Bayer 04 Leverkusen

Bayer 04 Leverkusen Fußball GmbH, njohur gjithashtu si Bayer 04 Leverkusen (), Bayer Leverkusen, Leverkusen ose thjeshtë Bayer, është një klub futbolli gjerman me seli në Leverkusen, Veri Rhine-Westphalia.

Klubi luan në Bundesligë, elita e futbollit gjerman, dhe luan ndeshjet si vendas në stadiumin BayArena.

Bayer Leverkusen
Emri i plotëBayer 04 Leverkusen Fußball GmbH
Pseudonimi(et)Die Werkself
Themeluar1 korrik 1904; 120 vite më parë
StadiumiBayArena
Kapaciteti30,210 vënde
PronariBayer AG
TrajneriXabi Alonso
LigaBundesliga
2022–236të
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Ngjyra shtëpi
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Bayer 04 Leverkusen
Ngjyra jashtë

Klubi u themelua në vitin 1904 nga punëtoret e një kompanie gjermane farmaceutike e quajtur Bayer, selia e së cilës është në Leverkusen nga i cili buron edhe emri i klubit. Më përpara klubi është njohur si pjesë e departamentit sportiv TSV Bayer 04 Leverkusen, anëtarët e të cilët merrnin pjesë në aktivitete gjimnastikore, atletike dhe në basketboll dhe sporte të tjera përfshirë RTHC Bayer Leverkusen (rowing, tenis dhe hokej). Në vitin 1999, ky departament u nda nga klubet sportive dhe tani klubi mban emrin Bayer 04 Leverkusen Fußball GmbH.

Bayer Leverkusen ka fituar një DFB-Pokal dhe një Kupë UEFA. Rivalët e tyre lokal janë 1. FC Köln.

Historia

Themelimi dhe vitet e para

Më 27 nëntor 1903, Wilhelm Hauschild shkruajti një letër – e firmosur nga 170 puntorët e tij – punëdhënësit të tij Friedrich Bayer and Co., duke kërkuar mbështetjen e kompanisë në krijimin e një klubi sportiv. Kompania ra dakord që të mbështeste iniciativën, dhe më 1 korrik 1904, Turn- und Spielverein Bayer 04 Leverkusen u themelua. Në kulturën gjermane sportive të asaj kohe, ekzistonte një armiqësi e dukshme midis gjimnastëve dhe atletëve të sporteve të tjera. Si përfundim kjo solli ndarjen e klubit në dy pjesë: më 8 qershor 1928, futbollistët formuan një shoqatë të ndarë – Sportvereinigung Bayer 04 Leverkusen – që gjithashtu përfshinte lojtarët e handball dhe fistball, atletët dhe boksierët, kurse gjimnastët vazhduan me TuS Bayer 04 Leverkusen. SV Bayer 04 Leverkusen i mori atyre ngjyrat tradicionale të klubit, të kuqen dhe të zezën, kurse gjimnastët morën blunë dhe të verdhën.

Bayer 04 Leverkusen 
Grafikë që tregon performancën e Bayer Lervekusen në kampionat pas Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë kësaj periudhe, dhe deri në fillim të viteve 1930', SV Bayer 04 Leverkusen luajti në divizionin e tretë dhe të katërt. Në vitin 1936, ata u ngjitën në ligën e dytë gjermane. Ai ishte edhe viti kur klubi veshi kryqin familjar "Bayer" për herë të parë. Ata zhvilluan paraqitjen e parë në ligën më të lartë gjermane në vitin 1951, në Oberliga West, ku luajtën deri në vitin 1956, vit ku u rrëzuar një kategori më poshtë. Ata nuk do të riktheshin në elitë deri në vitin 1962, vetëm një sezon para themelimit të ligës së re profesionale të Gjermanisë, Bundesliga. Viti i ardhshëm e pa klubin të luante në Regionalliga West, divizioni i dytë, ku performancat e tyre në sezonet në vijim ishin zhgënjyese.

