Lista E Monumenteve Në Vushtrri

artikull-listë e Wikimedias
Lista E Monumenteve Në Vushtrri
Pamja e Vushtrrisë nga Bukoshi

Monumente kulturore

Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Hamami i Vjetër (Vushtrri) Hamami i qytetit në Vushtrri është një monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë arkitekturale i cili gjendet në qendër të qytetit. Ky hamam, ndoshta i të njëjtës kohë me Xhaminë e Gazi Ali BeutVushtrri (shek. XV) përbën një nga hamamet më të hershme në Ballkan. Sipas burimeve historike, Hamami i Vushtrrisë është ndërtuar në dy faza. Pjesa e ambientit të brendshëm me tri kupola është ndërtuar në shek. XV nga ana e Gazi Ali Beut gjersa pjesa hyrëse me gurë shtufi thuhet se është ndërtuar në shek. XVII. Hamami shërbente si banjë publike për meshkuj dhe femra, të cilët e përdornin me radhë në ditë të caktuara. Sipas vushtrriasve, përveç larjes Hamami është shfrytëzuar nga qytetarët edhe si hapësirë për relaksim, me muzikë dhe shërbim të çajit. 42°48′35″N 20°53′23″E / 42.809694°N 20.889694°E / 42.809694; 20.889694
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Hamami i Vjetër në Vushtrri
2 Ndërtesa e Arkivit të Vjetër në Vushtrri Ndërtesa e Arkivit të Vjetër në Vushtrri është një monument i trashëgimisë kulturore në Vushtrri. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër X022 (1140/101010). 42°49′21″N 20°57′53″E / 42.822530°N 20.964660°E / 42.822530; 20.964660
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Ndertesa e Arkivit të Vjetër Historik në Vushtrri
3 Kalaja e Vjetër (Vushtrri) Kalaja e Vjetër e Vushtrrisë është një monument i trashëgimisë kulturore i kategorisë arkitekturore në qytetin e Vushtrrisë. Kalaja ndodhet në qendër të bërthamës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë. Në burimet historike përmendet si Kala e Vjetër. Kjo nënkupton se Kalaja vertetë është e lashtë. Gjatë historisë Kalaja përmendet nga kronistët dhe gjeografët e ndryshëm. Evlia Çelebiu në shekullin e XVII e përmend Vushtrrinë dhe thotë së më 1389 (792 h) Sulltan Murati I (Gazi Hudavendingar), pas pushtimit e shkatërroi Kalanë. E rindërtuar disa herë, ajo ka arritur të mbijetojë deri më sot. 42°49′20″N 20°58′03″E / 42.822222°N 20.967500°E / 42.822222; 20.967500
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Kalaja e Vjetër në Vushtrri
4 Kompleksi arkitektonik në Gumnisht Kompleksi arkitektonik i Gumnishtit është një monument i trashëgimisë kulturore i cili gjendet në fshatin GumnishtVushtrrisë. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Kompleksi arkitektonik në Gumnisht
5 Kulla e Azem dhe Shotë Galicës Kulla e Azem dhe Shotë Galicës është një monument i trashëgimisë kulturore në Galicë, Vushtrri. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër.
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Kulla e Azem dhe Shotë Galicës
6 Kulla e Kadri Hysenit Kulla e Kadri Hysenit është një monument i trashëgimisë kulturore në Ashlan, Vushtrri. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër. Kulla është e ndërtuar në shekullin XIX, nga gurët e gdhendur, në oborrin e gjerë të rrethuar me mur guri. Kulla është dykatëshe, ku përveç dritareve të hapura në formë katërkëndëshi hapje këto të realizuara me kërkesat e kohës, karakterizohet edhe me frëngji të hapur në të katër anët gjë që bënë të kuptohet se Kulla në fillim ndriçohej vetëm nga hapësira e frëngjive duke pasur parasysh rolin dhe funksionin e saj historik të kohës. Kulmi është i mbuluar me qeramidhe. Përveç kullës karakteristike janë edhe objektet përcjellëse të saj prej të cilave dallohen dyert e drurit të mbuluara me kulm, muri i oborrit nga guri si dhe rrethi i pusit (bunarit) të ujit i punuar po ashtu nga guri masiv.
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Kulla e Kadri Hysenit- Ashlan
7 Kulla e Zejnullah Beut Kulla e Zejnullah Beut është një monument i trashëgimisë kulturore në Balincë, Vushtrri. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër. Kulla një kohë ka shërbyer si shtëpi e banimit e Zejnullah Beut. Ajo është e ndërtuar në fillim të shek. XX, si pjesë e shumë pronave që i kishte në pronësi ky tregtar i pasur. Besohet se objekti fillimisht ishte ndërtuar si vilë pushimore, pasi që familja jetonte në shtëpitë dhe pronat tjera që kishin në rajonin e Vushtrrisë. Si patriot dhe arsimdashës, Zejnullah Beu e la këtë shtëpi të përdoret si shkollë. 42°48′31″N 20°53′25″E / 42.808630°N 20.890357°E / 42.808630; 20.890357
