Dua Lipa: Këngëtare angleze dhe shqiptare (lindur 1995)

Dua Lipa (22 gusht 1995) është një këngëtare, tekstshkruese dhe modele angleze dhe shqiptare, që jeton në Londër, Angli.

Në vitin 2015, ajo nënshkroi kontratë me Warner Music Group dhe publikoi albumin e saj të parë Dua Lipa në vitin 2017. Albumi u rendit në vend të tretë në Grafikun e Albumeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe përmbante nëntë këngë, duke përfshirë "Be the One" dhe "IDGAF", si dhe këngën numër një në Mbretërinë e Bashkuar, "New Rules", e cila u radhit në vend të gjashtë në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2018, Lipa fitoi çmimin Brit Awards për kategoritë Solo Artistja më e Mirë dhe Artistja më e Mirë e Re.

Dua Lipa
Dua Lipa: Jeta e hershme, Karriera, Puna artistike
Lipa në 2022
U lind në (1995-08-22) 22 gusht 1995 (28 vjeç)
Londër, Angli
ArsimiParliament Hill School
Profesioni
  • këngëtare
  • tekstshkruese
  • modele
  • dizajnere e modës
Vite aktiviteti2014–sot
Works
Gjatësia1.73 m (5 ft 8 in)
ÇmimetLista e plotë
Karierra Muzikore
Zhanret
Instrument(et)Vokal
Labeli
  • Warner
  • Urban
Websitedualipa.com
Nënshkrimi
Dua Lipa: Jeta e hershme, Karriera, Puna artistike

E publikuar në prill të vitit 2018, kënga "One Kiss" në bashkëpunim me Calvin Harris, mbërriti të radhitet e para në Mbretërinë e Bashkuar dhe ishte kënga që qëndroi më gjatë në vendin e parë nga një këngëtare. Me këtë këngë, ajo e fitoi çmimin Brit Award për Këngën e Vitit. Në vitin 2019, ajo fitoi çmimin Grammy Award për kategorinë Artistja më e Mirë e Re. Ndërsa, kënga "Electricity", një bashkëpunim me Silk City, fitoi çmimin Grammy Award për kategorinë "Best Dance Recording". Suksesi i këngëve e ndihmoi albumin të bëhet njëri nga albumet më të transmetuara në Spotify dhe të arrijë të marrë vlerësime platini. Albumi i saj i dytë në studio Future Nostalgia zuri vendin e parë në Grafikun e Albumeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe në territore të tjera në botë. Albumi remiks Club Future Nostalgia, pasoi në gusht 2020 dhe mori vlerësime kritike universale.

Lipa ka fituar shumë çmime gjatë karrierës së saj, duke përfshirë tri çmime Grammy, pesë çmime Brit, një çmim American Music dhe dy çmime MTV Europe Music. Ajo është nominuar edhe për shtatë Billboard dhe dhjetë çmime MTV Video Music.

Jeta e hershme

Dua Lipa u lind në Westminster, Londër, në një familje shqiptare nga Kosova të larguar nga Prishtina në vitin 1992. Në lidhje me emrin e saj, Lipa shtjelloi: "Tani jam krenare për të. [...] Por kur isha e vogël, e gjitha që doja ishte të quhesha Hana, Sara, Ela... diçka normale. Sepse me emrin "Dua", njerëzve duhet t'ua shpjegoj: Jam nga Kosova." Babai i saj, Dukagjin Lipa është menaxher marketingu dhe vokalisti kryesor në një grup roku në Kosovë, Oda. Ndërsa nëna e saj, Anesa Lipa (Rexha) punon në turizëm. Lipa ka edhe një motër e një vëlla më të vegjël. Ajo, me gjysmë orari, ka ndjekur shkollën Sylvia Young Theatre School, një shkollë artistike teatrale, para se të zhvendosej me familjen e saj në Kosovë në vitin 2006, kur babai i saj gjeti një vend pune. Në Kosovë, ajo ndoqi shkollën "Mileniumi i Tretë" në Prishtinë dhe u bë fanse e artistëve hip hop, të cilët do të ndikonin në stilin e saj muzikor.

Në moshën 14-vjeçare, Lipa filloi të postojë në YouTube versionet e kënduara vetë, të këngëve të saj të preferuara nga artistë si: Pink, dhe Nelly Furtado. Pas një viti, ajo u rikthye në Londër me qëllimin që të bëhet këngëtare, jetoi me një shoqe dhe studioi në Parliament Hill School gjatë javës dhe në Silvya Young Theatre School të shtuneve. Për të fituar para për qëllimet e saj muzikore, Lipa pati profesione të ndryshme, si menaxhimi i restoranteve dhe klubeve të natës. Ajo punoi edhe si modele në katalogun online ASOS Marketplace, kur ishte 16 vjeçe, me qëllimin e vetëm që të takonte njerëz që mund ta ndihmonin ta ndiqte karrierën e saj muzikore, por dha dorëheqje pasi një menaxher i tha të humbte peshë. Në vitin 2013, këngëtarja mori pjesë në një reklamë televizive për The X Factor.