2. Bundesliga, Bundesliga, Kupa UEFA, dhe DFB-Pokal

SV Bayer 04 Leverkusen pati një far përmirësimi në vitin 1968 duke fituar titullin e divizionit, por nuk mundën të avanconin në divizionin e parë nga raundi play-off. Klubi ra sërisht në vitin 1973, por u rikthye shpejtë në atë që sot quhet 2. Bundesliga pas një sezoni të shpenzuar në divizionin e tretë. Katër vite më vonë, klubi në mënyrë komode siguroi një vend në Bundesliga ku ata filluan të luanin që nga sezoni 1979–80.

Nga mesi i viteve 1980', SV Bayer 04 Leverkusen kishte arritur të bëheshe një skuadër mesatare dhe të përfundonte në gjysmën e parë të renditjes në ligë. Në vitin 1984, dy pjesët e klubit që ishin ndarë rreth gjysëm shekulli më parë u ribashkuan nën emrin TSV Bayer 04 Leverkusen e.V. Klubi më pas përdori të kuqen dhe të bardhën si ngjyrat kryesore.

Përveç që ishte bërë një ekip i vendosur mirë në Bundesligë, klubi gjithashtu fitoi edhe trofetë e para me një fitore dramatike në Kupën UEFA 1988. Ata humbën 0–3 në ndeshjen e parë finale ndaj Espanyol, por arritën një fitore në të dytën me të njëjtat shifra, duke bërë që ndeshja të shkonte në gjuajtjet e penalltive, ku ata triumfuan 3–2.

Në të njëjtin vit, Reiner Calmund, ekzekutivi për një kohë të gjatë në klub, u bë menaxheri i përgjithshëm i klubit. Kjo u konsiderua si një nga lëvizjet më të rëndësishme në historinë e klubit; ai i dha klubit një sukses të madhë për rreth një dekadë e gjysëm, duke kryer blerje largpamëse dhe mendjemprehtë.

Pas bashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, Calmund nxitoi të blinte yjet e Gjermanisë Lindore si Ulf Kirsten, Andreas Thom dhe Jens Melzig. Këta lojtarë do të fitonin menjëherë zemrat e tifozëve, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në ekip. Calmund gjithashtu krijoi lidhje dhe kontakte me futbollin brazilian, duke bërë shok Juan Figer, një nga agjentët sportiv më të fortë në Brazil. Në vitet e ardhshme, superyjet në zhvillim si Jorginho dhe Paulo Sérgio, ju bashkuan ekipit; atyre ju bashkuan edhe ylli çek Pavel Hapal. Klubi gjithashtu firmosi me lojtarë karizmatik si Bernd Schuster, dhe Rudi Völler, duke siguruar sukses dhe popullaritet.

Klubi fitoi trofeun e rradhës në vitin 1993 me një fitore 1–0 kundër një skuadre amatore të Hertha BSC në DFB-Pokal më 12 qershor 1993. Në sezonin e ardhshëm, në një ndeshje që njihet për "Golin e Vitit Gjerman" nga 45 metra nga Schuster (ky gol më vonë u quajt edhe si "Goli i Dekadës"), Bayer u ndesh kundër Eintracht Frankfurt nga fillimi i sezonit, dhe përdori për herë të parë fanellat e treta, që ishin të një stili të vjetër me shirita të kuqë dhe të zezë, të ngjashme me ato që Frankfurti përdorte në ato kohë. Kjo u bë shumë e famshme dhe tifozët e pelqyen, duke bërë që kjo fanellë, të përdoreshe si fanella e parë e skuadrës që nga ajo ditë.