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Kulla e Zejnullah Beut
8 Mulliri i Hajrizit (Mulliri i Zotnisë) Mulliri i Hajrizit (Mulliri i Zotnisë) është një monument i trashëgimisë kulturore në Smrekonicë, Vushtrri. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër. Në lagjen “Mustafa” të fshatit Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, në pjesën veriore, në distancë nga qyteti i Vushtrrisë 7,5 km, gjendet Mulliri i Zotnisë. Mullirin thuhet se e ka ndërtuar zotëria i fshatit, i cili edhe ka qenë përgjegjës i gjithë fshatit gjatë shek. XIX. Mulliri i Zotnisë ka shërbyer për bluarjen e drithërave (misër, grurë). Mulliri me dimensionet afërsisht 10 x 5 metra është ndërtuar nga guri i përforcuar nga hatulla horizontale druri me një konstrukt kulmi katërfaqësor të mbuluar me tjegulla mediterane. 42°51′51″N 20°56′28″E / 42.864280°N 20.941134°E / 42.864280; 20.941134
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Mulliri i Hajrizit (Mulliri i Zotnisë)
9 Muri i Zotnise (Smrekonicë) Muri i Zotnisë është një monument i trashëgimisë kulturore në Smrekonicë, Vushtrri. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor". Në lagjen “Kajtazi” të fshatit Smrekovnicë, komuna e Vushtrrisë, në një distancë afro 7 km nga qyteti, gjendet Muri i Zotnisë. Murin thuhet se e ka ndërtuar Zotnia i fshatit, i cili edhe ka qenë përgjegjës i gjithë fshatit gjatë shek. XIX. Muri rrethues ka pasur karakter mbrojtës për objektet që rrethonte ai. I ndërtuar nga gurët e formësuar arrinte lartësi deri në 4 m, i mbuluar me kulm dyfaqësor me konstruksion druri të veshur me tjegulla meridianë. Thuhet se zotnia ka qenë një pasanik i kohës, por në të njëjtën kohë ka qenë edhe si administrator i këtij fshati.
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Muri i Zotnisë (Smrekonicë)
10 Ura e gurit (Vërnicë) Ura e Vjetër e Gurit në Vërnicë (Vrri) është një monument i trashëgimisë kulturore në Vrri (Vërnicë), Vushtrri. Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Ura e Vërnicës
11 Ura e Gurit (Vushtrri) Ura e Vjetër e Gurit është një monument tjetër i vjetër i trashëgimisë kulturore i cili gjendet në qytetin e Vushtrrisë. Ura gjendet në pjesën veriperëndimore të hyrjes së qytetit. Sipas hulumtimeve të fundit llogaritet të jetë ndër urat më të vjetra të llojit të vetë në Kosovë. Ajo lidhte fshatrat e rrëzë Çyçavicës me qytetin e Vushtrrisë dhe nëpërmes Grykës së Klysyrës e lidhte Rrafshin e Kosovës me rajonin e Drenicës. Po nëpër këtë urë kalonte edhe rruga e cila e lidhte qytetin e Vushtrrisë me stacionin e trenit në fshatin Shtruerë. Urën e Gurit në Vushtrri e përmendin edhe udhëpërshkrues të ndryshëm të kohës, si psh. francezi Filip Difre - Kane (1573) i cili mes tjerave thot edhe këtë:"...prej aty arritëm në Vushtrri, qytet i madh me xhami të shumta, dhe me urë të madhe të gurit ". Sipas shënimeve osmane të vitit 1873/74, Vushtrria ishte një kasaba me tri xhami, një konak shtetëror ... me dy ura mbi lumin Sitnicë, njëra prej druri e tjetra prej materialit të fortë guror. 42°49′25″N 20°57′37″E / 42.8236°N 20.9603°E / 42.8236; 20.9603
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Ura e Vjetër e Gurit
12 Ura e Hekurit në Vushtrri Ura e Hekurit në Vushtrri është një urë që kalon mbi Lumin e Tërstenës dhe e tëra është e ndërtuar me material të hekurit. Ndërtimi i saj ka filluar në vitin 1928 ndërsa është finalizuar në vitin 1934, njësoj sikurse edhe Ura e Ibrit në Mitrovicë. Ura ka një gjatësi prej 27 metrash, gjërësi prej 5.5 metrash ndërsa pesha maksimale e lejuar mbi urë është 18 ton (18 000 kg).
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Ura e Hekurit në Vushtrri.
13 Ura e Silnicës (Vushtrri) Ura e Sitnicës në Vushtrri është një urë mbi Lumin e Sitnicës dhe e cila është ndërtaur në vitin 1980. Materiali i përdorur për ndërtimin e kësaj ure është kryesisht betoni.
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Ura e Silnicës në Vushtrri
14 Ura e Pestovës Ura e Pestovës është një urë mbi Lumin e Sitnicës në fshatin PestovëKomunës së Vushtrrisë. Karakteristikë e saj është se e tëra është ndërtuar nga materiali i drurit.
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Ura e Pestovës
15 Çeshmja e Kalasë në Vushtrri
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Çeshmja e Kalasë në Vushtrri
16 Nishani i Mustafë Beut