Karriera

2015-2018: Fillimet e karrierës dhe albumi Dua Lipa

Në vitin 2013, Lipa nënshkroi një kontratë me Tap Management, drejtuar nga Ben Mawson dhe Ed Millett, ndërsa punonte si kameriere në një bar kokteji. Më pas, ata i ofruan asaj një pagë mujore për ta lënë punën e saj dhe të përqëndrohej në regjistrimin e muzikës. Gjatë njërës prej seancave, Lipa shkroi këngën Hotter than Hell, e cila përfundimisht do ta çonte në nënshkrimin e saj të një marrëveshjeje me Warner Music Group në verën e vitit 2015. Millett deklaroi në mënyrë retrospektive: "Dua ishte me të vërtetë e zgjuar. Ajo nënshkroi me Warner Bros, pasi ata nuk kishin një artiste të madhe femër pop dhe kishin nevojë për një të tillë. Ata me të vërtetë e donin atë, kështu që ajo e kishte në fokus ekipin që nga dita e parë." Në gusht të vitit 2015, Lipa publikoi këngën e saj të parë "New Love", prodhuar nga Emile Haynie dhe Andrew Wyatt. Kënga e saj e dytë, "Be the One", u publikua për suksesin evropian në tetor të vitit 2015, duke arritur numrin një në Belgjikë, Poloni dhe Sllovaki, si dhe top 10 më të mirëve në mbi njëmbëdhjetë territore evropiane. Në Australi dhe Zelandën e Re, kënga arriti një sukses, duke arritur respektivisht numrat 6 dhe 20. Turneu i saj i parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë filloi në janar të vitit 2016 dhe përfundoi në nëntor, 2016.

Dua Lipa: Jeta e hershme, Karriera, Puna artistike 
Lipa në vitin 2016

Më 18 shkurt 2016, Lipa publikoi këngën e saj të tretë "Last Dance", e ndjekur nga "Hotter than Hell" më 6 maj. Kjo e fundit u bë një hit në mbarë botën, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, ku u rendit e 15-a. Më 26 gusht, u publikua kënga e pestë "Blow Your Mind (Mwah)", duke zënë vendin 30 në MB. Kënga shënoi hyrjen e parë e këngëtares në Billboard Hot 100 të SHBA-së, duke u rendituar e 72-a. Kënga gjithashtu kryesoi tabelën e Këngëve Billboard Dance Club dhe arriti numrin 23 në tabelën Billboard Mainstream Top 40. Lipa u shfaq në këngën e Sean Paul-it "No Lie", nëntor 2016, e cila arriti numrin dhjetë në MB. Muajin vijues, një dokumentar për Lipën me emrin "See in Blue" u realizua nga revista Fader. Në janar 2017, Lipa fitoi Çmimin EBBA Publik Award, dhe publikoi këngën "Scared to Be Lonely", një bashkëpunim me Martin Garrix, duke arritur numrin 14 në MB. Në maj të vitit 2017, ajo performoi në përvjetorin e kanalit televiziv indonezian SCTV dhe u dha si Artistja e re dhe premtuese ndërkombëtare në SCTV Music Awards.

Albumi i parë në studio i Lipës, Dua Lipa u publikua më 2 qershor 2017. Kënga e gjashtë e albumit, "New Rules", e publikuar një muaj më pas u bë kënga e parë e saj që arrin vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe kënga e parë nga një femër që arrin këtë vend që prej këngës "Hello" nga Adele në vitin 2015. Kënga më e shitur e saj deri më tani u fut në dhjetëshen e parë edhe në shtete të tjera, duke përfshirë vendin e dytë në Australi, vendin e gjashtë në Shtetet e Bashkuara dhe vendin e shtatë në Kanada. Lipa ka performuar në Festivalin Glastonbury në qershor. Në muajin pasardhës, ajo performoi edhe në We the Fest, një festival muzikor indonezian në Xhakarta. Ajo performoi në emisionin Later... with Jools Holland në kanalin BBC në tetor. Në dhjetor, Lipa u emërua femra më e dëgjuar e vitit 2017 në Mbretërinë e Bashkuar nga Spotify. Katër nga këngët e saj arritën të hynë në dhjetëshen e parë në MB në vitin 2017, duke përfshirë "Be the One", "New Rules", "No Lie" dhe "Bridge over Troubled Water", një këngë në shenjë bamirësie për familjet e viktimave të zjarrit në Kullën Grenfell në Londër.

