Kf Skënderbeu: Skenderbeu

Klubi Futbollistik Skënderbeu Korçë është një klub shqiptar futbolli me seli në Korçë, Shqipëri.

Ata luajnë në Kategorinë e Parë, e cila është liga e dytë e futbollit shqiptar.

Skënderbeu Korçë
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Emri i plotëKlubi Futbollistik Skënderbeu Korçë
Pseudonimi(et)Ujqërit e Dëborës
Bardhekuqtë
Juglindorët
Emri i shkurtërSkënderbeu
Themeluar15 prill 1909; 123 vite më parë
StadiumiStadiumi Skënderbeu
Kapaciteti10,000 vënde
PronariFlamuri Ardian Takaj
TrajneriFlamuri Migen Memelli
LigaKategoria e Parë
2021–2212të (bie nga kategoria)
Faqja zyrtareFaqja zyrtare e klubit
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Ngjyra shtëpi
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Ngjyra jashtë
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet
Ngjyra e tretë

Skënderbeu besohet të jetë pasardhësi i klubit 'Vllazëria Korçë', që u krijua në vitin 1909. Në vitin 1925, klubi mori formën dhe emrin aktual pasi u bashkua me disa klube lokale në Korçë, duke marrë emrin Skënderbeu në nder të heroit kombëtar me të njëjtin emër.

Skënderbeu është një nga klubet më të suksesshme në historinë e futbollit shqiptar. Nga viti 2011 e deri në vitin 2016, korçarët fituan titullin kampion gjashtë herë rresht, duke vendosur një rekord të pasdikutueshëm. Ata gjithashtu janë ekipi i parë dhe i vetëm shqiptar që kanë luajtur në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian.

Skënderbeu ka fituar tetë tituj të Kategorisë Superiore, tre të Katetorisë së Parë, një kupë dhe tre superkupa. Ndeshjet si vëndas i luan në Stadiumin "Skënderbeu", e cila është me kapacitet 12,343 ulëse.

Historia

1909–1929: Themelimi dhe vitet e para

Klubi i parë i futbollit në qytetin e Korçës u themelua me emrin Vllazëria më 9 prill 1909 nga politikani dhe poeti Hilë Mosi. Rritja e popullariteti të sportit të futbollit bënë që nga viti 1920 e deri në 1922 të krijoheshin klube të tjera si Përparimi dhe Sport Klub Korça. Në vitin 1923 Liceu Kombëtar shqiptar formoi shoqërinë Shpresa.

Klubi Skënderbeu u themelua zyrtarisht në vitin 1925 kur shumë djemë të rinjë luanin futboll në fushat lokale të qytetit. Në Korçë, futbolli nisi të bëhej gjithnjë e më tepër popullor dhe pothuajse çdo fushë përdorej nga sportdashësit e zonës për të luajtur. Kjo solli që shumë lagje e rrethina të Korçës të formonin skuadrat e tyre të vogla. Në vitin 1926 u formua shoqëria Zhgaba e po kështu një vit më pas u formuan edhe skuadra të voga lokale si Leka i Madh, Pirro, Brekverdhit, Zjarri, Tigri dhe Diamanti. Megjithatë Skënderbeu mundi të përfaqësojë qytetin dhe t'ia u dalë mbanë vështirësive, qoftë edhe politike.

1930–1944: Titulli i parë kampion

Skënderbeu ishte një nga ekipet që mori pjesë në edicionin e parë zyrtar të kampionatit shqiptar në vitin 1930. Ata ishin ekipi i vetëm që përfaqësonin Korçën, duke bërë që ata të kishin mbështetje të madhe nga banorët e qytetit, një mbështjete e ngjashme siç kishin klubet e tjera si Tirana dhe Vllaznia. Gjatë kampionatit të vitit 1930, Skënderbeu u rendit e dyta mbrapa Tiranës pasi nuk pranoi të luante në dy ndeshjet finale ndaj ekipit kryeqytetas. Tre vite më pas, në edicionin e vitit 1933, Skënderbeu u shpall kampion i Shqipërisë për herë të parë, duke fituar titullin me dy pikë më shumë se Vllaznia. Lojtarët që i dhanë Skënderbeut titullin e parë kampion ishin: Klani Marjani, Kristaq Bimbli, Andrea Çani, Andon Miti, Lefter Petra, Fori Stasa, Nexhat Dishnica, Tomor Ypi, Thoma Vangjeli, Servet Teufik Agaj, Enver Kulla, Vasil Trebicka, Stavri Kondili, Aristotel Samsuri, kurse Qemal Omari ishte trajneri.

