Kel Marubi: Fotograf shqiptar

Mikel Kodheli ose si u njoh më vonë, Kel Marubi (1870 - Shkodër, 13 mars 1940) ka qenë fotograf, piktor dhe veprimtar i Lëvizjes Kombëtare.

Gjatë periudhës së monarkisë qe edhe fotograf i Oborrit Mbretnor.

Biografia

U lind më 1870, i biri i Rrok Kodhelit, i ati përkujdesej për shtëpinë dhe ishte kopshtari i fotografit Pietro Marubi. Pasi i vdiq i vëllai, Matia, që ishte çirak dhe ndihmës i fotografit italian, Marubi mori Kelin në vend të vëllait. Më pas Keli u dërgua edhe ai në Trieste për t'u edukuar pranë Guglielmo Sebastianutti. Pas vdekjes së Marubit, Keli trashëgoi vendin e tij të punës si dhe mbajti mbiemrin e tij.

Më 1908 para se të shpallej Hyrrijeti, frymëzoi dhe themeloi klubin "Gjuha shqipe" në Shkodër, ndërsa më 1909 formoi dhe drejtoi grupin lokal "Bashkimi". Shpërndante në qytet Albania-n e Konicës, veprimtari për të cilën valiu Qazim Pasha desh ta internonte në Lezhë. Por më pas arriti të siguronte lejen e botimit të një gazete gjysmë osmanisht e gjysmë shqip me emrin "Zani i Shkodrës".

Ndërroi jetë më 13 mars 1940 në Shkodër, profesionin e tij e vijoi i biri, Gega.

Referime

Shih edhe

Tags:

13 Mars18701940Shkodra

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

FizikaKongresi i VjenësLista e shkrimtarëve shqiptarëFluturaGjeografia e TiranësKiliSonetiAbdesiBashkitë e ShqipërisëOrkestra simfonikeHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)Aleksandri i MadhGjithësiaYlliSintaksa e gjuhes shqipeGjergj FishtaIkametiLëvizja Nacional-ÇlirimtareDua LipaForca e Sigurisë së KosovësGjenerali i ushtrisë së vdekurNjeriuRënia e komunizmit në ShqipëriTeoria e probabilitetitPartia e Punës e ShqipërisëMacjaSarandaMagneziumiLista e fjalëve në IslamHidrogjeniFituesit e Kampionatit Botëror në FutbollDisleksiaInstrumenti muzikorShqipëria nën pushtimin italian (1939–1943)SuediaVeshkaPlanetiSistemi i organeve të frymëmarrjesBujqësiaMetaforaLepuriDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutUEFA Kampionati Evropian i FutbollitMeningjitiProzaGegërishtjaOdisejaMultiple sklerozaEnergjia dielloreTrombocitiHarry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)Fuqia (fizikë)Pelikani kaçurrelKriprat mineraleSazaniSeminariKongresi i BerlinitCikli i UjitAfrikaQytetet e ShqipërisëVullkaniDeti JonAleksandër Stavre DrenovaMusaiTë drejtat e njeriutRevolucioni FrancezIshemiaMid'hat FrashëriEsad pashë ToptaniKitaraTotalitarizmiPogradeciIbrahim RugovaDokumentet e Gjuhes ShqipeEpitetiLushnjaVenusi🡆 More