Nexhmije Pagarusha: Këngëtare

Nexhmije Pagarusha (Pagarushë, 7 maj 1933 - 7 shkurt 2020) ishte një këngëtare dhe aktore shqiptare.

Ajo mbahet si mbretëresha e muzikës shqiptare.

Biografia

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën "Për ty" në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë.

Ishte në jurinë e festivalit "Kënga Magjike 2005". Aktualisht është këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosovë dhe në Radio Blue Sky.

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me "Medaljen e Mirënjohjes" nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Me 7 Shkurt 2020, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta.

Veprat muzikore

    Disa nga këngët e saj:
  • Baresha"
  • ”Ani mori nuse”
  • Mora testin
  • “Kur më shkon si zog n'hava”
  • “Kur më del në derë”
  • ”Ke selvitë”
  • “Ç'u ngrit lulja në mëngjes”
  • “Çil njat zemër plot kujtime”
  • “Dallëndyshe”
  • “Një lule”
  • "Zambaku i Prizrenit"

Filma

Interpretoi në filmat dhe shfaqjet teatrore

  • “Dasma e përgjakur”, (1967)
  • “Jugovizioni” (1973)
  • “Gëzuar viti i ri” (1976)
  • "E kafshoja terrin" (1977)
  • "I ikuri". (1980)
  • "Tre vetë kapërcejnë malin" (1981)
  • "Lepuri me pesë këmbë"
  • "Fluturimi i Micakut"
  • "Daullet e të çmendurve",
  • "Rexha i nënës në grazhd të kalit"
  • "Vrasësit bëjnë dasmë natën" (1997)

Shënime

a.   ^ Albanian: Nexhmije Pagarusha, Serbian: Неџмије Пагаруша, Nedžmije Pagaruša.

Lidhje të jashtme

Nexhmije Pagarusha: Biografia, Veprat muzikore, Filma  Wiki Libri: Kënga në shkronja

Referime

Tags:

Nexhmije Pagarusha BiografiaNexhmije Pagarusha Veprat muzikoreNexhmije Pagarusha FilmaNexhmije Pagarusha ShënimeNexhmije Pagarusha Lidhje të jashtmeNexhmije Pagarusha ReferimeNexhmije Pagarusha193320207 maj7 shkurtAktoriKëngëtariMuzika shqiptarePagarushaShqiptarët

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

UjkuMaqedonia e VeriutBosnja dhe HercegovinaLegjenda e gurit të “Bletës”Multiple sklerozaRugova (rajon)Qarku i VlorësShpikje te ndryshmePashallëku i JaninësRrahman DedajLudwig van BeethovenWolfgang Amadeus MozartGjirafaPsikozaBeni ecën vetëKopshti Botanik i TiranësInfeksioni seksualisht i transmetueshëmPrincess ArgjiroKulturaTargat e automjeteve të ShqipërisëZënia e Diellit (Eklipsi)Trupi i njeriutKafejaÇifteliaAngliaLista e bimëveSteve JobsMagnetiCristiano RonaldoGjithësiaValbona SelimllariRobotikaLista e festave në KosovëPubertetiPranveraOksigjeniArbëreshët në ItaliFlamuri i ShqipërisëÇamëriaFeja në ShqipëriShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreLindja (biologji)Albin KurtiZinxhiri ushqimorVetëtimaEnergjia e erësAcidet dhe BazatMbreti LuanUjiKatroriYmer ElshaniStreptokoketFjodor DostojevskiRespekt per te moshuarveFC BarcelonaLuigj GurakuqiOutlook.comPaneli diellorMuri i BerlinitKortizoliValët elektromagnetikeLimfocitiMetaforaBashkitë e ShqipërisëButrintiBasketbolliSistemi i frymëmarrjesHënaKlima e ShqipërisëReal Madrid C.F.Përcjellësit elektrikShkupiZemraSistemi i imunitetitShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëHarry PotterPogradeciHistoria e ShqipërisëKarbohidratet🡆 More