Lokalitete arkeologjike

Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Fortesa antike (Gradina e Malokëve) Fortesa Antike në Samadrexhë e njohur edhe si Gradina e Malokëve është një monument i trashëgimisë kulturore në Samadrexhë, Vushtrri. Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 249/71 (3104). 42°49′52″N 21°02′53″E / 42.8311°N 21.0481°E / 42.8311; 21.0481
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Fortesa Antike - Gradina e Malokëve
2 Gërmadhat e Kalasë në Duboc 42°46′40″N 20°53′48″E / 42.777704°N 20.896652°E / 42.777704; 20.896652
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Kalaja e Dubocit
3 Gjurmët e vilës romake në Pestovë 42°47′06″N 20°59′56″E / 42.785109°N 20.998956°E / 42.785109; 20.998956
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Villa Rustica (Pestova)
4 Kalaja (Gjyteti) në Strofc 42°42′29″N 20°58′50″E / 42.707994°N 20.980610°E / 42.707994; 20.980610
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Kalaja e Strofcit (Gjyteti)
5 Lokaliteti Arkeologjik "Te jorgovanët"
6 Gërmadhat e Gjytetit në Shalc
7 Lokaliteti Arkeologjik Ligata
8 Lokaliteti arkeologjik në Lluki
9 Lokaliteti arkeologjik në Mirash të Vushtrrisë
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Lokaliteti arkeologjik në Mirash të Vushtrrisë
10 Lokaliteti arkeologjik Seishtë (Te shpija)
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Lokaliteti arkeologjik Seishtë (Te shpija)
11 Lokaliteti arkeologjik Seishtë (Çeremidëhane)
12 Vendbanimi parahistorik dhe antikitetit të vonë në Zhilivodë
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Vendbanimi parahistorik dhe antikitetit të vonë në Zhilivodë
13 Lokaliteti arkeologjik Livadhi i Vitoshit
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Lokaliteti arkeologjik Livadhi i Vitoshit

