Lia

Lia ishte një sëmundje infektive e shkaktuar nga njëri prej dy varianteve të virusit, Variola major dhe Variola minor.

Rasti i fundit i ndodhur natyralisht u diagnostikua në tetor të vitit 1977 dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) certifikoi zhdukjen globale të sëmundjes në vitin 1980. Rreziku i vdekjes pas kontraktimit të sëmundjes ishte rreth 30%, me përqindje më të lartë midis foshnjave. Ata që mbijetonin kishin shpesh shenja të konsiderueshme në lëkurë dhe disa mbeteshin të verbër.

Lia
Lia
Një fëmijë me li në Bangladesh në vitin 1973. Ёshtë karakteristike prania e puçrrave të mbushura me një lëng të trashë dhe me një thellim ose gropë në qendër.
SpecialitetSëmundje infektive
Simptomat
  • Të hershme: Temperaturë, të vjella, plagë në gojë
  • Të vonshme: Flluska të mbushura me lëng të cilat formojnë një kore të trashë
KomplikimetShenja në lëkurë, verbëri
Fillimi1 deri në 3 javë pas ekspozimit
KohëzgjatjaRreth 4 javë
Shkaktar(ë)Variola major, Variola minor (i përhapur midis njerëzve)
Metoda diagnoztifikueseBazuar në simptomat dhe konfirmuar me PCR
ParandalimiVaksina kundër lisë
TrajtimiKujdes mbështetës
MjekimiTekovirimat, brinkidofovir, kidofovir
Prognoza30% rrezik për vdekje
ShpeshtësiaE zhdukur (i fundit rast i rëndë në vitin 1977)

Simptomat fillestare të sëmundjes përfshinin temperaturë dhe të vjella. Kjo pasohej nga formimi i plagëve në gojë dhe nga irritimi i lëkurës. Pas disa ditësh, irritimi në lëkurë shndërrohej në flluska karakteristike të mbushura me lëng me një gropëz në qendër. Flluskat më pas formonin një kore të trashë e cila binte duke lënë pas shenja. Sëmundja përhapej mes njerëzve ose nëpërmjet objekteve të kontaminuara. Parandalimi bëhej kryesisht nëpërmjet vaksinës kundër lisë. Pas zhvillimit të sëmundjes, mund të kenë hyrë në ndihmë disa ilaçe antivirale.

Origjina e lisë është e panjohur. Dëshmia më e hershme për sëmundjen daton në shekullin e 3-të pes në mumiet egjiptiane. Sëmundja historikisht është shfaqur me epidemi. Në Evropën e shekullit të 18-të, përllogaritet të kenë vdekur 400,000 njerëz në vit nga kjo sëmundje dhe një e treta e rasteve të kenë rezultuar në verbëri. Këto vdekje kanë përfshirë gjashtë monarkë. Lia përllogaritet të ketë vrarë deri në 300 milion njerëz në shekullin e 20-të dhe rreth 500 milion njerëz në 100 vitet e fundit të ekzistencës së saj. Jo më larg se viti 1967, kanë ndodhur 15 milion raste brenda vitit.

Inokulimi për linë duket se ka nisur në Kinë rreth viteve 1500. Evropa e adoptoi këtë praktikë nga Azia në gjysmën e parë të shekullit të 18-të. Në vitin 1796, Edward Jenner prezantoi vaksinën moderne të lisë. Në vitin 1967, OBSH intensifikoi përpjekjet për të eliminuar sëmundjen. Lia është një nga dy sëmundjet infektive që janë zhdukur, sëmundja tjetër është kolera e gjedhit në vitin 2011. Termi "li" u përdor për herë të parë në Britani në fillim të shekullit të 16-të për ta dalluar këtë sëmundje nga sifilizi, i cili njihej atëherë si "lia e madhe". Emra të tjerë historikë për sëmundjen përfshijnë linë, përbindëshin me pika dhe murtajën e kuqe.

Bibliografia

Tags:

InfeksioniOrganizata Botërore e ShëndetësisëVerbëriaVirusi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MetaforaRomeo dhe ZhuljetaKëngët e MilosaosGravitetiLumiNumriDeklarata Universale për të Drejtat e NjeriutVallet shqiptareBifurkacioni i lumit të NerodimësShenjat e qarkullimit rrugorAstronomiaDelfiniGjarpriTeatriUshtria Çlirimtare e KosovësElektromagnetiDuhaniXhubletaKonferenca e Londrës (1912–1913)Lista e liqeneve në KosovëAtmosferaPitagoraKuzhina shqiptareLojërat OlimpikeShëndetiKostandini i MadhKanabisi (Drogë)Ligji i PaskalitSemaforiHidrocentraletMarsiShqiptarët në Maqedoninë e VeriutPrizreniFutbolliRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëTokaShkodraShqiptarëtEmiratet e Bashkuara ArabeGjyste VulajEmrat e bukur të AllahutAnemiaAfërditaHebrenjtëDhëmbët e njeriut14 vjec dhëndërRajoni JuglindorKafshëtNdotja e ajritLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësNjeriuLeukocitDiklofenakuDiarrejaPubertetiPrincess ArgjiroArbëreshët në ItaliSinonimiMadeleine AlbrightRespekt per te moshuarveKostandin KristoforidhiPellazgëtLionel MessiDibraHebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiSulejman VokshiArbëria në MesjetëLufta e KosovësVitaminaUlqiniTeoria e evolucionitNamazi i SabahutBeteja e KosovësShkupiAfrika verioreDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeLidhja e PrizrenitKitaraMenstruacionet🡆 More