Në atë sezon, sulmuesi i ekipit Servet Teufik Agaj u shpall edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit me shtatë gola. Një vit më pas, do të ishte sulmuesi tjetër korçar Aristotel Samsuri që do të shpallej shënuesi më i mirë; edhe ai regjistroi shtatë gola por Skënderbeu nuk mundi ta fitonte titullin kampion sërisht, duke u renditur në vendin e dytë mbrapa Tiranës. Samsuri ishte golashënuesi më i mirë i ekipit për sezonin 1935. Në dy kampionatet e rradhës të mbajtura para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Skënderbeu regjistroi dy vende të katërta me Omarin si trajner. Klubi pezulloi aktivitetet nga viti 1938 e deri në vitin 1945 për shkak të luftës dhe asnjë turnament futbolli nuk u zhvillua në Shqipëri.

1945–2008: Vështirsitë e pas-luftës

Klubi rifilloi aktivitetin sërisht në vitin 1945. Pasi morën vesh lajmin, tifozët dhe qytetarët korçarë dolën në rrugët e qytetit për të festuar. Shumica e lojtarëve që kishin luajtur në vitet 1930 ishin tërhequr, kështu që ekipi ishte kryesisht i përbërë nga lojtarë të rinjë, me përjashtim të Klani Marjanit, Bellovodës dhe Saros.

Megjithatë, entuziazmi ra shpejt pasi ekipi dështoi të përsëriste rezultatet e viteve 1930; në kampionatin e vitit 1945, ata përfunduan të katërtit në grupin B të përbërë nga gjashtë ekipe, kurse në vitin 1946 ata përfunduan të pestët në grupin A, vetëm një pikë larg vendit të fundit. Trajneri Tato Bimbli vendosi të afronte lojtarë të rinjë për të rigjallëruar ekipin para fillimit të sezonit 1947. Pavarësisht kësaj, ky sezon rezultoi edhe më negativ sesa të tjerët, pasi ekipi mblodhi vetëm një pikë në shtatë ndeshje. Në atë vit, klubi u detyrua të ndryshonte emrin në Dinamo Korçë nga Partia Komuniste.

Në vitin 1949, klubi e ndryshoi sërisht emrin, duke u quajtur thjesht Korça. Në sezonin e atij viti, ekipi shfaqi shenja përmirësimi, duke u renditur në vendin e gjashtë nga nëntë ekipe. Një vit më pas, trajneri Bimbli u largua nga pankina dhe u zëvëndësua nga Spiro Koçe. Në vitin 1951, të gjitha ekipet u detyruan nga regjimi komunist të ndryshonin emrin në "Puna". Gjatë viteve të mëtejshme të komunizmit, Skënderbeu ishte një ekip deri diku mesatar, duke u renditur shpesh në mesin e renditjes. Ata nuk arritën ndonjë sukses të madhë gjatë kësaj periudhe, por shkuan tre herë në finalen e kupës në vitet 1958, 1965 dhe 1976, por në të treja rastet pësuan disfatë. Megjithatë, ekipi fitoi titullin e Kategorisë së Parë në sezonin 1975–76.

