Michael Ngoo

Michael Ayodeji D.

Ngoo (lindur më 23 tetor 1992) është një futbollist profesionist anglez i cili luan si sulmues për klubin shqiptar Tirana. Ai ka përfaqsuar Anglinë në nivelet nën-19 dhe nën-20.

Michael Ngoo
Michael Ngoo
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMichael Ayodeji D. Ngoo
Datëlindja (1992-10-23) 23 tetor 1992 (31 vjeç)
VendlindjaWalthamstow, Londër, Angli
Gjatësia1.98 m (6 ft 6 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Tirana
Numri45
Karriera me të rinjtë
2008–2009Southend United
2009–2013Liverpool
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2014Liverpool0(0)
2013→ Heart of Midlothian (huazim)15(4)
2013→ Yeovil Town (huazim)6(0)
2014→ Walsall (huazim)14(1)
2014–2015Kilmarnock6(0)
2016–2017Bromley1(0)
2017Oldham Athletic13(0)
2017–Tirana32(15)
2018–Tirana B2(1)
Karriera ndërkombëtare
2010–2011Anglia U196(3)
2011Anglia U203(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 22 shkurt 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 1 prill 2013

Karriera me klube

Vitet e hershme

Ngoo filloi karrierën e tij si lojtar i ri me Southend United. Në korrik 2009, ai ishte në provë tek Manchester United, duke luajtur me ekipin nën-16 në Milk Cup, me United që doli triumfues. Ai ndoqi shkollën Brampton në East Ham.

Liverpool

Në shtator 2009, në moshën 16 vjeç, Ngoo firmosi për Liverpool për një shifër që besohej të ishte rreth 250,000 £. Gjatë sezonit 2010–11 ku ai përfaqson ekipin nën-18, Ngoo shënoi 15 gola në 21 paraqitje. Një sezon më vonë ai ishte kryegolashënuesi i ekipit rezervë.

Më 14 shtator 2012, pasi shënoi golin e fundit të ekipit nën-21 në fitoren 4–1 kundër Çelsit, Ngoo zbuloi një bluzë që mbarte mesazhin "96 reasons 4 Justice" (96 arsyje për dretësi; 4 është shkurtes për fjalën for, "për" në shqip). Ngoo u ndëshkua me karton të verdhë për këtë homazh e cila erdhi në javën kur Paneli i Pavarur i Hillsborough publikuan raportin e tyre. Në janar 2013, ai u huazua tek Heart of Midlothian për të fituar më shumë përvojë.

Në fund të sezonit 2013–14, ai u lirua nga klubi.

Huazimi te Midlothian

Pasi ishte vëzhguar në disa ndeshje me ekipin nën-21 të Liverpoolit, më 24 janar 2013, u lajmërua se ai ishte gati për t'u bashkuar me klubin e Premier Ligës Skoceze Heart of Midlothian (Hearts) në huazim deri në fund të sezonit, subjekt i plotësimit të letrave të punës. Marrëveshja u plotësua një ditë më vonë, gjë që do të thoshte ai u ribashkua me shokun e tij tek Liverpool, Daniel Wilson, i cili gjithashtu kishte ardhur si i huazuar. Ngoos j'u dha fanella me numrin 21. Ai debutoi në ditën e ardhshme në gjysëm-finalen e Kupës së Skocisë ndaj Inverness, duke shënuar golin e barazimit për ekipin. Hearts fituan ndeshjen nga penalltitë me rezultatin 5–4, pas barazimit 1–1 në kohën e rregullt, me Ngoon i cili shënoi penalltinë e tij. Më 17 mars 2013, ai dhe ekipi i tij humbën në finale pasi u mposhtën 3–2 nga St Mirren. Ngoo më pas pësoi një dëmtim në shpatull e cila e vuri në vështirësi në fundin e sezonit, duke bërë që të humbiste fitoren 3–0 ndaj St Mirren më 4 maj. Gjatë kohës së tij në Skoci ai luajti 17 herë, duke shënuar edhe pesë gola. Ngoo komentoi se ai besonte se ishte përmirësuar si lojtarë gjatë kohës së tij tek klubi nga Edinburgu.