Në vitin 1996, klubi përpak përjetoi katastrofën pasi siguroi me vështirësi mbijetesën. Pas kësaj, ata u bën një skuadër e fortë, duke luajtur një futboll taktikisht dhe ofensivisht argëtues nën drejtimin e trajnerit të ri Christoph Daum, i cili gjithashtu ndihmoi në afrimin e lojtarëve si Lúcio, Emerson, Zé Roberto dhe Michael Ballack. Daum më pas u shkarkua me bujë për shkak të një skandali me kokainë që gjithashtu i kushtoi edhe konsiderimin që kombëtarja gjermane kishte për ta vendosur si trajner.

Pothuajse kampionë

Bayer 04 Leverkusen 
Ulf Kirsten, tre herë golashënuesi më i mirë i Bundesligës gjermane.

Klubi arkivoi katër vende të dyta në periudhën 1997–2002. Vendet e dyta të arritura në vitet 2000 dhe 2002 thyen zemrat e tifozëve pasi në të dyja rastet ekipi ishte shumë pranë fitimit të kampionatit. Në vitin 2000, Bayer kishte nevojë të merrte vetëm një barazim në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër SpVgg Unterhaching, por një autogol i Michael Ballack i hapi rrugë distafës 2–0, kurse Bayern Munich siguroi titullin me një fitore 4–1 kundër Werder Bremen. Dy vite më vonë, klubi shpërdëroi një avantazh prej pesë pikësh duke humbur dy nga tre ndeshjet e fundit, duke i dhënë mundësi Borussia Dortmund të merrte trofeun dhe tre fitore në tre ndeshjet e fundit. Sezoni 2002 u etiketua si "Horrori i trefishtë" pasi ekipi humbi edhe finalen e DFB-Pokal nga Schalke 04 si dhe finalen e Ligës së Kampioneve 2–1 nga Real Madrid, duke bërë që mediat angleze t'i vendosnin pseudonimin "Neverkusen". Leverkusen ishte ekipi i i parë në histori që arriti finalen e Ligës së Kampioneve pa fituar kampionatin kombëtar.

Vitet e fundit

Bayer 04 Leverkusen 
Leverkusen duke rivalëve të Köln në Bundesligë në 2012.

Klubi përjetoi disa momente negative në dy sezonet e ardhshme. Para fillimit të sezonit 2002–03, ata humbën shërbimet e dy yjeve të mesfushës, Michael Ballack dhe Zé Roberto, që kaluan tek rivalët e Bayern Munich. Klubi flirtoi me rrezikun e rënjes nga kategoria gjatë pjesës më të madhe të atij sezoni, gjë që solli shkarkimin e trajnerit Klaus Toppmöller, i cili kishte drejtuar ekipin gjatë periudhës më të suksesshme të tyre; ai u zëvëndësua nga trajneri pa përvojë Thomas Hörster. Trajneri karizmatik Toppmöller drejtoi ekipin në dy ndeshjet e fundit të kampionatit duke ndihmuar në shmangien e katastrofës me një fitore ndaj ish klubit të tij 1. FC Nürnberg. Ai më pas udhëhoqi Bayer Leverkusenin në një vend të tretë në ligë që siguroi një prezencë në Ligën e Kampioneve.

Sezoni 2004–05 pa Bayer Leverkusen të hakmerrej ndaj Real Madridit në Ligën e Kampioneve me një fitore 3–0 në shtëpi, që kontriboi edhe në fitimin e grupit. Leverkusen, megjithatë, u eliminua në raundin e parë me eliminim direkt nga Liverpool, që në fund fitoi trofeun. Ata e përfunduan kampionatin në vendin e gjashtë duke siguruar kualifikimin për në Kupën UEFA sezonin e ardhshëm.