Situata e Skënderbeut nuk u përmirësua pas rënjes së komunizmit. Ata shpenzuan vitet 1990 dhe 2000 duke lëvizur nga Kategoria Superiore në Kategorinë e Parë, të cilën do ta fitonin edhe në dy raste të tjera, respektivisht në sezonet 2004–05 dhe 2006–07. Në sezonin 2007–08, Skënderbeu luajti në elitë, por qëndrimi i tyre zgjati pak, pasi ata e mbyllën kampionatin në vendin e fundit me vetëm tre fitore në 33 ndeshje, duke u rikthyer sërisht në Kategorinë e Parë. Në sezonin 2008–09, Skënderbeu arriti një vend të dytë në Kategorinë e Parë, duke u rikthyer sërisht në Superiore.

2010–2018: Dominimi në Shqipëri dhe suksesi historik në Evropë

Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet 
Hamdi Salihi ishte një nga blerjet më të bujshme të Skënderbeut. Shkodrani shënoi mbi 50 gola në dy sezone.

Gjatë pushimit dimëror të sezonit 2009–10, Skënderbeu renditej në vendin e fundit në kampionat dhe rrezikonte të binte nga kategoria. Gjatë kësaj kohe, Agim Zeqo, pronari i Red Bull Albania, u vendos si presidenti i ri i klubit. Gjithashtu u vendos një bord i ri i përbërë nga 16 persona, si dhe disa donatorë vendosën të kontribojnë në klub, përfshirë biznesmen të suksesshëm si Samir Mane, Irfan Hysenbelliu dhe Grigor Joti. Gazetari Blendi Fevziu ishte gjithashtu një donator, sëbashku me ministrin e financave Ridvan Bode dhe prefektin e Korçës Niko Peleshi. Objektivi afatshkurtër i klubit ishte qëndrimi në Kateogirnë Superiore kurse fitimi i titullit synohej në sezonin e ardhshëm. Skënderbeu e mbylli sezonin në vendin e 10të nga 12 skuadra gjithsej, gjë që do të thoshte se ata do të luanin një ndeshje play-off me Kamzën e cila ishte renditur e treta në Kategorinë e Parë. Ata fituan minimalisht 1–0 falë një goli të mesfushorit Klodian Asllani, duke arritur objektivin sezonal.

Vendosja e Shkëlqim Muçës si trajneri i ri i ekipit dhe afrimi i lojtarëve si Ditmar Bicaj, Orges Shehi, Endrit Vrapi, Jetmir Sefa dhe Bledi Shkëmbi, e bënë Skënderbeun si favorit për titullin kampion në sezonin 2010–11. Pavarësisht kësaj, ata e shpenzuan sezonin më së shumti duke qëndruar në vendin e dytë mbrapa Flamurtarit. Muça u zëvëndua nga Shpëtim Duro në shkurt 2011, me këtë të fundit që mposhti Flamurtarin në ndeshjen e parë në krye të ekipit për të zvogëluar distancën. Me trajnerin Duro, Skënderbeu fitoi 11 nga 13 ndeshjet e fundit të kampionatit duke u shpallur kampion i Shqipërisë për herë të parë pas 78 vitesh.

Skënderbeu e nisi sezonin 2011–12 me mungesa rezultatesh; ata fillisht u mposhtën nga Tirana në ndeshjen e Superkupës, u eliminuan nga APOEL në raundin e dytë kualifikues të UEFA Ligës së Kampioneve, si dhe arritën vetëm një fitore në katër ndeshjet hapëse të kampionatit. Këto rezultate sollën shkarkimin e trajnerit Duro. Ky i fundit u zëvëndësua nga çeku Stanislav Levý, i cili u bë trajneri i huaj i dytë në historinë e klubit pas Qemal Omarit, i cili pavarësisht se ishte shtetas turk, kishte origjinë shqiptare. Levý e udhëhoqi ekipin drejt vendit të parë në kampionat, duke arritur 14 ndeshje pa humbje. Skënderbeu arriti ta fitonte kampionatin e dytë rresht pas një dueli të fortë përgjatë sezonit me Teutën, të cilën e mposhti me vetëm një pikë diferencë. Korçarët gjithashtu arritën finalen e Kupës së Shqipërisë për herë të parë që nga viti 1976; pavarësisht kësaj, ata u mposhtën sërisht nga Tirana duke vazhduar kështu rekordin 100% të humbjeve në finale pas atyre të viteve 1958, 1965 dhe 1976. Pas dy vitesh qëndrim si president, Zeqo dha dorëheqjen dhe u zëvëndësua nga Ardian Takaj.