Huazimi te Yeovil Town

Më 10 korrik 2013, Ngoo firmosi me ekipin e sapongjitur në Championship Yeovil Town në huazim për sezonin 2013–14. Më 3 gusht 2013, Ngoo bëri debutimin e tij me ekipin duke luajtur si zëvëndësues në fitoren 1–0 ndaj Millwall. Debutimi i tij i plotë erdhi tre ditë më vonë në raundin e parë të Kupës së Ligës ndaj Southend United, duke luajtur për 82 minuta para se të zëvëndësohej nga Kieffer Moore në fitoren 1–0 ndaj Southend United. Ai luajti edhe dy ndeshje të tjera si zëvëndësues para ndeshjeve të rradhës si titullar, në shtëpi ndaj Birmingham City dhe jashtë fushe ndaj Burnley; Yeovil i humbi të dyja ndeshjet. Ai luajti si titullar në ndeshjen e rradhës të ekipit në shtëpi kundër Derby County, por u zëvëndësua në fundin e pjesës së parë nga Andy Williams në disfatën 3–0 ndaj Derby County. Ai u la sërisht në stolin e rezervave në dy ndeshjet e tij të fundit me klubin, duke luajtur si zëvëndësues në të dyja rastet, përfshirë gjashtë minuta ndaj Reading dhe njëmbëdhjetë minuta ndaj Queens Park Rangers.

Më 9 tetor 2013, Ngoo u rikthye tek Liverpooli pasi marrëveshja e tij e huazimit u mbyll me mirëkuptim.

Huazimi te Walsall

Më 31 janar 2014, Ngoo u bashkua me Walsall në huazim. Ai debutoi më 8 shkurt kundër Milton Keynes Dons, duke humbur një penallti në një humbje 3–0. Më 18 prill 2014, Ngoo shënoi golin e parë të klubit, një gol i cili u shënua me kokë në ndeshjen e League One kundër Carlisle United e cila u mbyll në barazim 1–1.

Kilmarnock

Më 15 gusht 2014, Ngoo u bashkua me Kilmarnock në një marrëveshje dy-vjeçare.

Bromley

Pas largimit të tij nga Kilmarnock, Ngoo filloi duke u stërvitur me klubin e National League Bromley. Klubi lajmëroi blerjen e tij më 19 nëntor 2016 dhe debutoi në të njëjtën ditë duke luajtur si zëvëndësues në minutën e 76të kundër Chester.

Oldham Athletic

Më 20 janar 2017, Ngoo firmosi me ekipin e League One Oldham Athletic në një marrëveshje të shkurtër që do të zgjaste deri në fund të sezonit. Ngoo u lirua nga Oldham në fund të sezonit 2016–17.

Tirana

Në shtator 2017, Ngoo firmosi me klubin shqiptar Tirana në një marrëveshje një-vjeçare me një mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër. Ai mori fanellën me numrin 45, dhe bëri debutimin e tij zyrtar në ndeshjen e Superkupës ndaj Kukësit më 6 shtator, duke luajtur disa minuta nga fundi me ekipin që fitoi me një gol të mbrojtësit Erion Hoxhallari. Ky ishte trofeu i 11të i Tiranës, e cila gjithashtu vendosi rekord si klubi i parë i Kategorisë së Parë që fiton këtë trofe. Debutimi i tij në ligë erdhi më 16 shtator në ndeshjen hapëse të sezonit ndaj Ilirisë; ai hyri në fushën e lojës në fillim të pjesës së dytë dhe kontriboi në fitoren 1–0 në shtëpi. Goli i tij i parë u shënua në paraqitjen e tij të tretë me ekipin, në një ndeshje lige ndaj Pogradecit më 24 shtator, duke shënuar të dytin e fitores 3–0 në Stadiumin Gjorgji Kyçyku. Tre ditë më vonë, në ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Kupës së Shqipërisë 2017–18, Ngoo shënoi dy gola duke udhëhequr ekipin e tij në një fitore 2–0 në shtëpi dhe 4–1 me rezultat të përgjithshëm.

Ngoo u rikuperua nga një dëmtim i gjatë në shtator 2018, dhe bëri debutimin e tij në elitë më 16të në suksesin 3–1 ndaj Luftëtarit, duke u aktivizuar në minutat e fundit të takimit të vend të Dejan Blazhevskit. Ngoo hasi vështirësi në pjesën e parë të sezonit, duke u pezulluar për 24 orë më 16 tetor pasi debatoi me trajnerin e ri Ardian Mema për sjellje të papranueshme; ngjarja ndodhi gjatë një seance stërvitore ku anglezi i ktheu fjalën trajnerit si dhe e ofendoi me fjalët në anglisht "fuck you". Ai u gjobit edhe me 500 € si dhe u la në stol në humbjen 1–0 të skuadrës në Vlorë. Ngoo u pezullua sërisht më 23 tetor për një kohë pa kufi, dhe në fund të muajit u dërgua për t'u stërvitur me ekipin e rezervave. Ai debutoi për rezervat më 11 nëntor duke shënuar në një fitore 3–2 ndaj Adës. Dy ditë më vonë, klubi vendosi që ta rikthej në ekipin e parë. Ai luajti në një ndeshje miqësore ndaj Korabit më 16 nëntor, duke shënuar një nga golat e ekipit, por u përfshi në një tjetër debat, këtë herë me shokun e skuadrës Gentian Muça, se kush do të gjuante një penallti; debati verbal për pak sa nuk u bë fizik po të mos ishin shokët e tjerë të skuadrës që i ndanë. Ishte Ngoo ai që në fund gjuajti penalltinë, por tentativa e tij ishte e pasaktë. Në ditët tjetër, ai u pezullua sërisht dhe u detyrua të stërvitej vetëm.

