Duygu Asena

Duygu Asena (19 prill 1946, Stamboll- 30 korrik 2006, Stamboll) ishte gazetare turke, autore best-seller dhe aktiviste për të drejtat e grave.

Jeta dhe Karriera

Duygu Asena lindi në Stamboll, Turqi në vitin 1946. Gjyshi i saj ishte sekretar personal i Atatürk-ut. Pasi mbaroi kolegjin privat per vajza "Kadıköy", ajo u diplomua nga Universiteti i Stambollit në pedagogji. Më pas ajo punoi për dy vite në klinikën e fëmijëve në spitalin Haseki dhe si pedagoge në shtëpinë e fëmijës në Universitetin e Stambollit.

Duygu Asena filloi të shkruante në vitin 1972 dhe shkrimi i sai i parë u publikua në gazetën Hürriyet. Ndërmjet viteve 1976-1978 ajo punoi si copywriter në një kompani për reklama. Në vitin 1978 ajo u emërua kryeredaktore në një shtëpi botuese dhe për këtë arsye ajo ishte përgjegjëse për krijimin e disa revistave për gra si "Kadınca", "Onyedi", "Ev Kadını", "Bella", "Kim" dhe "Negatif".

Duke filluar nga viti 1980 ajo u bë udhëheqëse në lëvizjen për të drejtat e grave me publikimet e saj në media. Ajo shkruajti për martesën, pabarazinë dhe dhunën ndaj grave. Më parë ajo kishte humbur punën pasi kishte rënë në dashuri me një koleg të saj në një gazetë bashkëpunuese. Ajo e kuptoi se një burrë nuk do ishte pushuar për te njëjtën arsye.

Në librin e saj të parë “Kadının Adı Yok” ("Gruaja nuk ka emër") ajo kritikoi shtypjen e grave dhe martesën pa dashuri. Ky libër u publikua në vitin 1987 dhe u bë një best-seller. Megjithatë, libri u ndalua nga qeveria në vitin 1998 pasi u cilesua si i pahijshëm e i rrezikshëm për fëmijët dhe martesën. Pas dy vitesh proçesi gjygjësor, ndalimi u hoq dhe po në këtë vit libri u bë film nga regjisori Atıf Yılmazdhe u paraqit ngaHale Soygazi. Përkthimet e librit të saj u shfaqën në Gjermani dhe Hollandë. Libri u bë një best-seller edhe në Greqi. Libri i saj i dytë, “Aslında Aşk da Yok”, i cili mund të konsiderohet si vazhdim i librit të saj të parë, u përkthye dhe u publikua në vende të ndryshme. Të gjithë librat pasues, u bënë best-sellers.

Referime

Tags:

AutoriStambolliTurqit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Miniera e TrepçësPejgamberët në IslamDeduksioniRrezet rentgenMësonjëtorja e KorçësFejaKundrinori-kryefjala-kallëzuesiSeksi analHormonetEpilepsiaGjakuEkrem KryeziuLidhëza bashkërenditëseMuzika populloreShtatzëniaDurrësiHidrokarburetEklipsiMustafa Qemal AtaturkuPellazgëtRrethiLuledielliBeni ecën vetëKomunizmiUEFA Liga e KampionëveDita e ÇlirimitTundraHepatiti CPrincipata e ArbëritViktor HygoManchester City F.C.Respekt per te moshuarveEmrat e bukur të AllahutAbdyl FrashëriSkënderbeuKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeUjkuLista e fjalëve në IslamPjetër BudiHepatiti BLedion LiçoPranveraSëmundja e LeukemisëZef PllumiKryqëzatatHistoria e Jehudëve në ShqipëriKaliDialektet e gjuhës shqipeHIV/AIDSDevejaLista e personaliteteve shqiptareLista e shteteve të EvropësValbona SelimllariHepatitiSistemi nervorElektromagnetiAntibiotikuDeti MesdheSkeleti i njeriutXhensila MyrtezajValët elektromagnetikeReaksioni kimikSistemi i organeve të frymëmarrjesEfekti serrëPeshaDepresioniBinjakëtFloraAdem JashariGjenetikaKatalizatoriSpermaHemoglobinaZgjebjaShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëPuberteti🡆 More