Skënderbeu e nisi sezonin 2012–13 duke arritur fitoren e parë në Ligën e Kampioneve (fitore 1–0 ndaj Debrecenit) por u eliminuan nga raundi me rezultatin e përgjithshëm 3–1 pas humbjes në ndeshjen e kthimit. Ata humbën një tjetër finale të Superkupës ndaj Tiranës, por dominuan në kampionat, duke pësuar vetëm një humbje në 20 ndeshjet e para. Falë kësaj ecurie, korçarët arritën të sigurojnë titullin e tretë rresht kampion në mënyrë të lehtë. Në kupë, ata pësuan një eliminim surprizë nga Bylis në gjysëm-finale. Ky ishte sezoni i parë me trajnerin e suksesshëm Mirel Josa dhe me bomberin kroat Pero Pejić, i cili fitoi Këpucën e Artë me 20 gola të shënuar.

Me Josën në krye, Skënderbeu do të fitonte kampionatin sërisht në sezonin 2013–14. Në gusht 2013, ata fituan Superkupën e Shqipërisë për herë të parë në histori pasi mposhtën Laçin, duke i dhënë fund rekordit negativ të finaleve të humbura. Në raundet kualifikuese të Ligës së Kampioneve, korçarët eliminuan Neftchi Baku në raundin e parë para se të mposhteshin me rezultatin e përgjithshëm 3–2 nga kazakët e Shakhter Karagandy. Skënderbeu zbriti në Ligën e Evropës, duke debutuar në raundin play-off ndaj Chornomorets Odesa, duke u bërë ekipi i parë shqiptar që arrin në këtë raund; korçarët u eliminuan 6–7 me penallti pasi rezultati i përgjithshëm i të dy ndeshjeve ishte 1–1.

Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet 
I konsideruar gjerësisht si ikona e klubit, Bledi Shkëmbi ishte kapiteni i ekipit gjatë dominimit të tyre në Shqipëri deri kur u tërhoq nga futbolli në vitin 2016.

Në gusht 2014, ata fituan Superkupën për herë të dytë në histori, kurse në pêrfundim të sezonit 2014–15 ata u shpallën kampion për të pestin vit rresht, duke u bërë klubi i parë shqiptar që e arrin këtë gjë. Vera e vitit 2015 nisi me afrimin e bujshëm të sulmuesit shkodran Hamdi Salihi. Skënderbeu vazhdoi me performancat pozitive në Evropë, duke u bërë klubi i parë shqiptar në histori që kalon dy raunde rresht në Ligën e Kampioneve, duke eliminuar respektivisht Crusaders dhe Milsami Orhei. Korçarët u bënë të parët që do të luanin në raundin play-off të Ligës së Kampioneve, ku u eliminuan nga kroatët e Dinamo Zagreb. Pavarësisht kësaj, ata u kualifikuan automatikisht në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, duke shënuar një arritje historike për futbollin shqiptar. Në fazën e grupeve. Skënderbeu arriti të grumbullonte vetëm tre pikë, të cilat erdhën në fitoren historike 3–0 kundër Sporting në Elbasan Arena. Në Kategorinë Superiore, ekipi u shpall kampion për të gjashtin sezon rresht, duke zgjeruar rekordin e titujve të fituar rresht, pasi mblodhën 79 pikë në 36 ndeshje. Salihi ishte protagonisti kryesor i këtij sezoni, duke shënuar 35 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë 27 në kampionat, çka i dha edhe Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë.