Shtëpi të vjetra

Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Shtëpia e Shaban Agës
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Shtëpia e Shaban Agës
2 Shtëpia e Nezir Hysenit
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Shtëpia e Nezir Hysenit
3 Shtëpia e Familjes Bunjaku - Pantina
4 Shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit Shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit gjendet në pjesën perëndimore të qytetit të Vushtrrisë afër lumit Tërstenë. Sipas të dhënave historike dhe banorëve lokal shtëpia në fjalë besohet të jetë ndërtuar kah fundi i shekullit XIX, si shtëpi banimi. Në kohën e vonë të Perandorisë Osmane në këtë shtëpi janë vendosur organet e pushtetit komunal (Beledije). Shtëpia edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ka shërbyer si ndërtesë e administratës komunale, më vonë (rreth viteve 1960 - 1970 ) ka shërbyer si ambulancë, e pas vërshimeve të ujit në vitin 1978 shtëpia është shfrytëzuar për strehim nga familjet që kanë pasur dëmtime nga vërshimi.
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Shtëpia e Mahmut Pashë Gjinollit
5 Shtëpia e Zymer Musiqit
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Shtëpia e Zymer Musiqit
6

Monumente fetare

Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Kisha mesjetare në Smrekonicë Kisha mesjetare në Smrekonicë është një monument i trashëgimisë kulturore në Smrekonicë, Vushtrri. Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".
2 Kisha mesjetare dhe lokaliteti parahistorik në Samadrexhë Kisha mesjetare dhe lokaliteti parahistorik në Samadrexhë është një monument i trashëgimisë kulturore në Samadrexhë, Vushtrri. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturale" dhe Arkeologjike.
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Kisha mesjetare dhe lokaliteti parahistorik në Samadrexhë
3 Teqja e qytetit (Vushtrri) Teqja ose tyrbja e qytetit gjendet në parkun e qytetit të Vushtrrisë, afër shkollave të mesme. Arkitektura e saj është në formë të tetëkëndshit, brenda së cilës gjinden gjashtë varre, të cilët konsiderohen të jenë varret e shehlerëve, por ka edhe mendime se këto varreza janë të njerëzve që kanë pasur grada të larta ushtarake në kohën e Perandorisë Osmane.
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Teqja e Vushtrrisë
4 Xhamia e Gazi Ali Beut Xhamia e Gazi Ali Beut ndodhet në bërthamen e vjetër të qytetit të Vushtrrisë, në largësi prej 100 m nga Hamami i vjetër. Xhamia u ndërtua nga mesi i shek. XV nga ana e Gazi Ali Beut. Që nga fillimi e deri në ditët e sotme Xhamia gjithherë ka sherbyer si objekt sakral për ritet dhe ceremonitë fetare të komunitetit mysliman. Xhamia përbehej nga salla e lutjeve, me elementet tjera, orenditë e fiksura si dhe minarja. Deri në vitin 1999, edhe pse me disa intervenime të vogla xhamia kishte ruajtur tiparet arkitektonike orgjinale. Me rastin e shkatërrimit të xhamisë në vitin 1999, ajo pas disa muajve u rindërtua duke mos ruajtur asnjë tipar arkitektonik nga orgjinali, përfshirë dhe hapësirat tjera dhe të minares.
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Xhamia e Gazi Ali Beut
5 Xhamia Karamanli Xhamia Karamanli është një monument i kulturës në qytetin e Vushtrrisë.
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Xhamia Karamanli - Vushtrri
6 Kisha e Vushtrrisë Kisha e Vushtrrisë i është kushtuar Shën Elias dhe është ndërtuar në vitin 1834 mbi themelet e një kishe të vjetër ortodokse (ndoshta një kishë paleokristiane) në pjesën lindore të Vushtrrisë, ku ishin gjetur artefakte të varrosura kishtare. Muralet në muret e kishës janë pikturuar në vitin 1871 nga një mjeshtër nga Dibra.
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Kisha e Vushtrrisë