Në fillim të 2005, trajneri Augenthaler u shkarkua nga posti pasi klubi kishte arritur fillimin më të keq në Bundesligë në 20 vitet e fundit, duke fituar vetëm një nga katër ndeshjet e para në kampionat që u pasua edhe me një disfatë 0–1 në shtëpi nga rusët e CSKA Sofia në ndeshjen e parë të raundit play-off të Kupës UEFA. Ish trajneri i kombëtares gjermane Rudi Völler, i cili para fillimit të sezonit kishte qënë edhe drejtor sportiv, u vendos i trajner i përkohëshëm. Michael Skibbe, i cili ishte ndihmës-trajneri i Völlerit në kombëtare, u emërua si pasuesi i tij në tetor 2005. Skibbe ktheu fatet e sezonit për ekipin duke e udhëhequr drejt një vend të gjashtë në kampionat, duke siguruar një tjetër prezencë në Kupën UEFA; ai arriti të njëjtin rezultat edhe në sezonin 2006–07.

Sezoni 2007–08 nuk ishte i suksesshëm për Bayer Leverkusen pavarësisht një fillimi pozitiv; pesë nga dhjetë ndeshjet e fundit të ligës u humbën nga ekipeve të renditura në pjesën e poshtme të renditjes. Michael Skibbe u kritikua shumë nga fundi i sezonit pasi ai e ndryshonte shpesh formacionin titullar. Bayer Leverkusen gjithashtu humbi edhe mbështetjen e tifozëve: në humbjen 1–2 kundër Hertha BSC, tifozët e Leverkusenit shkaktuan shumë trazira, duke bërë kore që kërkonin shkarkimin e Skibbes, kurse ultrasit, të cilët kishin parë mjaftueshëm, i vunë flakën fanellave të tyre dhe i hodhën në fushë. Michael Skibbe u shkarkua shpejt pas këtyre incidenteve, duke u larguar nga klubi më 21 maj 2008, me drejtuesit e klubit duke thënë se arsyeja e shkarkimit të tij ishte dështimi për tu kualifikuar për në fazën e grupeve të Kupës UEFA për sezonin e ardhshëm.

Sezoni 2008–09 filloi mbarë për Leverkusenin nën drejtimin e trajnerit të ri Bruno Labbadia, të cilin klubi e kishte blerë nga SpVgg Greuther Fürth i 2. Bundesliga. Me sezonin që vazhdonte, klubi dështoi të fitonte ndeshje kundër ekipeve më të mira në Bundesligë. Ata megjithatë mundën të arrinin në finalen e DFB-Pokal më 30 maj 2009 në Berlin, por u mposhtën 0–1 nga Werder Bremen. Leverkusen e përfundoi sezonin në vendin e nëntë në renditjen e Bundesligës, duke bërë që Labbadia të kalonte tek Hamburger SV në qershor 2009. Menjëherë pas kësaj, Leverkusen prezantoi Jupp Heynckes si trajnerin e ri të ekipit, i cili më parë kishte drejtuar Bayern Munich pas largimit të Jürgen Klinsmann.

Identiteti

Bayer 04 Leverkusen 
BayArena, stadiumi i Bayer Leverkusen.

Ndryshe nga shumë klube të tjera gjermane futbolli, të cilët kanë lidhje të forta me klasën punëtore, Bayer Leverkusen buron nga imazh i pastër familjaro-miqësor. BayArena ka reputacionin e të qënit një nga stadiumet e futbollit më familjaro-miqësor në Gjermani. Ironikisht, Bayer 04 ishte klubi i parë i Bundesligës ku tifozët e të cilës e identifikuan veten si Ultras dhe qyteti i Leverkusenit është një nga qytetet më të vjetra industriale të Gjermanisë.

Bayer Leverkusen është perceptuar nga disa si një imazh i problemeve të vazhdueshme të llojeve të ndryshme. Pavarësisht se nga ana financiare ata janë një klub i shëndetshëm, shumë nga tifozët tradicional të klubit e akuzojnë atë si një "klub plastik" pa tradita dhe një fanbazë, që ekziston vetëm për krijimin e sponsorit të për komaninë e tyre farmaceutike – Bayer AG. Si rezultat i kësaj, klubi dhe tifozët kanë filluar të vënë në dukje origjinën e tyre industriale me krenari, duke e quajtur veten "Werkself" (Shqip. "Ekipi i fabrikës", "Millhanders") ose "Pillendreher" (Shqip. "Thyesit e tabletave").