Gjatë sezonit 2016–17 Skënderbeu konkuroi me Partizanin dhe Kukësin në një betejë treshe për titullin kampion. Në mars 2017, klubi mori një goditje të rëndë nga UEFA duke u pezulluar për 10 vite nga kompeticionet evropiane për akuzat e trukimeve të ndeshje, të cilat UEFA i kishte të pa faktuara por të bazuara thjeshë nga analizat statistikore të disa kompanive të basteve. Më 20 maj, në ndeshjen vendimtare kundër Kukësit që do të vendoste fituesin e kampionatit, Skënderbeu u mposht 2–0 në transfertë në një ndeshje të kushtëzuar nga gafat e gjyqtarit Enea Jorgji; korçarët e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë pas përjashtimeve të Gledi Micit dhe Tefik Osmanit si dhe nuk ju akordua një penallti në favor. Skënderbeu humbi titullin kampion pas 6 sezonesh rresht duke u renditur në vendin e tretë me 72 pikë.

Në verën e vitit 2017, Skënderbeu vendosi të tjera rekorde në futbollin shqiptar. Korçarët u bënë klubi i parë shqiptar që kalon katër raunde rresht në Ligën e Evropës, duke eliminuar me rradhë UE Sant Julia, Kairat, FK Mladá Boleslav dhe Dinamo Zagreb. Ata u kualifikuan në fazën e grupeve për herë të dytë rresht, duke mbledhur pesë pikë, dy më shumë se herën e parë. Në kampionat, Skënderbeu rimori titullin kampion në mënyrë dominuese, duke mbledhur 72 pikë, 9 më shumë se Kukësi i vendit në dytë. Korçarët gjithashtu fituan Kupën e Shqipërisë për herë të parë në histori, duke mposhtur Laçin në finale falë një goli të Sabjen Lilajt, i cili shënoi me penallti që shkaktoi polemika të shumta. Kjo ishte edhe dopieta e parë në historinë e klubit. Sulmuesi Ali Sowe, i marrë në huazim nga Chievo Verona, u dallua gjatë këtij sezoni, duke shënuar 28 gola, përfshirë 21 në kampionat që i dhuruan edhe Këpucën e Artë.

2018–vazhdon: Pezullimi nga kompeticionet evropiane dhe rënja nga kategoria

Më 29 mars 2018, vendimi i UEFAs për të pezulluar Skënderbeun nga kompeticionet evropiane për 10 vite u bë zyrtar; korçarët gjithashtu u gjobitën me 1 milion €, duke shënuar një nga ndëshkimet më të mëdhaja në histori. Klubi apeloi vendimin në Gjykatën Arbitrare Sportive (KAS), e cila më 12 korrik 2019 mbajti në fuqi vendimin e UEFAs.

Më 9 maj 2022, pas barazimit 1–1 kundër Dinamos, Skënderbeu u rrëzua zyrtarisht nga kategoria pas 13 vitesh.

Stadiumi

Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet 
Stadiumi Skënderbeu

Skënderbeu i luan ndeshjet si vendas në stadiumin që mban të njëjtin emër. Stadiumi Skënderbeu u ndërtua në vitin 1957 kurse në vitin 2010 ju nënshtrua një rinovimi të përgjithshëm për të pasur mundësi të zhvillojë ndeshje evropiane të UEFAs.

Stadiumi ka një kapacitet prej 12,343 vendesh. Në vitin 2011, stadiumi mori dritën jeshile nga UEFA për të zhvilluar ndeshjet paraeliminatore të UEFA Ligës së Kampioneve. Stadiumi ka gjithashtu një pistë atletike si dhe një fushë stërvitore.

Rivalitetet

Kukësi

Skenderbeu ka disa rivalitete, ku më kryesori është me klubin verior Kukësi. Rivaliteti i këtyre dy klubeve nisi në vitin 2012 kur Kukësi u ngjit në Kategorinë Superiore, dhe që nga ajo kohë, veriorët ishin rivalët kryesor të Skënderbeut për titullin kampion. Në sezonin 2016–17, ishte Kukësi që e shkurorëzoi Skënderbeun si kampion i Shqipërisë pas plot gjashtë sezonesh, duke e mposhtur në javën e parafundit, gjë që bëri që rivaliteti mes dy klubeve të arrinte kulmin. Megjithatë, pasi Skënderbeu humbi statusin si një klub "big" pas vitit 2019 në Kategorinë Superiore, rivaliteti u venit, dhe arriti fundin tre vite më vonë me rënjen e korçarëve nga kategoria.