Në janar të vitit 2018, Dua Lipa u nominua për pesë kategori në Brit Awards, më shumë nominime se secili artist atë vit. Ajo u nominua për kategorinë MasterCard British Album of the Year për albumin Dua Lipa; për kategorinë British Single of the Year për New Rules; British Female Solo Artist dhe British Breakthrough Act dhe fitoi në dy kategoritë e fundit. Kjo ka qenë hera e parë që një artiste nominohet për pesë kategori. Ajo performoi në ceremoninë e dhënies së çmimeve, mbajtur më 21 shkurt në arenën The O2 Arena në Londër.

Dua Lipa: Jeta e hershme, Karriera, Puna artistike 
Lipa në Hollywood Palladium në shkurt 2018

Këngëtarja bashkëpunoi me Whethan, një DJ amerikan në këngën "High" për kolonën zanore të filmit Fifty Shades Freed, publikuar në shkurt të vitit 2018. Ajo filloi të krijojë material të ri për albumin e saj të dytë në mars të vitit 2018. Më 6 prill, Lipa dhe Calvin Harris publikuan këngën "One Kiss", e cila kryesoi në grafikët e këngëve të Mbretërisë së Bashkuar më 20 prill, duke e bërë atë këngën e dytë të Lipës që radhitet në atë pozicion. Kjo ishte kënga më e shitur dhe më suksesshme e vitit 2018 në MB duke qëndruar në vend të parë për tetë javë të njëpasnjëshme. Ajo performoi në ceremoninë hapëse të finales së UEFA Ligës së Kampionëve 2018 në Kiev më 26 maj. U njoftua se gjatë atij viti, Lipa do të publikonte bashkëpunime me artistë të tjerë, si Mark Ronson dhe Silk City. Më vonë, Ronson konfirmoi se titulli i këngës do të ishte "Electricity" dhe do të publikohej më 9 shtator. Lipa është përfshirë edhe në "If Only", një këngë nga albumi i gjashtëmbëdhjetë i këngëtarit italian Andrea Bocelli, .

Lipa performoi në Grand Prix F1 në Singapor në shtator. Në të njëjtin muaj, Lipa promovoi makinën e re elektrike të markës britanike Jaguar, I-PACE. Marka krijoi një remiks të këngës së Lipës "Want To" dhe nisi një shërbim, ku tifozët mund të krijojnë versionin e tyre të këngës së Dua Lipës x Jaguar në faqen e internetit Join the Pace, bazuar në sjelljen e tyre të makinës ose muzikës që ata dëgjojnë, dhe ndajnë në medie sociale. Sipas skuadrës së Lipës, Jaguar dhe Lipa vendosën rekordin botëror për "këngën më të rimodeluar ndonjëherë". Në tetor, këngëtarja publikoi Dua Lipa: The Complete Edition, një version i zgjeruar i albumit të saj debutues që përfshin tri këngë të reja, përfshirë këtu edhe "Want To", dhe bashkëpunimet e saj të mëparshme me artistë të tjerë. Kjo përfshinte një bashkëpunim me grupin e vajzave të Koresë së Jugut Blackpink të quajtur "Kiss and Make Up".

2018-sot: Future Nostalgia

Dua Lipa: Jeta e hershme, Karriera, Puna artistike 
Lipa në 2019 American Music Awards

Në janar të vitit 2018, Lipa publikoi këngën "Swan Song" si pjesë e kolonës zanore të filmit Alita: Battle Angel. Në të njëjtin muaj, ajo deklaroi se e ka kaluar vitin paraprak në procesin e shkrimit të albumit të saj të dytë në studio. Derisa diskutoi për tingujt e albumit, Lipa komentoi se do të jetë inçizim pop "nostalgjik" që "duket sikur ushtrimet në një kurs vallëzimi". Në gusht të vitit 2019, Lipa krijoi partneritet me markën Yves Saint Laurent për ta promovuar aromën e tyre, Libre.

Pas publikimit të këngës kryesore "Don't Start Now", u lajmërua albumi i dytë i Dua Lipës Future Nostalgia dhe turneu i tij shoqërues në dhjetor krahas publikimit të këngës "Future Nostalgia", këngës së parë promovuese të albumit. "Don't Start Now" arriti të renditej numër dy në MB dhe u bë top dhjetështja e dytë e Lipës në US Billboard Hot 100. Po ashtu arriti të renditej numër një në US Billboard Mainstream Top 40 chart. Kënga e tretë që printe para publikimit të albumit ishte kënga "Physical". Kënga është publikuar më 30 janar 2020, kurse videoja muzikore e këngës është publikuar të nesërmen. "Physical" u radhit numër 60 në US Billboard Hot 100. Një version remix i kësaj kënge është publikuar më 17 mars, duke përfshirë këngëtaren jugkoreane Hwasa. Future Nostalgia u publikua më 27 mars për t'u duartrokitur nga kritikët, pas publikimit të këngës së tretë të albumit "Break My Heart" më 25 mars. Future Nostalgia u radhit i dyti në Official UK Albums Chart, 5550 kopje pas albumit Calm nga 5 Seconds of Summer. Future Nostalgia arriti të vendosej numër një në Official UK Albums Chart në javën pasuese në prill të vitit 2020, derisa tri këngët teke të albumit u futën në top dhjetëshe në Official Singles Chart.