Origjina industriale e Bayer Leverkusen, megjithatë, nuk është aq unike sa duket. Klube të tjera si PSV, Carl Zeiss Jena dhe Sochaux, ndajnë të njëtin repucation të të qënit klub i klasës punëtore. Ndryshe nga ekipet e tjera të Red Bullit (Salzburg, New York dhe Leipzig) që janë themeluar në të shkuarën e afërt për qëllime reklamuese, themelimi i Bayer Leverkusen u motivua nga ideja e krijimit të kushteve të jetesës për punëtorët e fabrikës në fillim të shekullit të 20të. Në këndvështrimin e kësaj tradite, UEFA lejon klubin që të përdor markën "Bayer" në kompedicionet evropiane, duke i hequr më pas të drejën klubeve në veçanti si Red Bull Salzburg që të bëjë një gjë që ngjashme.

Trofe

Vendor

Liga

Bundesliga:

  • Ndjekës: 1996–97, 1998–99, 1999–2000, 2001–02, 2010–11

2. Bundesliga Veri:

  • Fitues: 1978–79

Kupa

DFB-Pokal

  • Fitues: 1992–93
  • Finalist: 2001–02, 2008–09

DFB-Supercup:

  • Finalist: 1993

Evropa

Kupa UEFA:

  • Fitues: 1987–88

UEFA Liga e Kampioneve:

  • Finalist: 2001–02

Të rinjtë

  • Kampionati Gjerman nën-19
    • Fitues: 1986, 2000, 2007
    • Ndjekës: 1995, 2001, 2003, 2010
  • Kampionati Gjerman nën-17
    • Fitues: 1992, 2016
  • Bundesliga nën-19 Perëndim
    • Fitues: 2007, 2010

Në Evropë

Kompedicioni Nd F B H G+ G- Dg %F
UEFA Liga e Kampioneve &0000000000000094.00000094 &0000000000000036.00000036 &0000000000000019.00000019 &0000000000000039.00000039 &0000000000000133.000000133 &0000000000000154.000000154 −21 &0000000000000038.30000038,30
UEFA Liga e Evropës &0000000000000092.00000092 &0000000000000043.00000043 &0000000000000023.00000023 &0000000000000026.00000026 &0000000000000141.000000141 &0000000000000085.00000085 +56 &0000000000000046.74000046,74
UEFA Kupa e Fituesve të Kupës &0000000000000006.0000006 &0000000000000003.0000003 &0000000000000002.0000002 &0000000000000001.0000001 &0000000000000015.00000015 &0000000000000008.0000008 +7 &0000000000000050.00000050,00
Gjithsej &0000000000000192.000000192 &0000000000000082.00000082 &0000000000000044.00000044 &0000000000000066.00000066 &0000000000000289.000000289 &0000000000000247.000000247 +42 &0000000000000042.71000042,71

