Gjuha Italiane: Gjuhë romane

Gjuha italiane apo italishtja (Italisht: lingua italiana) është një gjuhë italike (neolatine) e zhvilluar nga varianti fjorentin.

Italisht
Gjuha Italiane: Historia, Shpërndarja e gjuhës, Shënime
Shqiptimi[itaˈljaːno]
RajoniEvropa jugore
Folës amtare
85 milion
Familje gjuhësore
Gjuhët indo-evropiane
  • Gjuhët italike
    • Gjuhët romane
      • Toskan
        • Italisht
          • Italisht
Kodet gjuhësore
ISO 639-1it
ISO 639-2ita
ISO 639-3ita
Glottologital1282

Është gjuha e 21-të më e folur në botë. Flitet nga 63,5 miljonë veta si gjuhë amëtare, kryesisht në Itali, San Marino, Vatikan, Zvicër (ku është edhe gjuhë zyrtare), Kroaci, Slloveni, Francë (me minoranca që gjenden afër Italisë), si dhe në shtetet ku gjenden emigrantë italianë (SHBA, Argjentine, Brazil). Është një nga gjuhët më të studiuara në botë për shkak të rëndësisë nderkombëtare, pasurinë kulturore dhe turizmit. Gjuha italiane është gjuha e huaj më e folur në Shqipëri.

Historia

Lindja dhe zhvillimi i gjuhës

Si të gjitha gjuhët e tjera Italike, edhe italshtja është zhvilluar nga gjuha latine ''vulgare'' (e folur në gadishullin Apenin jashte ambjentit fetar dhe shkollor).

Gjuha italiane vjen nga dialekti i toskanës, varianti i të cilës konsiderohej më i ''pastër'' dhe zonë nga e cila kanë ardhur shumë shkrimtarë italjanë, si p.sh. Petrarka dhe i ati i gjuhes italiane, Dante Alighieri.

Gjëndja politike e Italisë, si një shtet shumë i copëtuar nga ana gjeografike vonoi standardizimin e gjuhës italiane, i cili ndodh në shekullin e 20-të. Në gjysmën e 1800-ës, më pak se 10 % e italisë fliste gjuhën italiane. Në shtetin Italian kemi nje continuum gjuhësor dhe numëri i dialekteve diskutohet edhe në ditët e sotme. Bashkimi gjuhësor i italishtës ndodhi vetëm pas industrializimit, luftës së parë botërore, zhvillimit të valëve radiofonike, emigrimit nga jugu në veri dhe sidomos mbas përhapjes së televizorit.

Shpërndarja e gjuhës

Në Itali

Sot italishtja përdoret nga shumica e popullsisë italiane nga të gjitha shtresat dhe përdoret i njëjti variant në kontekste zyrtare dhe në gjuhën e përditshme. Sipas ISTAT, në 2006 72,8 % e Italisë flet “vetëm italisht”, 19 % “italisht dhe dialekt” dhe 5,4 % “vetëm dialekt”. Është akoma i theksuar përdorimi i dialekteve të ndryshme sidomos në moshën e tretë. Më shumë se 92 % e popullsisë flet italisht.

Jashtë Italisë

Gjuha Italiane: Historia, Shpërndarja e gjuhës, Shënime 
Vendet italofone

Gjuha italiane flitet nga 13 % e popullsisë së Bashkimit Evropian (në vënd të tretë mbas anglishtes dhe gjermanishtes. 3 % e flet si gjuhë të dytë.

Në Shqipëri

Gjuha italiane njihet nga 73 % e popullsisë (1.600.000 njerëz), vendi i parë për.

Shënime

Referime

  • Berloco, Fabrizio (2018). The Big Book of Italian Verbs: 900 Fully Conjugated Verbs in All Tenses. With IPA Transcription, 2nd Edition (në anglisht). Lengu. ISBN 9788894034813.
  • Palermo, Massimo (2015). Linguistica italiana (në italisht). Il Mulino. ISBN 9788815258847.
  • Simone, Raffaele (2010). Enciclopedia dell'italiano (në italisht). Treccani.

Tags:

Gjuha Italiane HistoriaGjuha Italiane Shpërndarja e gjuhësGjuha Italiane ShënimeGjuha Italiane ReferimeGjuha Italiane

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Seksi analElhamdulilahVitamina B12KroaciaEklipsiDita e TokësInsulinaProzaRrafshi i DukagjinitNata e KadritDrini i BardhëFara e ZezëBallkaniKulla EiffelMbreti Zogu IShqipëria e MesmeBakteriSerbiaEnergjia e erësTretjaKongresi i LushnjesXhensila MyrtezajMali i ZiRaúl AlbiolLasgush PoradeciLigji i ArkimeditFiset ilireEnergjia kinetikeShBAFërkimiKategoria Superiore 2013–14Isak NjutoniLidhëzaLista e maleve të ShqipërisëUlçera në stomakBashkimi i ItalisëIndiaEnergjia bërthamoreInflacioniNarcisizmiSokratiAleksandri i MadhPHPenisiAcidiPoeziaKongresi i BerlinitKubi (gjeometri)Ndarja administrative e ShqipërisëXha GorioMenopauzaSportiBalli KombëtarLufta e Dytë BotëroreMarin BarletiKoha e hekuritSkënderbeuNdotjaHans Kristian AndersenTrekëndëshiMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutShenjat e qarkullimit rrugorDynymKosovaEgjipti i lashtëNatriumiLumi i DrinitKalaja e GjirokastrësAlbano BogdoDermatiti atopikRamazaniZgjoi /Hive (film)LimfocitiKërpudhatTumori i truritFieriDializaMuzika shqiptare🡆 More