Ngoo shënoi golin e parë në Kategorinë Superiore më 8 dhjetor në fitoren 4–0 në shtëpi ndaj Kastriotit që riktheu Tiranën tek tre pikët pas nëntë javësh.

Karriera ndërkombëtare

Ngoo ka përfaqsuar Anglinë nën-19. Ai u thirr nga Anglia për të luajtur në Kupën e Botës nën-20 në Kolumbi në 2011, dhe debutoi më 1 gusht 2011, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 72të në një ndeshje grupi ndaj Argjentinës, duke zëvëndësuar Callum McManaman në një barazim pa gola. Ai zhvilloi tre paraqitje gjithsej gjatë turnamentit. Ai është i disponueshëm për të përfaqësuar Nigerinë dhe Kamerunin falë gjyshit të tij.

Statistikat e karrierës

    Redaktuar më 22 shkurt 2019
Klubi Sezoni Liga Kupa Kupa e Ligës Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Liverpool 2012–13 Premier League 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0
2013–14 Premier League 0 0 0 0 0 0 0 0
Gjithsej 0 0 0 0 0 0 0 0
Heart of Midlothian (huazim) 2012–13 Premier Liga Skoceze 15 4 0 0 2 1 17 5
Yeovil Town (huazim) 2013–14 Championship 6 0 0 1 0 0 7 0
Walsall (huazim) 2013–14 Liga e Parë 14 1 0 0 0 0 14 1
Kilmarnock 2014–15 Premier Liga Skoceze 6 0 0 0 1 0 7 0
Bromley 2016–17 National League 1 0 0 0 0 0 1 0
Oldham Athletic 2016–17 Liga e Parë 13 0 0 0 0 0 13 0
Tirana 2017–18 Kategoria e Parë 19 11 6 2 0 0 1 0 26 13
2018–19 Kategoria Superiore 13 4 4 2 17 6
Gjithsej 32 15 10 4 0 0 1 0 43 19
Gjithsej karriera 87 20 10 4 4 1 1 0 102 25

Trofe

    Heart of Midlothian
  • Scottish League Cup: finalist 2012–13
    Tirana

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Michael Ngoo Karriera me klubeMichael Ngoo Karriera ndërkombëtareMichael Ngoo Statistikat e karrierësMichael Ngoo TrofeMichael Ngoo ReferimeMichael Ngoo Lidhje të jashtmeMichael NgooAngliaFutbolliKF TiranaKombëtarja angleze e futbollitSulmuesi (futboll)

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Ligjet e NjutonitLista e shkrimtarëve shqiptarëShkollaLista e kafshëve të egraDrogaDita Botërore e LibritFan NoliPingpongHistoria e arteveFloraProblem globalHemoglobinaLetërsia romantike shqiptareMatematikaPunime artizanaleRrotullimi i TokësProdhimi i Brendshëm BrutoIntervistaDemencaPeshkaqeniFotosintezaDua LipaHistoria e gjeometrisëPashallëqet shqiptareLogopediaEnergjia elektrikeSami FrashëriHebrenjtëHIV/AIDSHomonimetDemografia e ShqipërisëFonetikaShqipëria OsmaneDinozauriElefantiSinjalet rrugore në ShqipëriPulsi i zemrësKanceri i gjiritKanabisi (Drogë)MarsiLista e fiseve ilireNamazi i JacisëOutlook.comMasakra e TivaritHistoria e TiranësAngioedemaTurizmi në ShqipëriKolesteroliEgjipti i lashtëLista e lumenjve më të gjatëADHDYmer ElshaniMagnetiBletaDelfiniAngliaMushkëriaPeshaLuiz EjlliLufta e Dytë BotëroreParku Kombëtar Shebenik-JabllanicëLista e elementeve kimikëLindja e parakohshmeHistoriaFruthiKlima e ShqipërisëDibraLista e festave në KosovëGlobalizimiElefanti afrikanDhuna në familjeMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutTruriXhubletaDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeRebelimi i vitit 1997RilindjaLufta e Parë BotëroreKompjuteri🡆 More