Lojtarët

Skuadra aktuale

    Redaktuar më 28 gusht 2018
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
1 Bayer 04 Leverkusen  Pt Lukáš Hrádecký
3 Bayer 04 Leverkusen  Mb Panagiotis Retsos
4 Bayer 04 Leverkusen  Mb Jonathan Tah
5 Bayer 04 Leverkusen  Mb Sven Bender
6 Bayer 04 Leverkusen  Mb Aleksandar Dragović
7 Bayer 04 Leverkusen  Sm Paulinho
8 Bayer 04 Leverkusen  Mb Lars Bender (kapiten)
9 Bayer 04 Leverkusen  Sm Leon Bailey
10 Bayer 04 Leverkusen  Sm Julian Brandt
11 Bayer 04 Leverkusen  Sm Isaac Kiese Thelin (në huazim nga Anderlecht)
13 Bayer 04 Leverkusen  Sm Lucas Alario
15 Bayer 04 Leverkusen  Mf Julian Baumgartlinger (kapiten i 3të)
16 Bayer 04 Leverkusen  Mb Tin Jedvaj
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
17 Bayer 04 Leverkusen  Sm Joel Pohjanpalo
18 Bayer 04 Leverkusen  Mb Wendell
20 Bayer 04 Leverkusen  Mf Charles Aránguiz
21 Bayer 04 Leverkusen  Mf Dominik Kohr
23 Bayer 04 Leverkusen  Mb Mitchell Weiser
24 Bayer 04 Leverkusen  Pt Thorsten Kirschbaum
28 Bayer 04 Leverkusen  Pt Ramazan Özcan
29 Bayer 04 Leverkusen  Mf Kai Havertz
30 Bayer 04 Leverkusen  Mf Sam Schreck
31 Bayer 04 Leverkusen  Sm Kevin Volland (zëv-kapiten)
32 Bayer 04 Leverkusen  Mf Jakub Bednarczyk
38 Bayer 04 Leverkusen  Mf Karim Bellarabi

Në huazim

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
36 Bayer 04 Leverkusen  Pt Niklas Lomb (tek SV Sandhausen deri më 30 qershor 2019)

Lojtarët e së shkuarës

Rekordet

Lista e trajnerëve

    Redaktuar më 1 korrik 2017
Bayer 04 Leverkusen 
Heiko Herrlich është trajneri aktual i Bayer 04.
  • Bayer 04 Leverkusen  Lori Polster (1950)
  • Bayer 04 Leverkusen  Raimond Schwab (1950–51)
  • Bayer 04 Leverkusen  Franz Strehle (1951–53)
  • Bayer 04 Leverkusen  Hans-Josef Kretschmann (1953–56)
  • Bayer 04 Leverkusen  Emil Melcher (1956–57)
  • Bayer 04 Leverkusen  Edmund Conen (1957–59)
  • Bayer 04 Leverkusen  Theo Kirchberg (1959–60)
  • Bayer 04 Leverkusen  Erich Garske (1960–62)
  • Bayer 04 Leverkusen  Fritz Pliska (1962–65)
  • Bayer 04 Leverkusen  Theo Kirchberg (1965–71)
  • Bayer 04 Leverkusen  Gero Bisanz (1971–73)
  • Bayer 04 Leverkusen  Friedhelm Renno (1973–74)
  • Bayer 04 Leverkusen  Manfred Rummel (1974–75)
  • Bayer 04 Leverkusen  Radoslav Momirski (1976–76)
  • Bayer 04 Leverkusen  Willibert Kremer (1 korrik 1976–22 nëntor 81)
  • Bayer 04 Leverkusen  Gerhard Kentschke (23 nëntor 1981–30 qershor 82)
  • Bayer 04 Leverkusen  Dettmar Cramer (1 korrik 1982–30 qershor 85)
  • Bayer 04 Leverkusen  Erich Ribbeck (1 korrik 1985–30 qershor 88)
  • Bayer 04 Leverkusen  Rinus Michels (1 korrik 1988–13 prill 89)
  • Bayer 04 Leverkusen  Jürgen Gelsdorf (13 prill 1989–30 maj 91)
  • Bayer 04 Leverkusen  Peter Hermann (31 maj 1991–30 qershor 91)
  • Bayer 04 Leverkusen  Reinhard Saftig (1 korrik 1991–4 prill 93)
  • Bayer 04 Leverkusen  Dragoslav Stepanović (4 prill 1993–7 prill 95)
  • Bayer 04 Leverkusen  Erich Ribbeck (10 prill 1995–27 prill 96)
  • Bayer 04 Leverkusen  Peter Hermann (28 prill 1996–30 qershor 96)
  • Bayer 04 Leverkusen  Christoph Daum (1 korrik 1996–21 tetor 00)
  • Bayer 04 Leverkusen  Rudi Völler (21 tetor 2000–11 nëntor 00)
  • Bayer 04 Leverkusen  Berti Vogts (12 nëntor 2000–20 maj 01)
  • Bayer 04 Leverkusen  Klaus Toppmöller (1 korrik 2001–15 shkurt 03)
  • Bayer 04 Leverkusen  Thomas Hörster (16 shkurt 2003–10 maj 03)
  • Bayer 04 Leverkusen  Klaus Augenthaler (13 maj 2003–16 shtator 05)
  • Bayer 04 Leverkusen  Rudi Völler (16 shtator 2005–9 tetor 05)
  • Bayer 04 Leverkusen  Michael Skibbe (9 tetor 2005–21 maj 08)
  • Bayer 04 Leverkusen  Bruno Labbadia (1 korrik 2008–5 qershor 09)
  • Bayer 04 Leverkusen  Jupp Heynckes (5 qershor 2009–1 korrik 11)
  • Bayer 04 Leverkusen  Robin Dutt (1 korrik 2011–1 prill 12)
  • Bayer 04 Leverkusen  Sami Hyypiä (1 prill 2012–5 prill 14)
  • Bayer 04 Leverkusen  Sascha Lewandowski (5 prill 2014–1 korrik 14)
  • Bayer 04 Leverkusen  Roger Schmidt (1 korrik 2014–5 mars 17)
  • Bayer 04 Leverkusen  Tayfun Korkut (6 mars 2017–30 qershor 2017)
  • Bayer 04 Leverkusen  Heiko Herrlich (1 korrik 2017 – )

