Shkolla Shqipe E Prizrenit

Shkolla e Parë Shqipe e Prizrenit është institucioni i parë arsimor me karakter kombëtar dhe laik në Kosovë.

Fillimisht u hap Shkolla Shqipe e Djemve e cila filloi nga puna me datën 1 maj të vitit 1889 në qytetin e Prizrenit. Më vonë, në vitin 1892 po ashtu në qytetin e Prizrenit u hap edhe Shkolla Shqipe e Vajzave.

Shkolla Shqipe E Prizrenit
Prizreni në vitin 1863

Shkolla shqipe e djemve në Prizren

Shkolla e parë shqipe e djemve në Prizren filloi veprimtarinë e saj më datën 1 maj të vitit 1889 mbi bazën e një shkolle të mëparshme fetare katolike. Në këtë institution të rëndësishëm edukativ e arsimor, punuan mësuesit Mati Logoreci e Lazër Lumezi. Për shkak të karakterit laik të saj ajo u quajt edhe "shkolla e popullit, t'atyne pa kishë". Sot kjo shkollë me të drejtë konsiderohet si shkolla e parë kombëtare (laike) shqipe në Kosovë.

Shkolla shqipe e vajzave në Prizren

Shkolla e parë shqipe e vajzave në Prizren u themelua në vitin 1892 sipas kërkesës së Argjipeshkvisë së Prizrenit dhe me vendim e leje nga ana e Propagandës Fide të Vatikanit. Mësimin në këtë shkollë e organizuan dhe udhëhoqën motrat e Rendit të Mëshirës. Në fillim numri i nxënëseve ishte i vogël por me kalimin e kohës ai arriti në 70 nxënëse ndërsa në vitin 1909 Shkolla Shqipe e Vajzave në Prizren kishte një numër prej rreth 120 nxënësesh. Si mësuese në këtë institucion arsimor punuan Marta Mazreku, Motrat Mikelangjela dhe Tereza Çoba, etj.

Shih edhe

Referime

Tags:

Shkolla Shqipe E Prizrenit Shkolla shqipe e djemve në PrizrenShkolla Shqipe E Prizrenit Shkolla shqipe e vajzave në PrizrenShkolla Shqipe E Prizrenit Shih edheShkolla Shqipe E Prizrenit ReferimeShkolla Shqipe E PrizrenitKosovëPrizrenit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

EzaniRugova (rajon)Beni ecën vetëLista e elementeve kimikëMësonjëtorja e KorçësForca e Sigurisë së KosovësLista e shkrimtarëve shqiptarëCristiano RonaldoShqiptarët në Maqedoninë e VeriutVjosaPsoriazaGjarpriSulejman VokshiDemencaNoizySportiTë drejtat e njeriutEnergjia potencialeAlfabeti shqipNeptuniSistemi muskulorErnest HemingwayYndyraKalaja e BeratitFerma VIPMejozaKongresi i ManastiritSali BerishaKrishtërimiDuhaniFruthiKroaciaProteinaLahutaSistemi i tretjesElektricitetiFaqja kryesoreNepotizmiKryefjalaUjkuSistemi nervorKërpudhatKometaSyri i kaltër, DelvinëBallkaniVrima e zezëMbrojtja e mjedisitMeshariSyriDioklecianiPankreasiLionel MessiLindja (biologji)BasketbolliLidhëzat në gjuhën shqipePjetër BudiOksigjeniNaum VeqilharxhiDeti AdriatikÇamëriaDua LipaPashallëqet shqiptareShkretëtiraLista e festave në ShqipëriMeteoriJaponiaËShpella e GadimësTurqiaLufta e Dytë BotëroreAeroplaniLufta e FtohtëMatematikaEpoka e IluminizmitUlçera në stomakGreqiaStambolliAjriLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonike🡆 More