motomjete me tri rrota, simetrikendaj aksit gjatësor) dhe me kusht që të jenë mbi 21 vjeç; • motorët pa kosh (L3) ose me kosh (L4) që nuk i përkasin kategorive A1 dhe A2. |
Kategoria B1 Mosha minimale 18 vjeç | • motomjete me katër rrota, të ndryshëm nga ata AM, masa pa ngarkesë e të cilaveështë më e vogël ose e barabartë me 400 kg ose 550 kg për mjetet e destinuara për transport mallrash (kategoria L7), përjashtuar masën e baterive për mjetet elektrike, të cilat fuqinë maksimaleneto të motorit e kanë më të ulët ose të barabartë me 15 kw; • mjete të tjera që konsiderohen motomjete me tri rrota simetrike ndaj aksitgjatësor (të kategorisë L5). |
Kategoria B Mosha minimale 18 vjeç | • automjete me masë maksimale të autorizuar jo më të madhe se 3500 kgdhe me jo mëshumë se 8 ndenjëse, përjashtuar ndenjësen e drejtuesit tëmjetit. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio të lehtë osenjë gjysmërimorkio që nuk e kalon masën maksimale të autorizuar 750 kg; • motomjete me tri rrota simetrike ndaj aksit gjatësor me fuqi më të madhe se 15 kw; • motomjete të kategorisë A1 me kusht që mbajtësi i lejedrejtimit të jetë të paktën 21vjeç; • makinat bujqësore; • makinat teknologjike. |
Kategoria B me kodin 96 Të paktën 1 vit pas B | • kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio ose gjysmërimorkiojeqë i kalon 750 kg, kur masa maksimale e autorizuar e një kombinimi të tillë është sidoqoftë më i vogël se 4250 kg. |
Kategoria BE Të paktën 1 vit pas B | • kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkio osegjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios osegjysmërimorkios nuk i kalon 3500 kg; |
Kategoria C1 Të paktën 1 vit pas B | • automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale eautorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg, por jo më shumë se 7500 kg ose i projektuar dhe ikonstruktuar për transportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin eautomjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale eautorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg; •autokampe |
Kategoria C1E Të paktën 1 vit pas C1 | • kombinimi i një mjeti motorik të kategorisë C1 dhe një rimorkioje osegjysmërimorkioje, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është mëshumë se 750 kg, por masa maksimale e autorizuar e kompleksit të formuar nuk i kalon 12000 kg; • kombinimi i një mjeti të kategorisë B dhe një rimorkioje apo gjysmërimorkioje, masa e autorizuar e të cilave i kalon 3500 kg, me kusht që, në masë, kombinimi i autorizuartë mos i kalojë 12000 kg. |
Kategoria C Të paktën 3 vjet pas B | • automjete të ndryshëm nga ato të kategorive D1 e D, masa maksimale eautorizuar e të cilëve i kalon 3500 kg dhe të projektuar e konstruktuar përtransportin e jo më shumë se tetë pasagjerëve, përjashtuar drejtuesin eautomjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimalee autorizuar e së cilës nuk e kalon 750 kg. |
Kategoria CE Të paktën 1 vit pas C | • kombinimi i një mjeti të kategorisë C me një rimorkio osegjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg. |
Kategoria D1 Të paktën 1 vit pas C | • automjet i projektuar dhe konstruktuar për jo më shumë se 16pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit, dhe me gjatësi maksimale që nuki kalon 8 m. Mjetet e kësaj kategorie mund të tërheqin një rimorkio, masa maksimale eautorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg. |
Kategoria D1E Të paktën 1 vit pas D1 | • kombinim i një mjeti të kategorisë D1 me një rimorkio osegjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është mëshumë se 750 kg. |
Kategoria D Të paktën 3 vjet pas C | • automjete të projektuar dhe konstruktuar për transportin e më shumë se 8pasagjerë, përjashtuar drejtuesin e automjetit. Mjeteve të kësaj kategorie mund t’u lidhet një rimorkio, masa maksimale e autorizuar e së cilës nuk i kalon 750 kg; |
Kategoria DE Të paktën 1 vit pas D | • kombinimi i një mjeti të kategorisë D me një rimorkio osegjysmërimorkio, ku masa maksimale e autorizuar e rimorkios ose gjysmërimorkios është më shumë se 750 kg. |
Leja e Drejtimit në Kosovë (Patentë shoferi) lëshohet nga autoriteti perkates.
Patenta e Kosovës që lëshohet prej vitit 2000 është prej formati të ri.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Leje Drejtimi, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.