Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI ose Human Development Index ) është një statistikë e përbërë nga tregues të ndryshëm që shërben si indikator i renditjes së vendeve sipas nivelit të zhvillimit njerëzor dhe i ndan ato në vende të zhvilluara (zhvillim i lartë), vende në zhvillim (zhvillim mesatar), dhe vende të pazhvilluara (zhvillim i ulët).
Statistika përbëhet nga statistikat e Jetëgjatësisë, Edukimit dhe PKB (Prodhimi Kombëtar Bruto).
Origjina e HDI duhet gjetur në Raportin e Zhvillimit Njerëzor (HDR) që gjendet në Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDRP). Këto programe u filluan në vitin 1990 nga Mahbub ul Haq dhe ka qëllimin e caktuar: "për të zhvendosur fokusin e zhvillimit ekonomik nga llogaritja e të ardhurave kombëtare drejt politikave të përqendruara ndaj popullit.".
Për të krijuar HDR, Haq mblodhi bashkë një grup të njohur ekonomistësh si : Paul Streeten, Frances Stewart, Gustav Ranis, Keith Griffin, Sudhir Anand, and Meghnad Desai. Por ishte puna e Amartya Sen që dha thelbin e konceptit. Haq ishte i sigurt se një përzierje e matësve të zhvillimit njerëzor do të duhej për të bindur publikun, akademikët dhe politik-bërësit kështu që ata mund të vlerësonin zhvillimin jo vetëm nga ana ekonomike por gjithashtu edhe nga përmirësimet në mirëqenien e njerëzve. Sen fillimisht e kundërshtoi këtë ide, por ai e ndihmoi Haq për të krijuar Indeksin e Zhvillimit Njerëzor (HDI). Sen ishte i shqetësuar për shkak se ishte e vështirë të kapje tërë kompleksitetin e faktorëve njerëzorë në një tregues të vetëm por Haq e bindi atë se vetëm një numër i vetëm mund të tërhiqte vëmendjen e politik-bërësve nga përqendrimi ekonomik deri në mirëqenien e njerëzve.
HDI është përdorur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që nga viti 1990.
HDI kombinon tre dimensione:
Formula që përcakton HDI është shpallur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDRP) Në përgjithësi, për të transformuar një variabël të papërpunuar, le të themi , në një tregues pa njësi ndërmjet 0 dhe 1, përdoret formula e mëposhtme:
ku dhe janë vlerat më të ulëta dhe më të larta që variabla mund të marrë, respektivisht.
HDI pastaj përfaqëson një shumë uniformë ⅓ e kontribuar nga secili prej këtyre treguesve:
Raporti i 2009 u lëshua në 5 tetor 2009 dhe mbulon periudhën e vitit 2007. U titullua "Kapërcimi pengesave: Ndryshimi dhe zhvillimi njerëzor". Vendet e para në HDI u grupuan në një kategori te re të quajtur "Zhvillim Njerëzor Shumë i Lartë". Ato janë:
|
|
|
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Indeksi i zhvillimit njerëzor, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.