Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike Romake dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishtërimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë. Në Orthodhoksi, sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes.
Viti | Në Perëndim | Në Lindje |
---|---|---|
2000 | 23 prill | 30 prill |
2001 | 15 prill | |
2002 | 31 mars | 5 maj |
2003 | 20 prill | 27 prill |
2004 | 11 prill | |
2005 | 27 mars | 1 maj |
2006 | 16 prill | 23 prill |
2007 | 8 prill | |
2008 | 23 mars | 27 prill |
2009 | 12 prill | 19 prill |
2010 | 4 prill | |
2011 | 24 prill | |
2012 | 8 prill | 15 prill |
2013 | 31 mars | 5 maj |
2014 | 20 prill | |
2015 | 5 prill | 12 prill |
2016 | 27 mars | 1 maj |
2017 | 16 prill | |
2018 | 1 prill | 8 pril |
2019 | 21 prill | 28 prill |
2020 | 12 prill | 19 prill |
Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jezusit. Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi). Ky sistem u fiksua përfundimisht në qv. e VI. Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përfillur të dielën.
Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit.
Pashkët paraprihen nga një kohë parpërgatitore e agjërimit dhe përkorimit, që zgjat 40 ditë, që quhen Kreshme që fillon nga e "Mërkura e Përhimtë" dhe mbaron të Dielën e Palmave (e fundmja para Pashkëve) që përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli.
Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.
Emërtime të rrjedhura nga Eostremonat apo muaji i Eostres:
Emra të prejardhur nga hebraishtja Pesah (Pas´ha):
Emërtime të përdorura në gjuhë të tjera:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Pashkët, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.