Më 11 gusht 2020, ajo u emërua ambasadore globale e markës Évian. Njoftimi u bë nga Lipa në mediet sociale në të cilën ajo deklaroi se "kishte qenë një nder" të punonte me markën.

Më 13 gusht 2020, Lipa publikoi ​​një remiks të këngës "Levitating" me artistët amerikanë Madonna dhe Missy Elliott. Shërben si kënga kryesore teke nga Club Future Nostalgia, një koleksion remiks i këngëve të albumit Future Nostalgia nga The Blessed Madonna dhe Mark Ronson, i cili u publikua më 28 gusht.Lipa më 28 nëntor të vitit 2022 për festen e pavarësisë së Shqipërisë organizoi një koncert falas në Tiranë. Me këtë koncert ajo permbylli turneun e saj boteror "Future Nostalgia".

Puna artistike

Muzika e Dua Lipës është kryesisht e zhanrit pop. Lipa e përshkruan stilin e saj muzikor si "dark pop". Muzika e saj, po ashtu është përshkruar si dance-pop, synth-pop, R&B, dream pop dhe alternative pop. Ajo njihet edhe për këndimin në "një regjistër të dallueshëm, të ulët", dhe për zërin e saj "të zjarrtë". Gjatë seancave të shkrimit të këngëve, Lipa ka thënë se ajo vjen në studio me një koncept dhe fillon t'i zhvillojë këngët e saj me bashkëshkruesit e saj. Ajo citon Pink, Nelly Furtado, Jamiroquai, Kendrick Lamar dhe Chance the Rapper si ndikimet e saj në muzikë. "Ideja ime për muzikën pop ka qenë nga P!nk dhe Christina Aguilera dhe Destiny's Child dhe Nelly Furtado,..." ka thënë Lipa në një intervistë GQ në vitin 2018. Future Nostalgia është frymëzuar nga artistë, të cilët ajo i ka dëgjuar gjatë adoleshencës së saj, duke përfshirë Gwen Stefani, Madonna, Moloko, Blondie dhe Outkast.

Modelimi

Në janar të vitit 2016, Lipa ishte në kopertinën e një editoriali të revistës Elle. Në shkurt 2016, ajo modeloi për kopertinën e revistës Wylde. Ajo modeloi për një editorial për Stella McCartney, publikuar më 23 shkurt 2016. Në prill 2016 ajo ishte përsëri në një editorial të Elle. Ajo gjithashtu modeloi për një editorial të revistës Paper, botuar më 6 qershor 2017.

Në fund të shkurtit 2019, ajo ishte në një imazh për fushatën e koleksionit pranverë/verë 2019 nga Pepe Jeans London.

Muaj më vonë ajo publikoi ​​një koleksion veshjesh me markën Pepe Jeans London, i përbërë nga trende veshjesh nga fundi i viteve '90 dhe fillimi i viteve 2000 dhe veshje me zinxhirë, veshje të rastësishme xhins. Në vitin 2020, ajo modeloi dhe publikoi ​​një bashkëpunim të dytë në dizajn me Pepe Jeans London për koleksionin pranverë/verë 2020 frymëzuar nga moda e fundit e viteve 1980 dhe moda e fillimit të viteve 1990.

Filantropia

Së bashku me babanë e saj Dukagjinin, ajo krijoi Fondacionin Sunny Hill në vitin 2016 për të mbledhur fonde për të ndihmuar njerëzit me vështirësi financiare në Kosovë dhe në gusht 2018, ajo organizoi një festival për të mbledhur para për Fondacionin Sunny Hill, të quajtur Sunny Hill Festival. Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i dha asaj Çelësin e Prishtinës, hera e parë që ishte dhënë. Ajo priti festivalin për të dytin vit radhazi në vitin 2019, me Miley Cyrus që ishte pjesë e formacionit të interpretuesve. Lipa ka 15 tatuazhe, duke përfshirë një kushtuar Sunny Hill.

Në mes të nëntorit 2018, ajo ishte pjesë e një fushate të organizuar nga UNICEF të quajtur "Go Blue" në mbështetje të të drejtave të fëmijëve me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve më 20 nëntor. Veprimi përbëhej nga një video e shkurtër me protagonist Millie Bobby Brown, së bashku me njerëz të famshëm si Orlando Bloom, Liam Neeson dhe Lilly Singh; klipi i së cilës kishte të bënte me veshjen me blu ose shfaqjen e ngjyrës blu, në të cilën Lipa është në një studio duke ri-regjistruar tekstin e "Be the One" dhe ndryshon fjalën "e kuqe" në "blu" në këngë.

