Kalciumi

Kalciumi është element kimik me simbolin Ca dhe numrin rendor 20.

Kalciumi

Bën pjesë në grupin e metaleve alkalino-tokësore. Është metal vezullues i bardhë me shkëlqim të argjendtë. Më së shpeshti në natyrë gjendet në formë të karbonatit të kalciumit (CaCO3). Karbonati i kalciumit mund të jetë në formë të gurit gëlqëror, ose të mbetjeve të fosilizuara të kafshëve ujore të hershme. Kur guri gëlqëror i nënshtrohet temperaturës dhe shtypjes së lartë në thellësi të tokës, ai shëndrrohet në mermer.

Përhapja në natyrë

Kalciumi është elementi i pestë më i përhapur në koren e tokës, me pjesëmarrje mase 3.63%. Mineralet kryesore të tij janë: karbonatet, silikatet, sulfatet, floruret dhe fosforet. Karbonati i kalciumit (CaCO3), është përbërës i vargmaleve të shumta. Ai gjendet në formë të gurit gëlqeror , kalcitit , mermerit , aragonitit dhe shkumësit. Në natyrë gjenden edhe mineralet anhidriti (CaSO4), fosforiti (Ca3(PO4)2), gjipsi (CaSO4 • 2H2O), etj.

Histori

Kalciumi 
Kalcium i pastër

Emri "Kalcium" rrjedh nga fjala latine(calx-gëlqere). Kalciumi i pastër u zbulua në vitin 1808 nga H.Dejvi. Ai e përfitoi atë me elektrolizën e klorurit të kalciumit të shkrirë (CaCl2).

Vetitë Fizike dhe Kimike

Kalciumi është metal i butë dhe shumë reaktiv. Gjatë nxehjes në ajër, shëndrrohet në oksid kalciumi:

Kalciumi  + Kalciumi  --> Kalciumi 

Kalciumi me ujë reagon dhe jep hidroksidin e kalciumit, duka liruar hidrogjenin si gaz:

Kalciumi  + Kalciumi  --> Kalciumi +Kalciumi 

Po ashtu, oksidi i kalciumit (gelqershja e pashuar - jostabile) reagon me ujë dhe fitohet hidroksidi i kalciumit(gëlqerja e shuar - stabile):

Kalciumi  + Kalciumi  --> Kalciumi 

Eshtrat e shtazëve dhe të njeriut përmbajnë kalcium në formë fosfatesh dhe karbonatesh. Mungesa e kalciumit në eshtra manifestohet me sëmundjen e quajtur Rakitis. Jonet Ca2+ ndodhen në gjak dhe ndikojnë në punën normale të zemrës. Ato kanë ndikim edhe në koagulimin e gjakut. Bimët e grumbullojnë kalciumin në trung, fruta dhe gjethe. Kripërat (sulfatet dhe bikarbonatet) e kalciumit dhe magnezit ndodhen edhe në ujë, dhe përbëjnë fortësinë e tij.

Shiko dhe

Shënime dhe referenca

Tags:

Kalciumi Përhapja në natyrëKalciumi HistoriKalciumi Vetitë Fizike dhe KimikeKalciumi Shiko dheKalciumi Shënime dhe referencaKalciumi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

VenusiGjenerali i ushtrisë së vdekurEvropa lindoreTeorema e PitagorësLista e vullkaneve aktivë në botëAtmosferaSpanjaLigjiSkënderbeuIntervistaPlisi (lashtësi)Mamuthi leshatorLeukocitNatyraPoeziaFeja në ShqipëriDashuriaKallëzuesiHistoria e ShqipërisëKosova në Luftën e Dytë BotërorePneumoniaQeniAutobiografiaDafina Zeqiri (këngëtare)VloraVlerësimi i nxënësveZana e malitSpermaYndyraLista e aktorëve të teatrit shqiptarNeurologjiaKanabisi (Drogë)AngliaBasketbolliVeshiSinonimiLista e personaliteteve ilireRrahman DedajPlanetiLumi i NerodimësMutacioniLushnjaUjiGjithësiaSistemi i organeve të frymëmarrjesElektricitetiMeningjitiWilliam ShakespeareAdolf HitleriRomeo VeshajPejgamberët në IslamLiburnaRadha e veprimeve matematikoreForcaÇifteliaFosiletShpella e GadimësProblem globalEposi i kreshnikëveKara Mahmud pashë BushatiArmët e SkënderbeutDepresioniFlamuri i ShqipërisëPranveraVaçe ZelaLista e festave në KosovëMatematikaTingulliQytetet e ShqipërisëArti i RilindjesShtetet anëtare të Bashkimit EvropianPitagoraUjkuAcidet dhe BazatYlberiHidrocentraletEritrocitiKanuni i Lekë Dukagjinit🡆 More