Pozicioni Mashkulli-Sipër

Pozicioni misionar ose pozicioni mashkulli-sipër i referohet një pozicioni seksual ku femra shtrihet me shpinë dhe mashkulli vendoset sipër saj, ndërsa ata përballen me njëri tjetrin dhe angazhohen në marrëdhënie seksuale apo në aktivitete të tjera seksuale.

Pozicioni Mashkulli-Sipër
Përshkrimi i pozicionit misionar nga Édouard-Henri Avril

Pozicioni misionar mund të përfshijë penetrim seksual ose seks jo-penetrativ, dhe akspekti i tij penilo-vaginal është një shembull i aktivitetit riprodhues ventro-ventral (të dy pjesëtarët janë nga përpara). Variacione të këtij pozicioni mundësojnë nivele të ndryshme të ngushtimit vaginal, stimulimit klitoral, thellësisë së penetrimit, aktivitetit të pjesëmarrjes nga ana e femrës, dhe në gjasat dhe shpejtësinë e orgazmës.

Zakonisht është besuar se termi pozicion misionar lindi përshkak të misionarëve të Krishterë, të cilët besohej se inkurajonin këtë pozicion seksual te të konvertuarit e rinj në vendet koloniale. Megjithatë, termi ndoshta buroi nga publikimi i veprës së seksologut Alfred Kinseys, "Sjellja Seksuale e Njeriut Mashkull" përmes një sërë keqkuptimesh të dokumenteve historike.

Pozicioni misionar është jashtëzakonisht i preferuar nga çiftet, të cilët pëlqejnë cilësitë romantike të ofruara nga kontakti i bollshëm me lëkurën e njëri-tjetrit dhe oportuniteti për të parë njëri-tjetrin në sy dhe për t'u puthur.  Gjithashtu besohet se ky pozicion është një pozicion shumë i mirë për riprodhim.  Gjatë aktivitetit seksual, pozicioni misionar i lejon mashkullit që të marrë përgjegjësinë për ritmin dhe thellësinë e tundjes së legenit dhe penetrimin. Është gjithashtu e mundur për femrën të shtyhet drejt mashkullit, duke lëvizur belin ose duke shtyrë këmbët e saj kundër shtratit, ose duke përqafuar trupin e mashkullit me krahët dhe kofshët e saj. Kjo pozitë nuk është e përshtatshme në fazat e fundit të shtatzënisë, kur është e dëshirueshme që femra të ketë të ketë kontroll më të madh mbi ritmin dhe thellësinë e penetrimit.

Variacione

Edhe pse ka disa variacione dhe adaptime të pozicionit misionar, pozicioni klasik përfshin një mashkull dhe një femër, me femrën e shtrirë në shpinë dhe mashkullin mbi të. Variacionet në pozicion mund të ndryshojnë këndin dhe thellësinë e depërtimit penil:

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Marrëdhënie seksualePozicioni seksual

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Lasgush PoradeciArsimi në KosovëLista e shteteve sipas popullsisëNamaziHarry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)PrishtinaQeveria e Përkohshme e ShqipërisëPlakatInstrumenti muzikorTrekëndëshiLiqeniBurimet e dritësMasakra e Krushës së MadheXhensila MyrtezajZënia e Diellit (Eklipsi)ShqiponjaAlbin KurtiIslamiDisneylandE bukura e dheutParahistoriaDasma shqiptareKontaminimi i tokësDardanëtINTELEGJENCA ARTIFICIALEFluturaMineraliFërkimiEmigrimiBashkimit SovjetikBektashiKlimaKitaraLigji i OmitMilanoLidhja e PrizrenitDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)MjedisiNdërtimi i brendshëm i TokësSportiGjuha shqipeTregimiSarandaFosforiFiset shqiptareRaúl AlbiolEvropaBakteriAkiliMali i ZiMenstruacionetLista e revistave shqipSkënderbeuKosova në Luftën e Dytë BotërorePneumoniaSistemi nervorMetaforaNaum VeqilharxhiKongresi i BerlinitPashkëtLigji i ruajtjes së energjisëFlamuri i KosovësPula (shpend)Gjeografia e GjermanisëShtatë mrekullitë e botësShehadetiBimëtViolinaSeminariKinaDynymGjethjaHamletiFejaPubertetiSëmundja e Leukemisë🡆 More