Më 13 prill 2019, ajo u bë një mbështetëse e UNICEF-it në një vizitë triditore në një kamp refugjatësh për fëmijë dhe të rinj në Beirut, Liban që mbështetet nga agjencia humanitare e përmendur; përfshirë shumë të çrrënjosur nga konflikti në Siri.

Më 26 nëntor 2019, pas tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri, Lipa u kërkoi fansave mbështetje dhe donacione për ndihmën. Në bashkëpunim me stilistë shqiptarë, ajo bashkë-nxori një linjë të kufizuar me bluza të quajtur 'Pray for Albania' në bashkëpunim me prodhuesin e veshjeve Bond për të mbledhur fonde, ku të gjitha të ardhurat shkuan për familjet dhe viktimat e prekura nga sizmizmi.

Më 16 maj 2020, ajo bëri një performancë të drejtpërdrejtë të "Break My Heart" në televizionin Graduate Together: America Honors the High School Class of 2020 që u drejtohet studentëve të shkollës së mesme, ceremonitë e diplomimit dhe premtimet e të cilave u anuluan për shkak të pandemisë së COVID-19.

Në fund të majit 2020, ajo mori pjesë në një ngjarje digjitale të quajtur "Dream With Us", organizuar nga One Humanity and Constellation me qëllim mbledhjen e fondeve. Ngjarja përbëhej nga një koncert streaming 24-orësh me pjesëmarrjen e më shumë se 150 artistëve në të cilin një pjesë e të ardhurave do të shkonin për organizatat që ndihmojnë në luftimin e sëmundjes së COVID-19.

Ajo ishte pjesë e një projekti bamirësie të organizuar për BBC Radio 1 për një kopertinë të këngës "Times Like These" të publikuar më 23 prill 2020 në segmentin Live Lounge. Ajo ishte pjesë e supergrupit të bamirësisë Live Lounge Allstars në të cilin secili anëtar regjistroi dhe filmoi kontributin e tyre në këngë nga familjet e tyre përkatëse në mënyrë që të inkurajonte distancimin shoqëror në të cilin fitimet nga kënga do të shkonin kryesisht te Fëmijët në Nevojë dhe Comic Relief, si dhe Fondi i Reagimit të Solidaritetit COVID-19.

Përkrahjet

Lipa identifikohet si feministe. Ajo pohoi se e mbështet arsyetimin e saj feminist me fakte që i ka lexuar në libra si Bad Feminist (2014) nga Roxane Gay, The Beauty Myth (1990) nga Naomi Wolf dhe Men Explain Things to Me (2014) nga Rebecca Solnit. Ajo ka folur publikisht kundër seksizmit brenda industrisë së muzikës, duke përdorur mediet sociale për të rritur ndërgjegjësimin për problemet e grave. Ajo mori pjesë në një film të shkurtër për një iniciativë të quajtur "Global Feminism", me regji nga The Circle of Annie Lennox në bashkëpunim me Apple Music dhe lëshuar më 7 mars 2019 përpara Ditës Ndërkombëtare të Grave. Klipi synonte të rrisë ndërgjegjësimin për mizogjininë, përdhunimin dhe dhunën ndaj grave dhe paraqiti Lipën duke treguar statistikën e mëposhtme: "1 në 3 gra dhe vajza ndikohen nga dhuna fizike ose seksuale gjatë jetës së tyre".

Dua Lipa: Jeta e hershme, Karriera, Puna artistike 
Lipa duke valëvitur një flamur të LGBT në një prezantim te Hollywood Palladium në qytetin Los Angeles

Lipa ka avokuar për barazinë sociale midis komunitetit LGBT. Më 12 shkurt 2018, ajo ngriti një flamur me ylber ndërsa interpretoi këngën e saj "Be the One" në një prezantim në Hollywood Palladium në qytetin e Los Angeles si pjesë e turneut The Self-Titled. Më 12 mars 2018, ajo tundi një flamur LGBT ndërsa interpretoi "Blow Your Mind (Mwah)" në një koncert në Teatrin Palais të Melburnit. Ajo kritikoi trajtimin e grave në Arabinë Saudite me dekretin e Mbretit Salman të shpallur në shtator 2017 që nuk do të ishte efektiv deri në vitin pasardhës, një fakt të cilin ajo e përshkroi si "një hap drejt barazisë".

Më 12 shtator 2018, disa fansa u larguan nga sigurimi nga një koncert i Dua Lipës në Ekspozitën Kombëtare dhe Qendrën e Kongreseve të Shangait për pretendimin se valëvitnin flamuj me ylber, pavarësisht se homoseksualiteti ishte dekriminalizuar në Kinë në vitin 1997. Në përgjigje, Lipa tha se ishte "krenare" dhe "mirënjohëse" ndaj njerëzve që treguan krenarinë e tyre në shfaqje. Në nëntor 2019, Lipa u njoftua se do të ishte prezantuesja e festës kryesore për paradën e Sydney Gay dhe Lesbian Mardi Gras në vitin 2020. Më 29 shkurt 2020, ajo ishte pjesë e paradës, para se të interpretojë disa këngë.