Pavarësisht rivalitetit, Skënderbeu e ka ndihmuar Kukësin në disa raste në kompeticionet evropiane, duke i huazuar lojtarë kyç si Liridon Latifi, Sabien Lilaj dhe Masato Fukui. Skënderbeu dhe Kukësi janë përballur gjithsej në 44 raste, me veriorët që kanë një avantazh të lehtë 17–16 me fitore, kurse 11 ndeshje janë mbyllur në barazim; korçarët kanë shënuar 52 gola dhe kanë pësuar 56.

Partizani

Skenderbeu ka një tjetër rivalitet madhor me klubin kryeqytetas Partizani. Rivaliteti filloi të merrte përmasa të mëdha duke nisur nga viti 2013, me Partizanin që u ngjit në elitë dhe u bë një kërcënim për dominimin e Skënderbeut. Të dy ekipet janë përballur gjithsej 133 herë, me Demat e kuq që kanë një superioritet të dukshëm, duke fituar plot 72 ndeshje. Skënderbeu ka fituar 29 ndeshje kurse 32 janë mbyllur në barazim. Korçarët kanë shënuar 97 gola kundrejt 224 të Partizanit.

Më 14 prill 2015, Skënderbeu arriti fitoren më të thellë në historinë e tyre ndaj Partizanit, duke i mposhtur 5–2 në Korçë. Ndërkohë Partizani, fitoren më të thellë ndaj korçarëve e ka me shtatë gola differencë, e arritur kjo në dy raste: e para ishte 7–0 në vitin 1948 dhe e dyta 8–1 në vitin 1950.

Tirana

Një tjetër rivalitet i Skënderbeut por me doza më të ulëta është me klubin tjetër kryeqytetas Tirana. Ky rivalitet, ashtu si të tjerat, nisi pasi Skënderbeu filloi dominimin e saj në futbollin shqiptar në fillim të viteve 2010, duke ja marrë stafetën pikërisht Tiranës, e cila historikisht kishte dominuar deri në atë pikë.

Rekordet dhe statistikat

Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet 
Mbrojtësi Renato Arapi luajti për gjashtë sezone me Skënderbeun, duke fituar titullin kampion në çdo rast. Ai zhvilloi 198 ndeshje dhe shënoi 6 gola.

Sënderbeu ka vendosur disa rekorde në futbollin shqiptar, shumica e të cilave erdhën gjatë dominimit të klubit në vitet 2010; korçarët janë i vetmi ekip që ka fituar Kategorinë Superiore gjashtë sezone rresht. Orges Shehi, Bledi Shkëmbi dhe Renato Arapi ishin të vetmit lojtarë që u shpallën kampionë në gjashtë sezone rresht. Në kompeticionet evropiane, Skënderbeu është ekipi i vetëm shqiptar që ka arritur të marri pjesë në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Evropës; ata fillimisht luajtuën në sezonin 2015–16 dhe më pas në sezoni 2017–18. Gjatë sezonit 2017–18, Skënderbeu u bë klubi i parë dhe i vetëm shqiptar që kalon me sukses katër raunde në një kompeticion evropian.

Orges Shehi dhe Bledi Shkëmbi janë të vetmit futbollist që kanë luajtur më shumë se 300 ndeshje për Skënderbeun. Korçari është gjithashtu edhe lojtari që shërbeu më shumë kohë si kapiten. Pas tërhejes së Shkëmbit në vitin 2016, ai u zëvëndësua në rolin e kapitenit pikërisht nga Shehi.

Pesë lojtarë janë shapllur golashënuesi më i mirë në Kategorinë Superiore si lojtar i Skënderbeut. Ata janë: Aristotel Samsuri, Servet Teufik Agaj, Pero Pejić, Hamdi Salihi dhe Ali Sowe.

