Fiku: Lloj i bimëve

Fiku (Ficus carica ) është një pemë frutore që klasifikohet në familjen Moraceae.

Fiku
noform
noform
Ficus carica
Klasifikimi Shkencor
Mbretëria Bimë
Nënmbretëria Tracheobionta
Ndarja Magnoliophyta
Klasa Magnoliopsida
Nënklasa Hamamelidae
Rendi Urticales
Familja Moraceae
Gjinia Ficus
Lloji Ficus carica

Epiteti carica i referohet origjinës së tij nga rajoni Caria në Azinë e Vogël. Dëshmi për kultivimin e tij vijnë që nga qytetërimet e hershme të Palestinës dhe Egjiptit, prej nga më vonë u përhap në të gjithë pellgun e Mesdheut.

Përshkrimi

Ficus carica është një pemë ose shkurre e madhe, që rritet në një lartësi prej 7-10 metra, me lëvore të lëmuar të bardhë. Gjethet e tij janë 12-25 centimetra të gjata dhe 10-18 centimetra të gjera, dhe të ndara thellë në tre ose pesë lobe. Lulet e fikut lulëzojnë brenda kokrrës së fikut. Ato nuk duken nga jashtë. Edhe pse zakonisht kokrra e fikut quhet frut i tij, në të vërtetë frutat e fikut ndodhen brenda kokrrës së tij.

Kokrra e pjekur e fikut përmban fruta të shumta një-farësh shumë të vegjël. Kokrra është 3-5 centimetra e gjatë, me një lëkurë të gjelbër, nganjëherë e purpurt ose ngjyrë kafe kur është e pjekur. Fiku ka kapilarë me lëng si qumësht që acarojnë lëkurën e njeriut.

Përhapja

Fiku: Përshkrimi, Përhapja, Prodhimi 
Një fik në bregdetin shqiptar.

Ky lloj duket se e ka prejardhjen nga një zonë e gjerë me klimë të butë dhe të ngrohtë, duke përfshirë pellgun e mesdheut deri në Azinë Qendrore (Azerbaixhan, Afganistan, Iran, Pakistan).

Kultivimi i fikut është përhapur në të gjithë rajonet tropikale dhe subtropikale. Fiku pak a shumë është natyralizuar edhe në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Prodhimi

    2020
Prodhimi i fikut – 2020
Vendi (ton)
320,000
201,212
144,246
116,143
107,791
59,900
46,502
27,084
21,889
19,840
19,601
Bota
1,264,943
Source: United Nations FAOSTAT

Në vitin 2020, prodhimi botëror i fikut ishte 1.26 milion ton, ku Turqia kishte 25% të prodhimit total, pasuar nga Egjipti, Maroku, dhe Algjeria. Këtë vit Shqipëria ishte radhitur në vendin e 9 me 21 889 ton të fikut të prodhuar.

Galeria

Shiko dhe këtë

Literatura

  • RHS A-Z encyclopedia of garden plants. United Kingdom: Dorling Kindersley. 2008. fq. 1136. ISBN 978-1405332965.
  • {cite book| title=Confronting the Classics | url=https://archive.org/details/isbn_9780871407160 | url-access=registration | author=Mary Beard| year=2013| page=128| publisher=Liveright Publishing Corporation, a division of W.W. Norton & Company | isbn=9780871407160 }}
  • Leroi, Armand Marie (2014). The Lagoon: How Aristotle Invented Science (në anglisht). Bloomsbury. fq. 244–247. ISBN 978-1-4088-3622-4.
  • Lyle, Katie Letcher (2010) [2004]. The Complete Guide to Edible Wild Plants, Mushrooms, Fruits, and Nuts: How to Find, Identify, and Cook Them (bot. 2nd). Guilford, CN: FalconGuides. fq. 96. ISBN 978-1-59921-887-8. OCLC 560560606.
  • Walker, Barbara (1988). The Woman's Dictionary of Symbols and Sacred Objects. Harper One. fq. 484.
  • Eric Brandon Roberts (2012). The Parables of Jesus Christ:: A Brief Analysis. Booktango. ISBN 9781468908800.
  • Landranco, Guido (2001). Mediċina popolari ta' l-imgħoddi fil-gżejjer Maltin [Popular medicine of the past in the Maltese islands] (në maltisht). Valletta, Malta: Klabb Kotba Maltin. ISBN 99909-75-97-3.

Referime

Lidhje të jashtme

Fiku: Përshkrimi, Përhapja, Prodhimi  Commons: Moraceae – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Tags:

Fiku PërshkrimiFiku PërhapjaFiku ProdhimiFiku GaleriaFiku Shiko dhe këtëFiku LiteraturaFiku ReferimeFiku Lidhje të jashtmeFiku

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sistemi i tretjesTotalitarizmiHistoria e DurrësitIsmail QemaliLista e elementeve kimikëBeteja e KosovësQytetet e ShqipërisëSistemi nervorTemperaturaMutacioniHans Kristian AndersenPerandoria RomakeAlfabeti shqipShpallja e Pavarësisë së KosovësArmando BrojaSpartak NgjelaAdelina MamaqiUjërat nëntokësorëEkonomia e ShqipërisëAustraliaKrimet e regjimit komunist në ShqipëriKontinentetBasketbolliEvropa PerëndimoreStatistikaPallati i ëndrravePneumoniaMigrimetPjesët e ligjëratësNesër do të jetë ndrysheKomunikimiKarnavalet brazilianeKarizmaSonetiTiranaArbëreshët në ItaliAutizmiFigura stilistikeHolandaKimiaLimfocitiBektashiDhiaPallati 176Karakteristikat e zeritVera (stinë)Kosova në Luftën e Dytë BotëroreMetalet alkalineTaxhikistaniLiqeni i OhritLidhëza bashkërenditëseRadha e veprimeve matematikoreOqeaniBeteja e BedritMasaShkollat e para shqipeRevolucioni FrancezShqipëria e MesmeLetërsia romantike shqiptareNarcisizmiHomeriMekaApoloniaÇrregullimi bipolarSaturniWilliam ShakespeareLufta e Parë Botërore1948Shpella e GadimësAlbert AjnshtajniBelgjikaBletaTransformatorëtVallet shqiptareKaliumiLista e kryeqyteteve🡆 More