Në përgjigje të reagimeve në mediat sociale pasi ajo së bashku me Rosalía, Lil Nas X dhe Lizzo morën pjesë në një mbrëmje pas Grammy Awards 2020 në një klub striptizmi në Los Angeles, ku ajo u hodhi para striptistëve, Lipa tha se "të gjithë po argëtoheshin" në ngjarje dhe se ajo "beson në mbështetjen e grave në të gjitha fushat e punës", duke shtuar "asgjë në atë festë nuk ishte nënçmuese". Kritikët e kishin akuzuar atë si "anti-feministe" dhe duke kontribuar në një punë që "fjalë për fjalë të lejon t'i objektivizosh gratë". Ajo gjithashtu mori mbështetje nga fansat.

Në maj të vitit 2019, Lipa foli në favor të të drejtave të abortit në Shtetet e Bashkuara pas ndalimit të abortit në Alabama; ajo pohoi se "asnjë burrë nuk duhet të merrte një vendim kaq themelor mbi trupin e një gruaje" ndërsa pyeste "se si aborti ndalohet para armëve". Tre muaj më vonë, ajo tregoi mbështetjen e saj për një fushatë të quajtur "Bans Off My Body" të organizuar nga Planned Parenthood kundër kufizimeve të abortit në Shtetet e Bashkuara.

Lipa gjithashtu ka treguar mbështetje për lëvizjen Black Lives Matter, dhe më 3 qershor 2020, ajo mori pjesë në një protestë BLM në Londër me familjen dhe të dashurin e saj Anwar Hadid në prag të protestave për George Floyd. Po atë muaj, në një postim në Instagram, ajo citoi hashtagun #BlackTransLivesMatter.

Në korrik të vitit 2020, Lipa mbështeti një fushatë të quajtur "Let the Music Play" në të cilën po mbështeste një letër të hapur dërguar Oliver Dowden për thirrje për mbështetje nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për industrinë e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të humbjes ekonomike që industria do të vuante, të shkaktuara nga distancimi social që u krijua nga pandemia e COVID-19. Në nëntor të të njëjtit vit, ajo foli për ndikimin që media sociale dhe ngacmimi në internet kanë pasur në shëndetin e saj mendor, për të cilin ajo ka refuzuar kulturën e anulimit duke e quajtur atë "toksike" dhe "të rrezikshme". Në të njëjtin muaj, ajo u shpreh e pajtuar me një fushatë në favor të abortit në Argjentinë e cila kishte për qëllim të provokonte legalizimin e Projektligjit të Ndërprerjes Vullnetare të Shtatzënisë.

Jeta personale

Dua Lipa flet anglisht dhe shqip. Në vitin 2013, Lipa filloi një marrëdhënie, përsëri me shefin anglez Isaac Carew. Çifti u nda së fundmi në qershor 2019. Që nga 14 qershori 2019 Lipa është në lidhje me Anwar Hadid, vëllain e vogël të modeles amerikane Gigi Hadid.

Pikëpamjet politike dhe polemikat

Në prill 2018, Lipa ishte kritike ndaj politikave të imigrimit dhe refugjatëve të Donald Trump gjatë presidencës së tij në Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se "asnjë refugjat nuk largohet nga vendi i tyre pa u dashur" dhe "më vonë në vijën që do të jemi në gjendje të shohim shumë qartë çfarë shkoi keq duke vendosur dikë si Trump në pushtet”.

Më 21 shtator 2018, ajo ritheksoi komentin që nxirrte në pah citimet e kandidatit brazilian për Presidencë Jair Bolsonaro në të cilin ai deklaroi "ai do të preferonte që djali i tij më mirë të vdiste sesa të ishte homoseksual" dhe i tha një kongresisteje "ai nuk do ta përdhunonte atë sepse ajo ishte e shëmtuar"; në retweet-in Lipa thjesht shtoi hashtagun #EleNão, një lëvizje shoqërore që shkoi kundër Bolsonaro dhe fushatës së tij presidenciale 2018. Më 27 shtator 2018, modelja braziliane Liziane Gutiérrez tha në Instagram se Lipa e kishte dëbuar atë nga zona VIP e koncertit të saj në Las Vegas për veshjen e një bluze me hashtag #EleSim që simbolizonte mbështetjen për Bolsonaron.

Në nëntor 2018, Lipa shprehu pakënaqësinë për tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian për shkak të Brexit, duke thënë "ajo e kupton rëndësinë e përkatësisë në bashkësinë e thënë politike sepse ajo është nga Kosova".