Në vitin 2016, klubi shiti sulmuesin nigerian Peter Olayinka te Gent për 1.1 milion €, duke regjistruar transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar. Vetëm disa ditë pas shitjes së Olayinkës, Skënderbeu shiti edhe Bernard Berishën në rusi te Anzhi Makhachkala, duke regjistruar shitjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar.

Trofe

Skenderbeu është një nga klubet më të suksesshme në historinë e futbollit shqiptar. Ata kanë fituar 15 trofe zyrtar, përfshirë 8 kampionate; vetëm Tirana (26), Dinamo (18), Partizani (16) dhe Vllaznia (9) kanë fituar më shumë kampionate se korçarët. Klubi ka fituar gjithashtu tre tituj të Kategorisë së Parë, një kupë dhe tre superkupa.

Trofetë e Skënderbeut
Tipi Kompeticioni Tituj Sezoni
Vendor Kategoria Superiore 8 1933, 2010–11, 2011–12, 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2017–18
Kategoria e Parë 3 1975–76, 2004–05, 2006–07
Kupa e Shqipërisë 1 2017–18
Superkupa e Shqipërisë 3 2013, 2014, 2018

Lojtarët

Skuadra aktuale

    Redaktuar më 22 shkurt 2022
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
4 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mb Leonat Vitija
5 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mf Jean Victor
7 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Sm Elvi Berisha
8 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mf Agnaldo
9 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Sm Belajdi Pusi
10 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mf Uerdi Mara
12 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mf Georgios Antoniadis
14 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mf Jurgen Vrapi
15 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mb Leard Sadriu (në huazim nga Shkëndija)
16 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mb Melos Bajrami
Nr. Kombësia Poz. Lojtari
17 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mf Rei Pecani
18 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Sm Ardit Nikaj
19 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mb Erlis Frashëri
20 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mf Randy Dwumfour
21 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mb Kosta Vangjeli
23 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mf Ramin Alii
27 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Sm Krisi Kaso
28 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mb Jorgo Meksi (zëv-kapiten)
47 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Pt Kostandino Dramolli
72 Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Pt Shkëlzen Ruçi

Lojtarë të tjerë nën kontratë

Nr. Kombësia Poz. Lojtari
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mb Mërgim Shala
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mf Donald Bogdani
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mf Georgios Tampas

Struktura organizative

Presidentët

Presidenti aktual i klubit është Ardian Takaj, i cili mori detyrën në vitin 2013, duke zëvëndësuar Agim Zeqon.

Bordi drejtues

Pozicioni Stafi
Presidenti Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Ardian Takaj
Bordi drejtues Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Arlind Boshku
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Niko Pëlleshi
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Petrika Konomi
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Agim Zeqo
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Spiro Bardhi
Drejtori sportiv Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Haris Fakic
Drejtori teknik Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Ilirjan Përmeti
Menaxheri Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Roland Shkelqimi

Trajnerët

Trajneri aktual i ekipit është Migen Memelli, i cili u emërua në këtë post në qershor 2022. Ai gjithashtu ka drejtuar ekipin edhe gjatë periudhës janar 2021-mars 2022.

Mirel Josa është trajneri më suksesshëm në historinë e Skënderbeut, duke udhëhequr klubin në fitimin e katër kampionateve rresht dhe dy superkupave. Ilir Daja është një tjetër trajner i cili pati sukses me Skënderbeun; në sezonin 2017–18 ai ndihmoi ekipin në fitimin e kampionatit dhe kupës, duke arritur kështu një dopietë historike. Ai gjithashtu kualifikoi ekipin në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Që nga themelimi në vitin e largët 1909, Skënderbeu ka pasur 30 trajnerë të ndryshëm. Jani Kaçi është trajneri më jetëgjatë i klubit, duke e drejtuar për plot 12 vite në katër periudha të ndryshme. Korçarët kanë pasur vetëm dy trajnerë të huaj në histori (me përjashtim të Qemal Omarit që ishte me origjinë shqiptare): çekun Stanislav Levý dhe italianin Andrea Agostinelli.