Monumente natyrore

Monumente natyrore të mbrojtura

Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Trungu i shpardhit në Zhilivodë Trungu i shpardhit (Latin: Quercus frainetto) në Zhilivodë si monumnet i natyrës me karakter botanik.
2 Trungjet e dushkut në Druarë Trungjet e dushkut (Latin: Quercus sp.) në Druarë si monumnet i natyrës me karakter botanik.
3 Kompleksi i trungjeve të dushkut në Galicë Kompleksi i trungjeve të dushkut (Quercus sp) në Galicë si monument i natyrës me karakter botanik..
4 Trungu i bungut në Shtitaricë Trungu i bungut (Latin: Quercus petraea) në Shtitaricë (Shtruerë) si monument i natyrës me karakter botanik.
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Lisi i Bungut në Shtruerë
5 Trungu i rrënjës në Dumnicë të Llugës Trungu i rrënjës (Latin: Quercus robur) në Dumnicë të Llugës si monument i natyrës me karakter botanik.
6 Trungu i qarrit në Ceceli Trungu i qarrit (Latin: Quercus cerris) në Ceceli si monument i natyrës me karakter botanik.
7 Burimi i ujit termomineral në Gjelbishtë Burimi i ujit termomineral në fshatin Gjelbisht (Sllatinë)Vushtrrisë si monument i natyrës me karakter hidrologjik.
8

Monumente natyrore të propozuara

Nr. Emri Përshkrimi Lokacioni Foto
1 Trungu i bungut (Quercus sp.) në Bajë (Banjskë) Trungu i bungut (Quercus sp.) në Bajë
2 Burimi i ujit termal në Bajë (Banjskë) Burimi i ujit termal në Bajë
3 Burimi i ujit natyral në Karaçë Burimi i ujit natyral në Karaçë
4 Burimi i ujit natyral në Skromë Burimi i ujit natyral në Skromë
5 Kompleksi i trungjeve të ahut (Fagus sp.) në Kodërflamur (Vesekoc Kompleksi i trungjeve të ahut (Fagus sp.) në Kodërflamur
6 Trungu i bungut (Quercus sp.) në Ashlan Trungu i bungut (Quercus sp.) në Ashlan
7 Parku i ketrit në Lumkuq (Samadrexhë) Parku i ketrit në Lumkuq
8 Trungu i bungut (Quercus sp.) në Brusnik Trungu i bungut (Quercus sp.) në Brusnik
9 Trungu i bungut (Quercus sp.) në Rreznik Trungu i bungut (Quercus sp.) në Resnik
10 Trungu i lisit në Bukosh Trungu i lisit (Quercus)Bukosh është një monument i rrallë natyror me karakter botanik me një perimetër të trungut në bazë prej 3.10 cm (1.22 in) dhe me një gjatësi/lartësi maksimale të kurorës së e tij e cila sillet rreth 22 m (72 ft). Vjetërsia e saktë e tij nuk dihet por supozohet që të jetë rreth 150 vjeçare.
Lista E Monumenteve Në Vushtrri 
Trungu i lisit (Quercus) në Bukosh
11

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Adolf HitleriArkimediFluturaMbiemriBalli KombëtarLista e komunave në KosovëLista e vullkaneve aktivë në botëHistoriaOrganizata e Kombeve të BashkuaraDemografia e PrishtinësTiroidetLloji (biologji)NiliSistemi diellorBronkitiPresidenti i ShqipërisëLista e sureve në KuranKulla EiffelEkonomiaHistoria e DurrësitSintaksa e gjuhes shqipeJordaniaKundrinori-kryefjala-kallëzuesiTrekëndëshiMuzika populloreShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreMine PezaSistemi i frymëmarrjesDevejaUltësira Perëndimore e ShqipërisëShqiptarët në GreqiEpiriFotosintezaHëna e PlotëNdotja e ajritZemraHistoria e TiranësGjermaniaLiqeni i ShkodrësThethiTeleskopiErnest HemingwayRomaPrincesha ArgjiroShkencat natyroreFiset shqiptareLepuriMagnetiKaratiAgim RamadaniRobert BerishaADHDArtriti ReumatologjikDramaKaliZhurmat në veshQemal StafaVullnetarizmiLegjendaHistoria e kompjuteritMbreti Zogu IEzaniNamazi i SabahutFan NoliLista e lumenjve në ShqipëriTuberkuloziLufta e Dytë BotëroreSikur t'isha djalëGjeografia e TurqisëQamil BatalliVeshkaLea YpiFormat e shtjelluara të foljesVitamina B12PlastikaForca e rëndesësMejozaMuhammedi🡆 More