Më 2 dhjetor 2019, Lipa promovoi partinë Labour në zgjedhjet e përgjithshme të Mbretërisë së Bashkuar 2019, duke ndarë politikat e të dy laburistëve dhe konservatorëve për çështje të ndryshme në një postim në Instagram dhe duke shkruar se ishin "zgjedhjet më të rëndësishme në një brez". Më 3 mars 2020, ajo u bëri thirrje votuesve amerikanë të zgjidhnin Bernie Sanders për kandidatin Demokrat për president të Shteteve të Bashkuara.

Në qershor të vitit 2020, Lipa ndau, dhe më vonë e fshiu, një postim që përshkruante forcat izraelite të sigurisë duke arrestuar të mitur palestinezë, i cili thoshte se njerëzit "e rremë" hebrenj në qeverinë izraelite dhe "të krishterët e rremë" në Shtetet e Bashkuara kishin krijuar Hamasin që njerëzit të "besojnë se Hamasi është arsyeja e okupimit, shtypjes, spastrimit etnik dhe vrasjes me vlerë dekadash."

Më 18 korrik 2020, Lipa ndau një postim në historinë e saj në Instagram duke thënë "Pse Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë, Serbi", duke u bërë thirrje ndjekësve të nënshkruajnë një peticion që i kërkon Apple që të përfshijë Kosovën në shërbimet e tyre të hartës. Të nesërmen, më 19 korrik 2020, Lipa postoi një imazh të një banderole të lidhur zakonisht me nacionalizmin ekstrem shqiptar në mediat e saj sociale, që përshkruan një hartë irredentiste të Shqipërisë së Madhe, me mbishkrimin "autokton" që aludon në teorinë ilire të origjinës së shqiptarët. Si përgjigje, përdoruesit e Twitterit, shumë prej tyre maqedonas, grekë, malazezë dhe serbë, e akuzuan atë për etno-nacionalizëm. Lipa u përgjigj duke postuar në Twitter se postimi i saj "nuk kishte për qëllim nxitjen e urrejtjes" dhe tha se ishte "keqinterpretuar".

Në tetor 2020, Lipa shprehu mbështetjen për kandidatin demokrat Joe Biden për t'u bërë president i SHBA-së dhe ajo mori pjesë në një ngjarje në internet të organizuar nga komuniteti shqiptaro-amerikan për të mbledhur fonde për fushatën e tij.

Më 6 janar 2021, ajo shprehu pakënaqësinë mbi mësymjen e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara të vitit 2021 në historinë e saj në Instagram, ku ajo i quajti protestuesit pro-Trump si "terroristë".

Si një avokate për të drejtat e njerëzve të humbur, ajo përkrahu presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në gusht 2021 në kërkim të civilëve të zhdukur gjatë luftës së Kosovës.