Stafi teknik

Pozicioni Stafi
Trajneri Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Migen Memelli
Ndihmës-trajneri Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Gentian Lici
Trajneri i portierëve Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Ilir Bozhiqi
Trajneri atletik Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet 
Fizioterapisti Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Dionis Prisoj
Doktori Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Gezim Qyli

Trajnerët

Trajneri Nga Deri Tituj Madhor
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Qemal Omari 1932 1938 1 Kampionati i vitit 1933
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Tato Bimbli 1945 1950 0
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Spiro Koçe 1950 1957 0
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  S.Qirinxhiu 1957 1961 0
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  M.Prodani 1961 1966 0
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Ilia Shuke 1966 1975 0
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Aleko Pilika 1975 1982 1 1975–76 Divizioni i Parë
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Kosta Koça 1982 1984
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Kosta Koça 1989 1990
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Gjergj Ballço 2004 2005 1 2004–05 Kategoria e Parë
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Jani Kaçi 2006 2008 1 2006–07 Kategoria e Parë
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Gerd Haxhiu 24 korrik 2009 9 janar 2010 0
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Andrea Marko 9 janar 2010 1 shkurt 2010 0
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mirel Josa 8 shkurt 2010 7 qershor 2010 0
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Shkëlqim Muça 8 qershor 2010 17 shkurt 2011 0
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Shpëtim Duro 17 shkurt 2011 9 tetor 2011 1 2010–11 Superliga
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Stanislav Levy 10 tetor 2011 31 korrik 2012 1 2011–12 Superliga
Kf Skënderbeu: Historia, Stadiumi, Rivalitetet  Mirel Josa 31 korrik 2012 4 2012–13 Superliga, 2013–14 Superliga, Superkupa 2013, Superkupa 2014

Sponsorizimi

Sponsorë kryesor

  • Sponsori zyrtar i fanellës – Ama Coffee
  • Sponsori zyrtar i transmetimit – SuperSport Albania
  • Sponsori zyrtar i prodhimit të fanellave – Legea

Sponsorë të tjerë

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Kf Skënderbeu HistoriaKf Skënderbeu StadiumiKf Skënderbeu RivalitetetKf Skënderbeu Rekordet dhe statistikatKf Skënderbeu TrofeKf Skënderbeu LojtarëtKf Skënderbeu Struktura organizativeKf Skënderbeu TrajnerëtKf Skënderbeu SponsorizimiKf Skënderbeu ReferimeKf Skënderbeu Lidhje të jashtmeKf SkënderbeuKategoria e ParëKorçë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

SerbiaElhamdulilahKohaKontinentetKuraniMutacioniArsimi në KosovëNeolitiHistoria e TiranësRreth botës për 80 ditëTë drejtat e njeriutFosforiKongresi i LushnjesLëkuraFoljaEnergjia e erësAfrika verioreUra e ZogutArsimi në ShqipëriGjergj FishtaVallet shqiptareBunkerët në ShqipëriRënia e komunizmit në ShqipëriHistoria e botësAcidet dhe BazatAventurat e Tom SojeritDreriFara e ZezëTigriQeniMasaPresidenti i ShqipërisëDrini i BardhëAfërditaSistemi i tretjesSistemi i organeve të frymëmarrjesLumiBullizmiDita e mësuesitMëlçiaSulfuriKomunat e KosovësArkimediElbasaniHendbollBasketbolliBakriXhyzeDisleksiaTrekëndëshiPoezia lirikeDita Botërore e LibritDemokraciaTargat e automjeteve të KosovësKalendari katoliko-romak i shenjtorëveKiara TitoEnergjia dielloreSpondiliartrozaParafjalaAzia JuglindoreUEFA Ekipi i VititGjinitë letrareLista e aktorëve të teatrit shqiptarPasqyratShqipëria OsmaneShenjat astrologjikeMacjaKafshëtKarnavalet brazilianeDita e TokësKanceri i gjiritLufta e FtohtëLigji i ArkimeditBelgjikaEgjipti i lashtëTeatriHidroenergjiaIsmail Qemali🡆 More