Ekipi i grave

Shiko gjithashtu

  • KFC Uerdingen 05
  • Klubet më të pasura të futbollit

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Bayer 04 Leverkusen HistoriaBayer 04 Leverkusen IdentitetiBayer 04 Leverkusen TrofeBayer 04 Leverkusen LojtarëtBayer 04 Leverkusen Lojtarët e së shkuarësBayer 04 Leverkusen Lista e trajnerëveBayer 04 Leverkusen Ekipi i graveBayer 04 Leverkusen Shiko gjithashtuBayer 04 Leverkusen ReferimeBayer 04 Leverkusen Lidhje të jashtmeBayer 04 LeverkusenBundesligaGjuha gjermaneLeverkusen

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Dua LipaAdelina MamaqiKorçaPsoriazaFaqja kryesoreLidhëzat në gjuhën shqipeZef PllumiBashkimi SovjetikIsmail KadareLidhja e PrizrenitTë drejtat e fëmijëveUjëvarat e MirushësDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëLuaniFeja në ShqipëriNënë TerezaZejtaria në KosovëParafjalaQymyriForca e Sigurisë së KosovësNiko EngonopuloKanceri i gjiritBosnja dhe HercegovinaShqipëria OsmaneKalaja e PetrelësEnciklopediaDhelpraEgla CenoMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutVasfije KrasniqiBimësiaMehmed pashë BushatlliuFan NoliAleksandër Stavre DrenovaINTELEGJENCA ARTIFICIALEAli Pashë TepelenaReaksioni kimikOrganizata e Kombeve të BashkuaraItaliaNdarja administrative e ShqipërisëHonore de BalzakPubertetiProlaktinaParahistoriaShpendëtPneumoniaEnergjiaHIV/AIDSPula (shpend)Stema e ShqipërisëSportiAlbert AjnshtajniMbreti LuanEritrocitiLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësDita Botërore e LibritPetro MarkoCristiano RonaldoFizikaMiniera e TrepçësVitamina CMajlinda KelmendiFutbolliSkënderbeuDrita elektrikeRevolucioni i dytë industrialKaratiNdryshimi i klimësRespekt per te moshuarveHistoriku i gjuhes letrare shqipeEpilepsiaPylliPoeziaVendbanimiLojërat Olimpike VeroreVarësia nga substancat (droga)Lista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneKalaja e Beratit🡆 More