Diskografia

Videografia

Televizion
Viti Titulli Roli Data e transmetimit Shënime
2004 Familja Moderne Shoqja e Robertit 20 qershor 2004 Rol i vogël
2016 Le Grand Journal Vetvetja 12 prill 2016 Mysafire muzikore
Taratata 27 maj 2016 Mysafire
Schlag den Star 9 korrik 2016 Daniel Aminati vs Tom Beck
Inas Nacht 16 korrik 2016 Sezoni 12, episodi 2
The Tonight Show Starring Jimmy Fallon 2 gusht 2016 Sezoni 3, episodi 190
Sommarkrysset 13 gusht 2016 Sezoni 12, episodi 6
Sunday Brunch 2 tetor 2016 Sezoni 5, episodi 34
Go' morgen Danmark 18 tetor 2016 Mysafire
2017 The Tonight Show Starring Jimmy Fallon 22 mars 2017 Sezoni 4, episodi 118
Jimmy Kimmel Live! 20 prill 2017 Mysafire muzikore
Good Morning America 19 qershor 2017 Mysafire muzikore
Live with Kelly and Ryan 28 qershor 2017 Mysafire muzikore
Por el mundo 17 shtator 2017 Sezoni 5, episodi 5: Londres
The Jonathan Ross Show 7 tetor 2017 Sezoni 12, episodi 6
Quotidien 18 tetor 2017 Mysafire
Sounds Like Friday Night Vetvetja (bashkëprezantuese) 8 dhjetor 2017 Sezoni 1, episodi 6
La Voz Vetvetja 22 dhjetor 2017 Sezoni 5, episodi 13
Alan Carr: Chatty Man 25 dhjetor 2017 Special për Krishtlindje 2017
2018 Saturday Night Live 3 shkurt 2018 Episodi: "Natalie Portman/Dua Lipa"
The Ellen DeGeneres Show 13 shkurt 2018 Sezoni 15, episodi 102
14 mars 2018 Sezoni 15, episodi 118
Jimmy Kimmel Live! 19 mars 2018 Mysafire muzikore
Quotidien 3 prill 2018 Mysafire
The Graham Norton Show 20 prill 2018 Mysafire muzikore
The Voice 22 maj 2018 Sezoni 14, episodi 28
The Late Show with Stephen Colbert 26 korrik 2018 Sezoni 3, episodi 180
Jimmy Kimmel Live! 10 tetor 2018 Mysafire muzikore
Watch What Happens Live with Andy Cohen 6 dhjetor 2018 Sezoni 15, episodi 198
2019 The Graham Norton Show 1 nëntor 2019 Sezoni 26, episodi 6
The Voice of Germany Vetvetja/Këshilltare 10 nëntor 2019 Sezoni 8; ekipi i Mark Forsterit
The Tonight Show Starring Jimmy Fallon Vetvetja 18 dhjetor 2019 Sezoni 7, episodi 69
19 dhjetor 2019 Mysafire muzikore
Good Morning America 20 dhjetor 2019 Mysafire muzikore
Dick Clark's New Year's Rockin' Eve 31 dhjetor 2019 Performuese
2020 The Ellen DeGeneres Show 6 janar 2020 Sezoni 17, episodi 74
9 janar 2020 Mysafire muzikore
The One Show 4 shkurt 2020 Mysafire
Skavlan 13 mars 2020 Mysafire
The Late Late Show with James Corden 30 mars 2020 Sezoni 6, episodi 87
Lorraine 1 prill 2020 Mysafire
The Tonight Show Starring Jimmy Fallon 8 prill 2020 Mysafire muzikore
E poi c'è Cattelan 21 prill 2020 Sezoni 7, episodi 3
Live with Kelly and Ryan 6 maj 2020 Sezoni 32, episodi 167
Graduate Together: America Honors the High School Class of 2020 16 maj 2020 TV Special
Jimmy Kimmel Live! 10 gusht 2020 Prezantuese mysafire
Saturday Night Live 19 dhjetor 2020 Mysafire muzikore

Çmime dhe kandidime

Shiko edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Çmimet dhe arritjet
Parardhësi 
Alessia Cara
Grammy Award për Artisten më të Mirë të Re
2019
Pasardhësi 
Billie Eilish
Parardhësi 
Emeli Sandé
Brit Award për Solo Artistja Britanike
2018
Pasardhësi 
Jorja Smith
Parardhësi 
Rag'n'Bone Man
Brit Award për Artisten më të Mirë të Re
2018
Pasardhësi 
Tom Walker

Tags:

Dua Lipa Jeta e hershmeDua Lipa KarrieraDua Lipa Puna artistikeDua Lipa ModelimiDua Lipa FilantropiaDua Lipa PërkrahjetDua Lipa Jeta personaleDua Lipa DiskografiaDua Lipa VideografiaDua Lipa Çmime dhe kandidimeDua Lipa Shiko edheDua Lipa ReferimeDua Lipa Lidhje të jashtmeDua LipaAnglezëtAngliaBe the One (Dua Lipa)Brit AwardsDua Lipa (album)IDGAFLondraNew RulesShqiptareen:Warner Music Group

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Historia e DurrësitJudaizmiPeshkuLista e kryeqyteteveEmriZef PllumiAzia JugperëndimoreLufta e TrojësGjeografia e GjermanisëMenopauzaGjuha turkeGoogleEmra pellazgëArti në ShqipëriSyri i kaltër, DelvinëNamazi i SabahutGjergj FishtaFilozofiaFutbolliFoljaAlma BektashiBallkani PerëndimorIkametiTestosteroniKundrinori-kryefjala-kallëzuesiIsaiHekuriNaum VeqilharxhiMbipeshaFigura stilistikeKultura e ShqipërisëLista e maleve të ShqipërisëKalaja e Porto PalermosTumori i truritHaidiLufta e Tretë BotëroreProblem globalLufta Iran-IrakMasturbimiPejgamberët në IslamLibrat e shenjtë islamLulekuqjaSterjo SpassePlakatShahuArsimi në ShqipëriKëngët e MilosaosFruthiIslami në botëNorvegjiaTrupat e Sistemit DiellorNdotja e ajritMenstruacionetSerie ANumëroriKanceri i gjiritSulejman PitarkaAeroplaniRilindjaShenjat astrologjikeKoreja e VeriutKalaja e PeqinitHans Kristian AndersenLogopediaMuji dhe HaliliOrkestra simfonikeKushtetuta e KosovësFormat e shtjelluara të foljesHistoria e Jehudëve në ShqipëriLista e shkrimtarëve shqiptarëIsa BoletiniFiset shqiptareUlçera në stomakMali i KorabitPikësimiGalileo GalileiRrotullimi i Tokës rreth DiellitLaguna e Karavastasë🡆 More