101 Dalmatët: Film

101 Dalmatët (anglisht: One Hundred and One Dalmatians) është një film i animuar amerikan i zhanrit komedi dhe aventurë, që e prodhoi Walt Disney Productions.

Filmi është një adaptim i novelës me të njëjtin emër të vitit 1956 nga Dodie Smith. Regjisorët e tij janë Wolfgang Reitherman, Hamilton Luske dhe Clyde Geronimi, duke vepruar me një skenar nga Bill Peet.

101 Dalmatët
One Hundred and One Dalmatians
Regjia nga
  • Wolfgang Reitherman
  • Hamilton Luske
  • Clyde Geronimi
Skenari ngaBill Peet (i paemërtuar)
Historia ngaBill Peet
Bazuar nëStampa:Based on
ProdhuesiWalt Disney
Luajnë
  • Rod Taylor
  • J. Pat O'Malley
  • Betty Lou Gerson
  • Martha Wentworth
  • Ben Wright
  • Cate Bauer
  • Dave Frankham
  • Fred Worlock
Montazhi
  • Roy M. Brewer, Jr.
  • Donald Halliday
MuzikaGeorge Bruns

Kompania prodhuese
Walt Disney Productions
Shpërndarë ngaBuena Vista Distribution
Data e publikimit
Stampa:Film date
Kohëzgjatja
79 minuta
ShtetiShtetet e Bashkuara
GjuhaAnglisht
Buxheti$3.6–4 millionë
Fitimi$303 millionë

Ngjarja e filmit përcjell një pjellë të 15 këlyshëve dalmatë, që janë kidnapuar nga aristokratja obsesive Kruella De Vil, me dëshirën që ta shndërrojë leshin e tyre në pallto. Pongo dhe Perdita, prindërit e pjellës, nisen në një mision përrreth shtetit për t'i shpëtuar këlyshët nga Kruella maniake, duke i shpëtuar rrugës edhe 84 këlyshë të rinj, gjë që e sjellë totalin në 101 dalmatë.

101 Dalmatët u shfaq për herë të parë në kinematë amerikane më 25 janar 1961, u prit me vlerësime shumë pozitive dhe ishte shumë përfitues duke korrur 14 milionë dollarë brenda SHBA-ve në shfaqjen e parë nëpër kinema. Ai u bë filmi i parë që fitoi mbi 10 milionë në publikimin e tij të parë, dhe i teti film më fitimprurësi i vitit 1961 në arkën amerikano-veriore. Krahas suksesit në arkë, metodat ekonomike të animacionit, si kserografia [en] gjatë procesit të vizatimit dhe ngjyrosjes së figurave, ndihmuan ta mbanin të ulët çmimin e prodhimit.

Suksesi i filmit e bindi kompaninë Disney që ta shndërrojë në një ekskluzivitet mediatik, me një rikrijim live-action më 1996, përcjellur nga një vazhdim i tij në 2000. Një vazhdim i filmit të animuar u lëshua si videofilm më 2003 me emrin 101 dalmatët II: Aventurat e Peçit në Londër. Dy seriale të animuar u prodhuan me bazë mbi këtë ekskluzivitet, 101 Dalmatians: The Series në 1997 dhe 101 Dalmatian Street në 2019. Një film live-action i bazuar në këtë rrëfim, Kruela, u lëshua në vitin 2021.

Referime

Lidhje të jashtme



Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KolitiSkënderbeuHistoria e arteveBashkitë e ShqipërisëMigrenaDua LipaKrishtërimiAlpet ShqiptareRugova (rajon)Lista e liqeneve në ShqipëriKonferenca e Londrës (1912–1913)DemokraciaJaponiaEfekti serrëParisiTeuta e IlirisëDramaKongresi i ManastiritLista e fjalëve në IslamMaria AntonetaTurizmi në ShqipëriCikli i UjitDemografia e ShqipërisëVitaminaSkeleti i njeriutAeroplaniFeja në ShqipëriSarandaKanabisi (Drogë)Shtetet e Bashkuara të AmerikësDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)SinuzitiFoshnjaTumori i truritKatalizatoriForcat e Armatosura të ShqipërisëPunime artizanaleKundrinoriMuri i BerlinitShenjat astrologjikePrishtinaPubertetiVideosexTargat e automjeteve të KosovësMeteoriStreptokoketSlloveniaHistoria e TokësTulipaniGegërishtjaKallëzuesiShtatë mrekullitë e botësGreta ThunbergBorëbardhaAnëtarësimi i Kosovës në Bashkimin EvropianKitaraIzraeliRevolucioni industrialKryqëzatatLufta e Dytë BotëroreAdoleshencaXhensila MyrtezajEgjiptiAjriAhmet KrasniqiPlaku dhe detiFitër BajramiFormat e pashtjelluara të foljesPsikologjiaFigura stilistikeVaçe ZelaKristofor KolombiOsteoporozaDelfiniHistoria e ShqipërisëSëmundjet e gjakutVetëtimaPashallëku i Shkodrës🡆 More